LIVE UPDATES
Bota

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

Qershori ishte një nga muajt më të thatë të regjistruar për shtetin e Illinoit… një periudhë e vështirë kjo për fermerin David Meiss, në qytetin Gridley.

17 Shtator 2023, 23:01 Nga I.A
Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për
Foto Ilustruese

SHBA- Pasojat e luftës në Ukrainë dhe kushtet e thatësirës në vend po nxisin pasiguri në sektorin bujqësor të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabough vizitoi një fermer që përballet me ndryshimet e motit, rritjen e kostove dhe luhatjen e çmimeve të mallrave.

Qershori ishte një nga muajt më të thatë të regjistruar për shtetin e Illinoit… një periudhë e vështirë kjo për fermerin David Meiss, në qytetin Gridley.

“Jemi në fund të qershorit, dhe shoh se si po shkatërrohet i tërë investimi dhe pjesa më e madhe e punës”, thotë fermeri David Meis.

Thatësira e qershorit ndodhi në kohën kur kostot për farat dhe plehrat ishin më të larta se kurrë.

“Praktikisht, nuk kishim para për karburant”, thotë zoti Meiss.

Mirëpo më vonë gjërat ndryshuan në Illinoi. Situata në qytetin Gridley shkoi nga pothuajse thatësirë e plotë në 18 centimetra reshje në vetëm tre javë.

“Nuk është dëgjuar ndonjëherë të bjerë kaq shumë shi”, thotë zoti Meiss.

Ndërsa ai inspekton fushat me misrit në korrik, ai shqetësohet se dëmi mund të jetë bërë tashmë.

“Ne e dimë se kemi pasur humbje të rendimentit dhe një pjesë e bimëve nuk janë zhvilluar ashtu siç kemi pritur. Në një vit si ky, ne kemi nevojë për më shumë të ardhura, sesa marrim normalisht”, sqaron më tej fermeri Meiss.

Ndërsa përballet me motin e ndryshueshëm këtë verë, ngjarjet në pjesën tjetër të botës mund t'i japin të ardhurave të tij një shtytje të papritur.

Lufta në Ukrainë po vazhdon, ndërkaq Rusia njoftoi se ka hequr dorë nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja për transportimin e sigurt të drithrave ukrainase përmes Detit e Zi, duke rikthyer frikën për mungesën e ushqimit.

Joe Camp është drejtor i programeve te “CommStock Investments”, një firmë e menaxhimit të rrezikut bujqësor.

“Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 20 për qind të eksporteve botërore të grurit dhe misrit. Nëse kjo sasi i mungon tregut botëror, do të ketë një ndryshim të bilancit të kërkesës në treg”, thotë zoti Camp.

Ai thotë se kjo situatë mund të sjellë blerës të tjerë në treg për grurin e SHBA-së.

“Ukraina është një furnizues i madh i klientëve tanë kryesorë si Kina. Kjo do të ketë një ndikim në situatën e re që po krijohet sa i përket kërkesës tregtare të SHBA-së”, thotë më tej zoti Camp.

“Kam dëgjuar njerëz që thonë se kjo do të jetë një gjë e mirë për ne në planin afatgjatë, sepse malli ynë do të vlejë më shumë”, thotë fermeri David Meiss.

Ndërsa ai do ta mësojë ndikimin e plotë të thatësirës gjatë korrjeve në shtator, zoti Meiss është i vetëdijshëm nëse kërkesa dhe çmimet rriten… fitimi i tij nënkupton humbje që iu shkaktohen të tjerëve.

“Është alarmuese kur heq një sasi aq të madhe nga tregu dhe sinqerisht, është shumë e trishtueshme. Unë ndoshta do të hiqja dorë nga çmimi i rritur i mallit tim nëse do ta dija që njerëzit nuk po vdisnin nga uria”, thotë zoti Meiss.

Çmimet e grurit janë ulur rreth 50% pasi arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave gjatë muajit të parë të sulmit rus në Ukrainë, në vitin 2022. Çmimet e misrit janë gjithashtu më të ulëta këtë vit pasi arritën nivelin më të lartë të 10 viteve në prillin e kaluar. Por, çmimet për të dyja kulturat po rriten ndërsa Rusia shton sulmet ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi, një rrugë kyçe për drithërat e Ukrainës për të arritur tek tregjet ndërkombëtare.

Marrë nga VOA

david meiss joe camp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet