LIVE UPDATES
Insights

The Economist: Qeveria e Italisë po përpiqet të ndikojë televizionin shtetëror Rai

Antonio Scurati, është një nga autorët kryesorë të Italisë. Romani i tij historik ” M: Son of the Century”, fitoi çmimin Strega, çmimi më prestigjioz letrar i Italisë, dhe është përkthyer gjerësisht. Ishte i pari, në një seri, që përshkruan ngritjen dhe rënien e diktatorit fashist të Italisë, Benito Musolini.

30 Prill 2024, 13:47 Nga M.B
The Economist: Qeveria e Italisë po përpiqet të ndikojë
Giorgia Meloni

ITALIA-  Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin  shtetëror Rai, për paragjykim të krahut të majtë. Antonio Scurati, është një nga autorët kryesorë të Italisë. Romani i tij historik ” M: Son of the Century”, fitoi çmimin Strega, çmimi më prestigjioz letrar i Italisë, dhe është përkthyer gjerësisht. Ishte i pari, në një seri, që përshkruan ngritjen dhe rënien e diktatorit fashist të Italisë, Benito Musolini.

Pra, zoti Scurati ishte një zgjedhje e qartë, për të dhënë një fjalim në Rai, rrjetin e transmetimit publik të Italisë, përpara 25 prillit, festës publike, që shënon çlirimin e vendit nga fashizmi në 1945. Por, zoti Scurati nuk arriti ta lexonte kurrë në transmetim. Rai e anulloi. Scurati tha, se kjo ishte për shkak se ishte kritike ndaj Giorgia Melonit dhe refuzimit të saj, për të mohuar të kaluarën fashiste. Rai tha se arsyeja, ishte se ai kishte kërkuar një tarifë shumë të lartë.

Zonja Meloni, u përgjigj me shkathtësinë e saj të zakonshme, duke pretenduar se nuk e dinte se kush kishte të drejtë dhe publikoi tekstin e fjalimit të Scurati në faqen e saj në Facebook. Jo se ishte e nevojshme: tashmë ishte publikuar në shtyp, prej nga u bë virale në rrjetet sociale. Debati shpërtheu në sfondin e një fushate nga mbështetësit e zonjës Meloni, për të korrigjuar atë që ata e shohin si paragjykim për krahun e majtë të Rai. Pararendësit neofashistë të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia, fdi) trajtoheshin prej kohësh si të dëbuar politikë.

“Shumë prej tyre, kanë mendimin se tani është koha e hakmarrjes,” thotë Gianni Riotta, i cili jep mësime për media në Luiss, një universitet kryesor në Romë. Për kritikët, aktivitetet tregojnë se zonja Meloni, e cila deri më tani ka ndjekur një kurs përgjithësisht pragmatik, është një ‘ujk i veshur si dele’: se qëllimi i saj afatgjatë, është të çojë Italinë në një rrugë të shkelur tashmë nga miku i saj, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili praktikisht ka përjashtuar kritikat ndaj qeverisë së tij nga mediat publike.

Duke reaguar ndaj një polemike të mëparshme, mbi rregullat për mbulimin e zgjedhjeve europiane, sindikata kryesore që përfaqëson gazetarët e Rai, deklaroi se qeveria ishte e vendosur ta përdorte atë si “megafonin” e saj. Transmetuesi publik i Italisë, nuk e ka arritur kurrë pavarësinë e BBC të Britanisë apo të SHBA. Deri në vitet 1990, secili nga tre kanalet e tij televizive, ishte caktuar për një nga partitë kryesore. Që atëherë, çdo qeveri e ardhshme, është përpjekur të mbushë korporatën me mbështetësit e saj.

Pasojat kanë qenë gjithmonë më drastike, nëse qeveria e rradhës anon nga e djathta, siç bën tani: meqenëse tre kanalet më të mëdha private janë pjesë e rrjetit Mediaset, i themeluar nga konservatori Silvio Berlusconi, e djathta arrin një lloj monopoli, rreth asaj që kombi sheh në ekran. Ndjekësit e zonjës Meloni, megjithatë, duken të vendosur për ta shfrytëzuar këtë avantazh, në një shkallë të paprecedentë. Udhëzimet zgjedhore të Parlamentit Europian për Rai, do t’u lënë më shumë kohë në transmetim ministrave, sesa përfaqësuesve të opozitës.

Teksti i miratuar nga komisioni parlamentar, që mbikëqyr korporatën, thotë se ndarja e zakonshme proporcionale e kohës, mund të anashkalohet në emër të “garantimit në kohë të informacionit, mbi aktivitetet institucionale dhe qeveritare”. Madje, është sugjeruar se kjo do të thotë se, ministrat mund të jenë në gjendje të flasin për aq kohë sa të duan, në emisionet e diskutimit të Rai. Thënë kështu, të paktën dy faktorë, qëndrojnë në rrugën e një monopolizimi të stilit hungarez. I pari, është nevoja për të shfaqur programe, që publiku do të shikojë.

Disa personazhe kryesorë televizivë, janë larguar tashmë nga Rai për në kanale private, që nuk i përkasin familjes Berlusconi, numri i të cilave është në rritje. Një sfidë e dytë, paraqitet nga vëllimi i madh i mediave bashkëkohore. Të rinjtë italianë në veçanti, kanë më shumë gjasa të përdorin TikTok ose Instagram, sesa të shikojnë Rai ose Mediaset. Dhe gjithsesi ndikimi i dy gjigantëve të valëve italiane, ishte gjithmonë i diskutueshëm. “Silvio Berlusconi humbi dy zgjedhje,” vëren zoti Riotta. “Dhe në çdo rast, ai kontrollonte Mediaset dhe Rai.” / The Economist

rai giorgia meloni

Sondazh

Poll
Insights 18 Prill 2024, 18:35 Antoneta Munçaku

Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

antoneta munçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, &ldquo...

Insights 10 Prill 2024, 18:23 Enver Robelli

“Grupet nga Shqipëria"

Foto ilustruese Nga Enver Robelli  Po bie borë në Gjermani! Natyrisht, jo borë si reshje atmosferike. Fjala është për ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj