LIVE UPDATES
Bota

Tensionet për emigracionin dhe përplasjet Francë-Itali mbledhin ministrat e BE

Çështja se kush duhet të marrë përgjegjësinë për ata që arrijnë në bllokun e pasur evropian me varka të vogla për t'i shpëtuar varfërisë ose luftës ka pllakosur prej kohësh marrëdhëniet brenda bllokut.

25 Nëntor 2022, 19:27 Nga d.a.
Tensionet për emigracionin dhe përplasjet Francë-Itali mbledhin
BE

BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të lehtësojnë tensionet mbi migrimin e paligjshëm, pasi fati i emigrantëve që hyjnë në Evropë përmes Mesdheut nxiti debat të ashpër mes Parisit dhe Romës.

Çështja se kush duhet të marrë përgjegjësinë për ata që arrijnë në bllokun e pasur evropian me varka të vogla për t'i shpëtuar varfërisë ose luftës ka pllakosur prej kohësh marrëdhëniet brenda bllokut.

Kjo çështje u ringjall gjatë nëntorit pas përplasjes së Parisit dhe Romës pasi Franca pranoi në brigjet e saj anijen “Ocean Viking” që kishte shpëtuar 234 emigrantë mbi Mesdhe, anije që Italia e kishte kthyer mbrapsht.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të trajtojmë krizat një nga një, nga njëra anije tek tjetra, incident pas incidenti. Ne kemi nevojë për një kornizë të vetme të mbështetur në ligjin e BE-së”, tha komisioneri evropian Margaritis Schinas pas mbërritjes në takim, duke u kërkuar vendeve anëtare të miratojnë legjislacion të ri për migracionin që funksionon në tërë bllokun evropian.

Përpara bisedimeve, Komisioni Ekzekutiv i BE-së përcaktoi një plan veprimi prej 20 pikash, i projektuar për të trajtuar migrimin në rritje në Mesdheun qendror.

Një nga pikat e planit ishte forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta, duke përfshirë hapat për të parandaluar largimet nga Afrika e Veriut. Plani synon gjithashtu një koordinim më të madh të BE-së për kërkimin dhe shpëtimin, duke përfshirë koordinimin mes shteteve bregdetare dhe vendeve të origjinës së anijeve që shpërtojnë migrantët.

Mbi 90,000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur gjatë këtij viti në bllokun prej 27 vendesh evropiane përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një nga rrugët e shfrytëzuara ishte ajo nga Afrika e Veriut në Itali ose Maltë, e cila shënoi rritje prej 50% nga viti 2021.

“Vetëm si evropianë mund të trajtojmë këto çështje shumë të vështira të imigracionit të parregullt”, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili kishte bërë thirrje për takimin urgjent pasi e quajti Italinë “egoiste” që nuk e lejoi anijen “Ocean Viking” të ankorohej në brigjet e saj.

Me emigracionin që ngrit tensionet e brendshme si në Francë ashtu edhe në Itali, zoti Darmanin tha në atë kohë se Franca nuk do të pranonte më rreth 3,000 emigrantë që kishin mbërritur në Itali dhe të cilët Parisi më parë ishte zotuar se do i pranonte. Ai tha të premten se pozicioni nuk do të ndryshojë nëse të gjithë nuk pranojnë të bëjnë më shumë për emigrantët.

Vendet jugore të BE-së, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Greqinë, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve, thonë se ka shumë presion mbi ta dhe shtetet e BE-së në veri nuk po i ndihmojnë sa duhet.

“Çështja e imigracionit të parregullt nuk është vetëm për vendet e mbërritjes, por për të gjithë BE-në”, tha ministri i Brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska.

Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes është në mbërritjen e emigrantëve nga Mesdheu, hyrjet e paligjshme në BE përmes Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë shënuar rritje dhe zëvendës presidenti i KE-së Schinas tha se KE do të përgatisë gjithashtu propozime në këtë front.

“Në veçanti, ne po planifikojmë të paraqesim një plan tjetër veprimi për rrugën e Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë gati dhe në tryezë përpara samitit të BE-së dhe udhëheqësve ballkanikë që do të mbahet në Tiranë”, tha zëvendës presidenti i KE-së, Schinas.

Emigrantët vijnë në Serbi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përpara se të përpiqen të kalojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Hungari dhe Kroaci.

Shumica e emigrantëve që kalojnë nëpër Ballkan vijnë nga Afganistani dhe Siria, ndërsa të tjerët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës apo Azisë. Serbia, Hungaria dhe Austria kanë njoftuar kohët e fundit një përpjekje të përbashkët për të frenuar migrimin nëpër rajon.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rrugët e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor kanë qenë më aktivet, me më shumë se 22,000 ndalime në kufijtë atje vetëm në tetor, gati tre herë më shumë se i njëjti muaj i vitit 2021./VOA/

margaritis schinas gérald darmanin fernando grande-marlaska

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen