LIVE UPDATES
Bota

Mes tensioneve me SHBA-në, Irani prezanton raketë të re

Raketa e re – e quajtur Fattah, ose “pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt me Riadin zyrtar.

6 Qershor 2023, 13:23 Nga k.m.
Mes tensioneve me SHBA-në, Irani prezanton raketë të re
Foto ilustruese

Irani pretendoi më 5 qershor se e ka krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe që udhëton me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Prezantimi i kësaj rakete vjen në një kohë tensionesh me SHBA-në.

Raketa e re – e quajtur Fattah, ose “pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt me Riadin zyrtar.

Segmenti i publikuar në televizionin shtetëror iranian raportohet se synonte të tregonte se qeveria e Teheranit mund të përdorë armë kundër armiqve të saj në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

“Sot ne ndjejmë se është formuar fuqi parandaluese”, tha presidenti iranian, Ebrahim Raisi, gjatë eventit.

"Kjo fuqi është një garanci e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit".

Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare paraushtarake, e prezantoi atë që dukej të ishte një model i kësaj rakete. Hajizadeh pretendoi se raketa kishte një rreze veprimi deri në 1,400 kilometra.

Kjo nënkupton se kjo raketë i takon gamës së mesme të arsenalit të raketave balistike të Iranit, të cilin Irani e ka ndërtuar gjatë viteve pasi sanksionet perëndimore kryesisht e pengojnë atë të ketë qasje në armatim të avancuar.

“Nuk ekziston asnjë sistem që mund ta rivalizojë ose kundërshtojë këtë raketë”, pohoi Hajizadeh.

Ky pretendim, megjithatë, varet nga sa e manovrueshme është raketa. Raketat balistike fluturojnë në një trajektore në të cilën sistemet mbrojtëse si Patriot e SHBA-së mund ta parashikojnë rrugën e tyre dhe t'i ndalin ato.

Armët hipersonike, të cilat udhëtojnë me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, mund të jenë sfiduese për sistemet e mbrojtjes raketore për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre. Irani e përshkroi Fattahun si raketë që lëvizë me shpejtësi 15 herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit. Vendet Arabe të Gjirit, aleate me SHBA-në, përdorin kryesisht sistemin e mbrojtjes Patriot. Izraeli, rivali kryesor i Iranit në Lindjen e Mesme, përdorë gjithashtu këtë sistem. Prezantimi i raketës së Iranit erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta nisë një vizitë në Arabinë Saudite./REL

iran

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen