LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Veri/ Petkoviç akuzon Kurtin: I dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pjesë të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se ato mund të harmonizohen përmes akteve ligjore.

4 Nëntor 2022, 18:06 Nga DOSJA
Tensionet në Veri/ Petkoviç akuzon Kurtin: I dha goditje fatale
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka dhënë goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit. Kështu ka reaguar Petkoviç ndaj deklaratës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kryeministri i Kosovës ka dhënë për gazetarët pas samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt më 3 nëntor.

“Me deklaratën e tij ai ka treguar se nuk është i interesuar në formimin e Asociacionit, por edhe për shkarkimin e drejtorit rajonal të policisë, Nenad Gjuriq, Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe bashkëpunimit për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviç gjatë një konference për media më 4 nëntor.

Më 3 nëntor në Berlin, gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve për Asociacionin, Kurti tha se në Kosovë nuk ka komuna serbe, por komuna të banuara me shumicë serbe. Ai shtoi se marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Nuk ka komuna në baza etnike, por ka komuna ku një komunitet është shumicë. Këto janë dy gjëra të ndryshme”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pjesë të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se ato mund të harmonizohen përmes akteve ligjore. Mirëpo autoritetet në Kosovë refuzojnë të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin, duke argumentuar se ajo është e dëmshme për Kosovën. Petkoviç po ashtu tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me suspendimin e drejtorit të policisë për veriun, Nenad Gjuriç.

Ai tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit, komandantin e atij rajoni e emëron Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të propozimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Gjuriçin, pasi ai refuzoi që të zbatonte vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia. Pas suspendimit, partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka paralajmëruar se më 5 nëntor do të vendosë për largimin nga institucionet në veri.

I pyetur nëse do të ndodhë kjo, Petkoviç tha se serbët nga Kosova duhet të vendosin vetë.

Ndryshe, që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës). Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS. Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Marrë nga REL

petar petkoviç reciprociteti per targat albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet