LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Ka këmbëngulje histerike për heqjen e barrikadave

Ai vlerësoi se ndalimi i djeshëm i hyrjes në Kosovë, të cilin autoritetet e Prishtinës ia vendosën patriarkut Porfiri, duke e penguar atë të shkojë në Patriarkanën e Pejës, flet më së miri për ata që e organizuan atë, e kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Prishtinës.

27 Dhjetor 2022, 15:32 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Ka
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. Vuçiç, në fjalimin e tij për media pas bisedës me patriarkun e PSC-së, Porfiri, ka shpjeguar se për këtë po përdoret kriminalizimi i serbëve nga veriu. Ai vlerësoi se ndalimi i djeshëm i hyrjes në Kosovë, të cilin autoritetet e Prishtinës ia vendosën patriarkut Porfiri, duke e penguar atë të shkojë në Patriarkanën e Pejës, flet më së miri për ata që e organizuan atë, e kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Prishtinës.

Gjithë ditën shpallën se do ta dënonin ashpër atë që bëri Prishtina dhe pastaj e dënuan aq ashpër sa më erdhi turp ta lexoja. Doli se ne serbët e kemi fajin që kemi një patriark që ka dashur të shkojë në shtëpinë e tij, në Patriarkanën e Pejës. Është një nga turpet më të mëdha që mund të përballonin”, nënvizoi ai.

Vuçiç theksoi se ata nuk mund ta vjedhin patriarkun dhe as KPS-në nga populli serb në Kosovë. Ai tha se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i atyre që vendosin, para së gjithash nga perëndimi, ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“E keni parë në njoftim që flasin për lirinë e lëvizjes dhe se barrikadat, të cilat serbët i kanë vënë në shenjë proteste, janë problem më i madh se ndalimi i patriarkut serb për të shkuar në shenjtoren e tij. Ku, kur ke një mbikëqyrje të tillë ndërkombëtare, mund të ndodhë diçka e tillë”, pyeti Vuçiç.

Vuçiq theksoi se në fund, pse dikush insiston aq histerikisht për heqjen e barrikadave, është se ata duan që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës.

Kjo është zgjidhja e vetme që ata shohin, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar. Kush i intereson ato barrikada. Askush nuk shkon në jug të Ibrit në ato rrugë, ato përdoren vetëm nga serbët e veriut, të cilët në 99 për qind i mbështesin barrikadat si formë proteste. Pse nxitoni, pse thoni çdo ditë se koha po ikën”, tha ai.

Vuçiç tha se ka bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, se janë të vështira, dinamike dhe serioze, sepse është e nevojshme të përfaqësohen interesat e popullit serb në Kosovë. Ai kritikoi deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se serbët me barrikada po sulmojnë integritetin e tyre territorial.

Kështu thonë ata që së bashku me vendet e NATO-s shkatërruan dhe shkelën integritetin territorial të Sbrijës, të cilët edhe sot po përpiqen ta shkatërrojnë atë, duke shkelur të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë të Selanikut dhe të Lisbonës. Ata guxojnë të flasin të tilla marrëzi për integritetin territorial. Ata vijnë të kërcënojnë se “ne do ta lëmë Kurtin të bëjë çfarë të duhet”. Mirë ta dini se të gjithë ju dëshironi edhe konflikte, vrasjen e serbëve, do të gëzoheni me vdekjen e serbëve, sepse është më e rëndësishme për ju të konfirmoni të ashtuquajturin integritet territorial të të ashtuquajturës Kosovë sesa kokat serbe”, vuri në dukje ai.

Ai tha se ajo që kërkojnë serbët në barrikada është të mos arrestohen personat që kanë qenë në barrikada, të cilët janë shprehje e protestës së tyre.

“Mos i arrestoni serbët vetëm se nuk ju pëlqejnë”, tha ai.

Vuçiç theksoi se Prishtina dhe përkrahësit e saj nuk e respektojnë as nënshkrimin e Rasmunsenit, sepse në atë kohë nuk kishte ëndrra për ushtrinë e Kosovës dhe ata filluan të formojnë ushtrinë ilegalisht.

Nuk është problem, por barrikada serbe, si shprehje e protestës ndaj të gjitha trillimeve dhe çmendurive që kanë shkaktuar me qëllim që të krijojnë rrëmujë”, tha Vuçiç.

aleksandar vuçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet