Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tirana DC është një tjetër makineri që vjel fonde dhe i çon ato në xhepat e personave të lidhur me ata që drejtojnë bashkinë.
Kompania ‘5D Konstruksion’ është përfshirë dhe në procesin e rindërtimit. Në kohën që ka mbajtur emrin tregtar “VAS Konstruksion” është kontraktuar në dy procedura për demolimin e 22 pallateve ku totali i kontratave kap vlerën 600 mijë euro. Skema është e njëjtë: një nga pronarët e saj, Mariglen Qato, mbante postin e drejtorit të Inspektoritatit të Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Redi Molla ishte administrator i Tirana DC, kompanisë së Bashkisë Tiranë me përgjegjësi në zhvillimin e ndërtesave të rindërtimit.
Tirana DC u krijua pas tërmetit për të ndihmuar procesin e rindërtimit dhe për të menaxhuar pronat e qytetit (Bashkisë Tiranë). Por ndryshe nga qëllimi i saj tregtar që ka patur për të çuar fitime te shteti, ka ndodhur e kundërta. Bashkia i ka dhënë 3.6 milion euro transferta nga buxheti, pasi të ardhurat e shoqërisë në vitet 2020, 2021 dhe 2022 janë 0.
Nga këto para paguhen zyra me qira, 30 punonjës, blihen pajisje, karburant, makina dhe askush nuk e di se çfarë pune bëjnë dhe çfarë vlere sjell kjo firmë për taksapaguesit e qytetit. Ajo që dihet është se ekonomiciteti, ashtu siç është shënuar në bilance është negativ prej 3 vitesh.
Tirana DC është një tjetër makineri që vjel fonde dhe i çon ato në xhepat e personave të lidhur me ata që drejtojnë bashkinë. Në prill të vitit 2021 administratori i saj Redi Molla, përzgjedh fitues të tenderit për marrjen me qira të 6 automjeteve, ortakun e tij te hoteli në Durrës Gazmend Haxhia. Haxhia është pronar i firmës “ASG sh.p.k.” që është shpallur fituese për marrjen me qira të mjeteve dhe zotëron 27% të aksioneve te hoteli "Mediterranean Investment Group". Qiraja për 3 vjet e makinave kushton 200 mijë euro dhe pas disa muajsh, mjetet do të duhet t’i kthehen qiradhënësit.
Rindërtimi nuk është kthyer vetëm në një grabitës të parave publike, por dhe të pronës private ku përditë banesa dhe pallate shpallen të pabanueshme sepse investitorë privatë kërkojnë të marrin tokën për ndërtime kullash. Në Kronos sot kemi trajtuar historinë njerëzore të banorëve në rrugën 'Ferit Xhajko' që presin shembjen e pallatit nga dita në ditë dhe mungesën e bonusit të qirasë për ata të rrugës 'Myslym Keta'. Në fund tregohet historia e familjeve në lagjen ‘5 Maji’, banesat e të cilëve u prishën në emër të rindërtimit, por dy vjet më pas ndërtimi jo vetëm nuk ka nisur por rrënojat e shtëpive të tyre ende nuk janë pastruar.
Kemi vendosur ta quajmë ‘Rindërtimi, një shkatërrim nga shteti!”
antoneta munçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, &ldquo...
dorian sadiku Shëndetësia është një nga zejet më komplekse dhe më të vështira të njeriut. Ajo ësht&e...
Veliaj Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thote qe drejtoret jane te njerez te mire qe mund te kene gabuar, pra si prove ai i ka dale ne mbr...
Foto ilustruese Nga Enver Robelli Po bie borë në Gjermani! Natyrisht, jo borë si reshje atmosferike. Fjala është për ...
Klodian Tomorri Një njeri me NIPT hap fjalë se po merr leje për një projekt ndërtimi. Mjafton vetëm kaq dhe fillon të a...
flamur vezaj Altin Dumani lexoi raportin vjetor të institucionit të SPAK-ut pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë...
Këshilli Shqiptar i Medias Këshilli Shqiptar i Medias e sheh me shqetësim të thellë idenë për ngritjen e një Komisi...
Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...
Nga Flamur Vezaj Kur thua “Xibraka”, mua me kujtohet ai ministri trup shkurter, i denuar tashme, qe dilte me forcat e “FNSH”-se nga m...
Flamur Vezaj Në Boston, nën organizimin e “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit”, u promovua libri biografik &...