21 Nëntor 2023, 17:30
Nga a.l
Qen
SHBA- Një sëmundje infektive e frymëmarrjes te qentë, është përhapur nga New Hampshire deri në Oregon të SHBA-së dhe studiuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë po e shkakton atë. Departamenti i Bujqësisë në Oregon, e përshkroi atë si sëmundje respiratore infektive atipike e qenit.
Simptomat përfshijnë kollën, teshtitjen, “rrjedhjen” nga sytë ose hunda dhe përgjumje. Mediat e huaja, shkruajnë se janë raportuar më shumë se 200 raste me simptoma të tilla te qentë në Oregon. Rastet e tjera janë raportuar në Colorado, Illinois dhe New Hampshire.
Nga erdhi sëmundja?
Dr. David B. Needle, patolog në Laboratorin Diagnostik Veterinar në New Hampshire dhe profesor i asociuar klinik, tha se është pjesë e një ekipi që po përpiqet të identifikojë sëmundjen duke mbledhur mostra nga klinikat veterinare lokale. Ai shtoi se studiuesit kanë marrë mostra nga Oregon dhe presin të marrin mostra për testim edhe nga shtetet tjera.
Çfarë sugjerohet të bëjnë pronarët e qenve?
Ndërsa lajmet mund të jenë shqetësuese, fillimisht preferohet kujdes. Shoqata Mjekësore Veterinare në Oregon ka dalë me disa këshilla për pronarët e qenve. Kjo për faktin se ata duhet të ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të tyre të shëndetshme dhe duhen siguruar që ato të jenë të vaksinuara.
Nga ana tjetër, këshillat përfshijnë reduktimin e kontaktit me qentë e panjohur, reduktimin e kontaktit me qentë e sëmurë, dhe kontaktin e vazhdueshëm me veterinerët për këshilla dhe shqetësime.
new hampshire
Bota
21 Nëntor 2023, 17:19
a.l
Jens Stoltenberg
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së bërë m&eu...
Bota
21 Nëntor 2023, 17:08
h.k
Xi Jinping
PEKIN-Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për një "konferencë ndërkombëtare të paqes" p...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:57
h.k
Presidenti i Rusisë
MOSKË-Rusia ka bërë thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit izraelito-palestinez dhe grupi i...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:49
a.l
COVID-19
BRITANI E MADHE- Më e keqja e pandemisë Covid-19 mund të ketë kaluar por shkencëtarët dhe studiuesit po bëjn&eu...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:50
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit që parashikon lirimin e pengjeve dhe n...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:43
a.l
Ilham Aliyev
AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:35
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani folur sërish për draft statutin për Asociacionin e komunave m...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:23
a.l
Foto ilustruese
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për sh&e...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:20
a.l
Gaza
GAZA- Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 40 palestinezë, duke përfshirë ish të burgosur, në ...
Bota
21 Nëntor 2023, 16:11
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde shprehet se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ng...