LIVE UPDATES
Insights

Sjellja arrogante e Dumanit, servilët e KLP-së dhe shifrat shqetësuese!

8 Prill 2024, 10:11 Nga Flamur Vezaj
Sjellja arrogante e Dumanit, servilët e KLP-së dhe shifrat
flamur vezaj

Altin Dumani lexoi raportin vjetor të institucionit të SPAK-ut pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke i përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të këtij këshilli!

Kishte nga ata që flisnin me superlativa, e servilizëm deri sa dukeshin të peshtirë, sidomos lajkat, furçat apo fjalët “Faleminderit që erdhe”, “raport brilant” etj. Disa dukeshin shumë qesharake! Për një moment po prisja të thonin edhe “Altin, faleminderit që ekziston”, fiks si shprehjet e pastërorit të asaj “kishe” që i dhuroi shtëpinë Dumanit!

Por ky i fundit nuk e fshehu nervozizmin, fjalori, toni zërit, gjuha e trupit e sidomos kur u pyet në lidhje me ndikimin e qeverisë tek vendimarrjet e tij apo edhe tek përgjigjet me arrogancë deri në delir për pyetjet e z. Bazaj!

Si nuk i vrau veshin askujt ato përgjigjet me prepotencë që i mbyllte me shprehjet “dakord, dakord”, “ç’janë këto mo, se i kemi mësuar në fillore”, “janë elementare për një jurist”, “janë në Kushtetuese, nuk i nxora nga xhepi” etj.!

Po si nuk i tha njeri prej atyre, “këtu je për të përgjigjur dhe për të dhënë llogari për punën njëvjeçare dhe jo për të bërë komente mbi pyetjet”! Para KLP-së Dumani, duhet të jepte shpjegime dhe të matet dy herë për përgjigjen! Por ishte e kundërta, aty pash disa anëtarë të KLP-së të tredhur dhe që nuk kishin guxim ta kritikonin apo të pyesnin për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë punës së tij, si për shembull në rasti i gazetarit Qyno që e mbajtën peng mbi 10 orë të mbyllur në zyrë me çelës, i kontrolluan makinën si dhe lokalin ku kishte telefonat celular në 1 pas mesnatës pa vendim gjykate etj. etj.!
Gjithsesi, me atë nivel përfaqësimi në KLP, nuk u surprizova, bile për disa të tjerë u zhgënjeva! Ai ka kopjuar keq ish-shefin e tij A.Kosova për takimet me gazetarët “of record” duke u mburr se ka marrëdhënie të mira! “Të mira”, duke i terrorizu fëmijët dhe familjen e gazetarëve!? Kjo është e mira?!?? Po nuk ke faj ti jo, fajin e kanë ata që të servilosen për një lajm apo mesazh!!

Por të kthehem te shifrat, të cilat për mendimin tim janë shqetësuese!
Kreu i SPAK-ut permendi se për një vit kishte nisur hetimet me iniciativën e institucionit vetëm në 67 raste! Pra, për 365 ditë vetëm 67 raste! Shumë shumë pak për sa denoncime publike dalin çdo ditë në media apo rrjetet sociale dhe jo vetëm!

Arsyet e tjera i di vet ai!

Fakti që ishin shumë të ngarkuar si “punëtor krahu” dhe nga ana tjetër thoshte se nuk dua prokuror, por hetues, tregon se do “ushtar” të bindur, jo prokuror, që mund të kundërshtojnë! Sepse nëse një prokuror ka mbi 150 dosje në vit, normale që është shqetësuese edhe fakti se SPAK-u ka probleme të theksuara me “mbartjen e dosjeve” tashmë ndër vite. Thënë ndryshe, zvarritje me hetimet, dosje të pa përfunduara, e dosje që flen në prokurori me vite!

Ai theksoi një shqetësim se kishte kërkuar izolimin në sistemin BIS të 5 të dënuarve dhe Ministria kishte zbatuar vetëm 2!??
Ndërkaq, gjyqtarët tha Dumani, vendosin çfarë Prokuroria kërkon, pra, gjyqtarët nuk janë mbi palet, por palë me prokurorinë, pasi ndihen edhe ata të shantazhuar nga SPAK-u!

Ai ngriti edhe një shqetësim për oficerët e BKH-së, për profesionalizmin dhe ngarkesën, ku nga 60 që janë, gati 40 merren me përgjime dhe aspekti profesional i disa prej tyre le për të dëshiruar tha Dumani, duke njoftuar se kishin filluar vlerësimin profesional të hetuesve të BKH-së, kuptohet për t’i hequr ata që “nuk dëgjojnë”!

Shqetësuese është edhe fakti që shumë zyrtarë të policisë janë të përfshirë me grupet kriminale për të cilët Dumani tha se nuk mund të bashkëpunojmë dhe vetëm 15% e dosjeve hetohen me policinë! Me këtë deklarat, bie propaganda e Ballës se “ne kemi pastruar zyrtarët e korruptuar nga radhët e policisë”!

Për të vendosur vulën të atyre që u thanë, ishte fakti që për 365 ditë vetëm 12 raste, institucionet shtetërore kanë bërë kallëzim në SPAK!!! Kaq!

Kjo tregon se ka një vendim të pashkruar nga qeveria e cila e ka udhëzuar administratën mos të referojë asnjë material kallëzues, për kundër korrupsionit në shesh! Mendoj se ky “vendim” i qeverisë për të mos kallëzuar është një tregues i qartë se kjo qeveri genjen kur thotë që “ne donim dhe e krijuam këtë institucion”! Refuzimi për të kallëzuar e bashkëpunuar tregon të kundërtën e asaj që thonë! Pra, KM e thotë vetëm për propagandë militantësh në publik, sepse në rrugë zyrtare këta nuk e duan këtë institucion dhe kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Në fund, Dumani “pranoi” se me “pengmarrjen” dhe terrorizimin e gazetarit Qyno ka ndaluar rrjedhën e informacioneve nga burimet, duke bërë publike vetëm ato që ai miraton dhe dëshiron të dalin në publik nëpërmjet zyrës së shtypit!
Pra, gazetarët e kronikës fatkeqësisht janë në zhdukje!

altin dumani klp flamur vezaj

Sondazh

Poll
Insights 29 Mars 2024, 15:33 Ola Xama

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...

Insights 15 Mars 2024, 11:04 Ervin resuli

Ky është fundi

"Nuk është thjesht një shprehje kur thuhet se 'peshku i madh ka të voglin', sidomos kur flasim për tregun e qumështit në Sh...

Insights 3 Mars 2024, 19:56 Flamur Vezaj

Sa shëmtuar, polici e drejtësi me regji

Flamur Vezaj TIRANË-Arrestimi i ketij vip-sit mashtrues para kamerave dhe ne emisionin me te pa edukuar ne Shqiperi, tregon edhe njehere mungesen e r...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë