30 Shtator 2024, 16:13
Nga E. D
fotot ilustruese
TETOVË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tetovës, pasi akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi të mitur duke tentuar ta vrasë atë.
“Më datë 28 shator, pjesëtarë të policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.J. 28 vjeç nga Tetova, i cili paraprakisht, pra dy ditë më parë, është raportuar nga një i mitur se në punëtorinë e tij, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me një mjet të mprehtë dhe në bazë të dyshimeve të bazuara se bëhet fjalë për vrasjen në tentativë, i njëjti është privuar nga liria dhe me procedurë paraprake, është dërguar para gjykatësit hetues më ç`rast iu caktua masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga Prokuroria e Tetovës thonë se ende nuk është gjetur mjeti i krimit, për çka dyshohet se bëhet fjalë për një skalper. Informatat tona brenda prokurorisë flasin se dy personat, 28 vjeçari i dyshuar për vrasje në tentim dhe i mituri, janë njohur që prej një viti e gjysmë. Më 26 shtator dy personat kontaktojnë përmes sms-ve për tu takuar, dhe lënë takimin tek punëtoria e ndërmarrjes së familjes së të miturit, shkruan Alsat.
Pas takimit, dyshohet se 28 vjeçari me iniciale L.J e ka ngacmuar seksualisht të miturin dhe pas këtij ngacmimi ka ardhur deri tek përleshja fizike. Me të arritur tek punëtoria me motor skuter, 28 vjeçari futet brenda dhe aty fillon fillimisht ngacmimi seksual e pastaj edhe zënka. Pas ngjarjes, 28 vjeçari raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes. I mituri që kishte marrë plagë të rënda në qafë dhe vesh, thërret familjarët e tij për ndihmë.
Kërkuam prononcim edhe nga familjarët, por të njëjtët nuk deshën të flasin para kamerës. Ndërkohë vëllai i viktimës, nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se 17 vjeçari është ndjekur me motoçikletë nga ana e 28 vjeçarit deri në punëtorinë e familjes së tyre. Për këto pohime, Prokuroria ka urdhëruar që të merren inçizimet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth.
policia e tetoves
Bota
30 Shtator 2024, 16:19
N.F
Emigrantë
PANAMA- Në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar në korrik me Shtetet e Bashkuara, Panamaja ka filluar dep...
Bota
30 Shtator 2024, 15:56
N.F
Alexei Navalny
RUSI- Detaje dhe skenarë të rinj kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e liderit të opozit&...
Bota
30 Shtator 2024, 15:48
N.F
Gaza
GAZA- Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në G...
Bota
30 Shtator 2024, 15:29
N.F
Nova
SHBA- Nga dita në ditë në qiell pritet të shfaqet një yll i ri. Astronomët në mbarë botën vazhd...
Bota
30 Shtator 2024, 15:31
E. D
pamje nga zjarri
GREQI- Një zjarr masi ka shpërthyer në një pyll në jug të Greqisë. Gjithashtu flakët janë p&e...
Bota
30 Shtator 2024, 15:25
E. D
pamje nga permbytjet
NEPAL- 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona raportohet se janë t&eum...
Bota
30 Shtator 2024, 15:06
N.F
Foto ilustruese
PODGORICË- Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh ...
Bota
30 Shtator 2024, 15:03
I.A
IRAN- Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulm...
Bota
30 Shtator 2024, 14:30
M.B
Ministri izraelit i Mbrojtjes
LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi më 30 shtator se shteti i tij po përgatitet p&e...
Bota
30 Shtator 2024, 13:23
I.A
SBASHK
KOSOVË- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ia ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit të...