27 Dhjetor 2022, 13:26
Nga a.l
Mefail Bajçinovci
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci ka reaguar lidhur me barrikadat e reja që u vendosën gjatë natës në veri nga serbët, në dy lagje. Bajçinovci u shpreh se këtë po e bën Vuçiç për shkak se është në panik, pasi sipas tij ai po sheh dështimin në këtë mision dhe nuk e ka as mbështetje e ndërkombëtarëve.
“Vuçiçi është në panik sepse po e sheh dështimin në këtë mision. Prandaj po krijon barrikada të reja, mirëpo këto janë tendenca të kota për ta përshkallëzuar situatën edhe më tej. Vuçiqi nuk e ka mbështetjen as të ndërkombëtarëve e madje as të qytetarëve serbë në Mitrovicë. Krejt çfarë i kanë mbetur janë disa qindra serbë mercenarë të strukturave ilegale e bandave kriminale”, thekson deputeti i VV-së për Gazeta Blic.
Ndër të tjera, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se institucionet e Kosovës janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in dhe po kërkohet një zgjidhje që nuk shkakton probleme për askënd. Ai shton se barrikadat nuk do të qëndrojnë gjatë.
“Sa i përket pyetjes për heqjen e barrikadave, siç dihet institucionet tona janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in. Ka një komunikim të vazhdueshëm për ta gjetur zgjidhjen më të mirë dhe e cila nuk shkakton probleme për askënd. Në këtë drejtim, është e qartë se barrikadat s’do të mund të qëndrojnë gjatë dhe Qeveria jonë është e vendosur për ta përmbushur detyrën për respektim të integritetit territorial në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me miqtë dhe aleatët tanë”, deklaron deputeti Bajqinovci.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj.
tensione në veri të kosovës
Bota
27 Dhjetor 2022, 13:17
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendimit nga pala serbe për t&eum...
Bota
27 Dhjetor 2022, 12:57
a.l
Meksikë
SPANJË- Karteli më i fuqishëm i Meksikës Ricardo Ruiz ka shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve fëmij&eu...
Bota
27 Dhjetor 2022, 12:46
A.B
Dhimbje veshi
TIRANË- Nëse keni dhimbje veshi sa herë lëvizni kokën dhe ju duket sikur po dëgjoni tinguj, doktori Martin Scur...
Bota
27 Dhjetor 2022, 12:39
a.l
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës janë shoqëruar me reagime të ndryshme nga pal&e...
Bota
27 Dhjetor 2022, 11:52
A.B
WhatsApp
SHBA- Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari në miliona telefona. Njerëzit me modele të vjetra&nb...
Bota
27 Dhjetor 2022, 11:43
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të ...
Bota
27 Dhjetor 2022, 11:21
a.l
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
BJELLORUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kan&e...
Bota
27 Dhjetor 2022, 11:02
a.l
Kinë
KINË- Kina është pushtuar nga një tjetër valë e infeksionit vdekje prurës COVID-19. Ekspertët paral...
Bota
27 Dhjetor 2022, 10:48
a.l
Iran
IRAN- Aktivistët në Iran kanë denoncuar një tjetër abuzim nga agjentët e regjimit. Lajmi për vdekjen në d...
Bota
27 Dhjetor 2022, 10:34
A.B
Meghan Markle
SHBA- Meghan Markle është cilësuar si një 'narcisiste' e ngjashme me Donald Trump, Kanye West, Elizab...