LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Kurti injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë, Vuçiç nuk po kapitalizon situatën

Artikulli gjithashtu shkruan se nga situata e krijuar në Veri të Kosovës nuk ka mundur të përfitojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, meqë po refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së kur fjala bie për sanksionet kundrejt Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

6 Qershor 2023, 13:17 Nga I.A
The Economist: Kurti injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë,
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Gazeta britanike, The Economist, ka kushtuar një artikull ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. The Economist, shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës ishte i pakoordinuar paraprakisht me komunitetin ndërkombëtar, për të instaluar kryetarët e rinj në ndërtesa komunale nën shoqërimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka zemëruar kancelaritë më të mëdha perëndimore. Artikulli gjithashtu shkruan se nga situata e krijuar në Veri të Kosovës nuk ka mundur të përfitojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, meqë po refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së kur fjala bie për sanksionet kundrejt Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Shkrimi i Plotë:

Që nga viti 1999, Serbia ka udhëhequr me një administratë paralele në veriun e Kosovës të dominuar nga serbët, duke përfshirë një shërbim të fshehtë policor të sigurisë. Ky shërbim është i përfshirë në rrjete kriminale, të cilat lulëzojnë duke bërë biznes me homologët e tyre kosovaro-shqiptarë. Më 29 maj 2023, kur një turmë serbe i sulmoi trupat e NATO-s të cilët e ruanin ndërtesën e një komune në Zveçan, në Kosovën veriore, edhe kancelaritë e Evropës dhe Uashingtonit u alarmuan nga kjo ngjarje. Të paktën 80 persona u plagosën, duke përfshirë 30 paqeruajtës të NATO-s. Të nesërmen, turma ishte zhdukur. Mirëpo fatkeqësia u shmang vetëm për pak: nëse trupat e NATO-s do ta kishin vrarë ndonjë nga serbët, situata do të kthehej shpejt nga një përleshje e keqe në Ballkan në një incident që Rusia dhe robotët e saj do ta kishin shfrytëzuar, duke i akuzuar paqeruajtësit për vrasjen e civilëve të paarmatosur. (Në fakt, personat përgjegjës për sulmin ishin të armatosur dhe pothuajse me siguri i përkisnin një grupi të organizuar). Dhuna në Kosovë mund të përshkallëzohet shpejt.

Pse ky vend është kaq i përçarë dhe çfarë i nxiti trazirat e fundit?

Deri në shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990, Kosova ishte pjesë e këtij vendi – jo si republikë brenda federatës, por si krahinë e Serbisë. Sot, për këtë arsye, liderët e Serbisë thonë se Kosova nuk ka të drejtë për pavarësinë që e shpalli në vitin 2008. Megjithatë, Serbia nuk mund të bënte asgjë për ta ndaluar shpalljen e pavarësisë. Sundimi i Serbisë mbi Kosovën përfundoi me forcë në vitin 1999 kur NATO ndërhyri për t’i ndaluar luftimet midis forcave serbe të sigurisë dhe guerilëve etnikë shqiptarë. Më pas Kosova u mor nën administrimin e OKB-së.

Popullsia e Kosovës është kryesisht me etni shqiptare. Vetëm rreth 5% e 1.8 milionë banorëve të saj janë serbë; gjysma e tyre jetojnë në veri të vendit, ku pothuajse nuk jeton asnjë shqiptar. Serbët e Kosovës e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Që nga viti 1999, Serbia e ka udhëhequr një administratë paralele në veriun e Kosovës të dominuar nga serbët, duke përfshirë një shërbim të fshehtë policor të sigurisë. Ky shërbim është i përfshirë në rrjete kriminale, të cilat lulëzojnë duke bërë biznes me homologët e tyre kosovaro-shqiptarë. Në vitin 2013, qeveritë e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje bashkëpunimi. Një pjesë parashikonte dhënien e një forme të autonomisë komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke përfshirë katër sosh në veri. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim se ky plan “nuk ishte plotësisht në përputhje me frymën e kushtetutës”. Gjatë kohës sa ishte në opozitë, Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës, bëri fushatë kundër këtij plani.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, SHBA dhe BE-ja i kanë nxitur Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje të re. Mirëpo krizat në veri të Kosovës vazhdojnë të shpërthejnë vazhdimisht. Në nëntor serbët e Kosovës dhanë dorëheqje nga të gjitha pozitat zyrtare, duke përfshirë edhe komunat veriore; Shkaku për këtë ishte një mosmarrëveshje për përdorimin e targave serbe të automjeteve, mirëpo kjo ishte vetëm e fundit në një seri mosmarrveshjesh. Zgjedhjet e reja u mbajtën në veriun e Kosovë në prill të këtij viti, mirëpo serbët i bojkotuan ato, që do të thotë se kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga vetëm disa qindra vota shqiptarësh që jetojnë në rajon. Votimi ishte i ligjshëm, mirëpo kryetarët kanë pak legjitimitet dhe nuk do të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa bashkëpunimin e serbëve që punojnë në komuna dhe i udhëheqin shërbimet komunale. Diplomatët perëndimorë i kërkuan kryeministrit Kurti që të mos e provokojë situatën. Megjithatë, Kurti i shpërfilli ato kërkesa, duke dërguar njësi speciale të policisë për ta marrë kontrollin e ndërtesave të komunave më 26 maj, duke provokuar në mënyrë të parashikueshme protesta.

Veprimet e kryeministrit Kurti i kanë zemëruar përkrahësit perëndimorë të Kosovës. Mirëpo Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, nuk është në gjendje ta kapitalizojë situatën. Refuzimi i tij për t’iu bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë i ka humbur atij reputacionin e mirë dhe ai po përballet me demonstrata të mëdha antiqeveritare në Serbi. Partia kryesore serbe e Kosovës është një degë e Partisë së tij Progresive Serbe, mirëpo shumë serbë të Kosovës e kanë humbur besimin në të. Përkundrazi, ata e shohin veten si viktima të lojërave politike të luajtura ndërmjet liderëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës. Në muajin mars, nën presionin e Perëndimit, Kurti dhe Vuçiç arritën një marrëveshje të re që përfshinte një zotim të rinovuar për ta formuar një asociacion të komunave serbe të Kosovës. Mirëpo të dy liderët e urrejnë njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë dëshmi se që të dy kanë shumë vullnet politik që kjo marrëveshje të jetë e qëndrueshme. Periudha e trazirave të shpeshta nuk ka përfunduar ende.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet