LIVE UPDATES
Insights

Durrësi jashtë intenerarëve turistikë botërorë

Po lexoja një shkrim reklamues për Shqipërinë, të gazetës La Republika të Spanjës për turizmin më ekonomik në Europë. E kishte postuar me "copyright" Ata, Agjencia Telegrafike Shqiptare.

12 Mars 2024, 08:15 Nga Ardi Omeri
Durrësi jashtë intenerarëve turistikë botërorë
Ardi Omeri

Durrësi jashtë intenerarëve turistikë botërorë. Durrësi i keqtrajtuar dhe i pa promovuar. Shpërndajeni ta lexojë kushdo që i thotë vetes durrsak. Po lexoja një shkrim reklamues për Shqipërinë, të gazetës La Republika të Spanjës për turizmin më ekonomik në Europë. E kishte postuar me "copyright" Ata, Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artikulli tregonte se në Shqipëri mund të gjesh dhoma me 10 euro nata! Nuk e besova por vazhdova më tej. Fliste për Gjirokastrën si qytet i gurtë pasuri e Unescos dhe se kishte ndërtesa osmane dhe muze etnografik. Ndërtesa osmane? Me sa di Gjirokastra e ka që në emër përse quhet ashtu dhe ato ndërtesa janë para se të krijohej shteti osman, disa qindra vjet më përpara. Pastaj fliste për Beratin, për pejsazhet malore etj etj.

Shumë mirë që i bëhet reklamë Shqipërisë dhe turizmit, paçka se me pa saktësira, por...

Durrësi! Ku është Durrësi në hartën e turizmit Shqiptar e botëror?

Durrësi është historia e Shqipërisë, Durrësi ka trashëgiminë më të pasur dhe ndër më të vjetrat e Mesdheut. Durrësi që përflitet në të gjitha veprat e autorëve të vjetër antikë e mejsetar si "Amirabilis Urbs", "Taverna e Adriatikut"(për romakët) dhe më pas në Bizant për orientalet kryeqendra e perandorisë në perëndim të saj. Durrësi, qyteti më i madh bregdetar, qyteti i vetëm me amfiteatër, me kala nga bregdeti deri në kodër, qyteti i mozaikëve antikë, qyteti i universitetit të parë shqiptar, Durrësi, ku është Durrësi në hartat turistike botërore?

Asgjëkundi, mjerisht asgjëkundi!

Arsyeja është e thjeshtë. Mediat botërore, perveç “agjentëve të tyre” në shumicën e rasteve, edhe për arsye ekonomike të botimeve, i referohen spoteve publicitare që janë bërë më parë për qytetin, “objektin që do reklamojnë”. Dhe, në asnjë spot publicitar të Ministrisë së Turizmit prej dhjetë vjetësh, por edhe më parë, nuk gjen Durrësin, por Alpet, Beratin, Gjirokastrën dhe Butrintin. Pikërisht për ato që sot flet edhe bota në reklamat e saj.

Qeveria shqiptare e ka mjelur Durrësin për interesa gjeopolitike, për interesa elektorale si qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, e ka vjelur për të majmur patronazhistët e partisë në pushtet, e ka vjelur për të mbushur administratën me ushtarë militantë të bindur që shpërndajnë postimet e Kryetarit "Mao", e ka vjelur për t'i dhunuar trashëgiminë historike, unike në botë(deklaronte Prof. Dr. Fatos Tartari) e për të ndërtuar përpos pallateve në interes të Vangjush Dakos dhe bandës së tij në grupin e ashtuquajtur Rilindja, që uzurpoi së pari Durrësin e më pas gjithë Shqipërinë, edhe vepra gjoja monumentale që vetëm fshehën pamjen e vërtetë të historisë dhe trashëgimisë kulturore-historike të qytetit më të vjetër Shqiptar.

Drejtoria e Kulturës së Bashkisë së Durrësit e drejtuar prej gati 20 vitesh nga një ushtar besnik i Vangjush Dakos, inxhinier mekanik me profesion, me asnjë lidhje me kulturën, nuk ka bërë asgjë për të promovuar trashëgiminë tonë historike unike, kulturën e veçantë të qytetit ndër shekuj, por përkundrazi, e ka sabotuar me qoka dhe efekte korruptive që shkojnë në drejtim të kundërt të promovimit. Qoka dhe fonde, ndonjë herë edhe të kundra ligjshme, të dhëna për miq dhe pa asnjë aktivitet të mirëfilltë kulturor në dobi të vetë kulturës dhe promovimit të qytetit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Në sallën e madhe të Muzeut Arkeologjik Kombëtar nuk bëhen evente kushtuar trashëgimisë, nuk bëhen mostra dhe promovime të arkeologjisë sonë mjaft të pasur por bëhën koncerte harqesh me violinë e violinçel(asgjë kundër këtyre koncerteve, por jo aty, jo aty ku duhet të bëhen të tjera aktivitete, çdo ditë, çdo jave, çdo muaj). Amfiteatri unik në Mesdhe, është arene e shfaqjeve me mik, është arenë gjysëm e fshehur ndaj publikut dhe turistëve që në turet e tyre kanë vetëm dy objekte vizite: - amfiteatër dhe "te gropa" (i dhashë titullin durrsak se ashtu është katandis mes plehrash).

Drejtorët e Bashkisë, edhe pse drejtimi i Bashkisë tashmë është i një gruaje arkitekte, njeri i mirë në emër dhe familje, janë po ata që la para ardhësi i saj. Pra, është po Vangjush Dako që komandon edhe pse ndodhet në burg për korrupsion.(edhe pse normalisht, akuza e SPAK është tallje mendere me publikun, duke pasur parasysh dëmet e mëdha që i ka shkaktuar dhe vazhdon ti shkaktojë qytetit qeverisja e tij 20 vjeçare, faktike dhe de juro dhe aferat e mëdha korruptive që ai në bashkëpunim me bandën e tij ka bërë në Durrës duke shkatuar miliarda euro dëme e miliona euro përfitime personale). Asnjë drejtues vendor dhe qëndror, i emëruar si besnik i Vangjushit nuk është shkarkuar nga detyra dhe kjo tregon fuqinë de facto të këtij njeriu në politikën qeverisëse Shqiptare dhe ndikimin e tij tek Rama. E natyrisht, këtë fakt e nënvizova për të treguar pse është kjo gjendje me promovimin e turizmit social-historiko-kulturor të qytetit në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Negativ. Impakti është negativ dhe këtë e tregojnë vetë publikimet e kreut të qeverisë, Kryeministrit Rama, për artikujt e mediave botërore për turizmin shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit është njeri i mirë. Unë kam vërtetë respekt për të  si njeri dhe punën e saj të deritanishme (Me çfarë shoh tek publikimet e Bashkisë dhe të sajat në faqen e saj personale, duke kuptuar edhe pluset e propagandës politike zyrtare) por efekti negativ i para ardhësve të saj do punë, shumë punë dhe duke qenë se me “njerëz të vjetër" s’mund të arrihen rezultate të mira, të reja, uroj që ajo sa më parë të marë vendimin që të largojë drejtuesit "e imponuar" prej para ardhesit të saj influent...

Nuk mjafton figura "hije rëndë" e Kryeministrit që premton mrekullira. (Në 11 vjet nuk i ka bërë, përkundrazi, ka bërë të kundërtën). Durrsakët duhet të vendosin e të bëjnë më të mirën për qytetin e tyre. Ju zonja Sako, nëse e doni vërtetë Durrësin duhet të merrni vendime të pa varura. "S’mund të bësh gjera të reja me të njëjtat mëyra të vjetra, e për më shumë me njerëz të korruptuar, të përfolur e të pa aftë"!

Bëjeni sa jeni në kohë. Ndërkohë ftoj të gjithë durrsakët, kudo ku janë të bëhen promotorë të promovimit të vlerave social-historiko-kulturore të Durrësit. Ne jemi të gjithë ambasadorë të qytetit tonë.

 

durres turizem boteror

Sondazh

Poll
Insights 3 Mars 2024, 19:56 Flamur Vezaj

Sa shëmtuar, polici e drejtësi me regji

Flamur Vezaj TIRANË-Arrestimi i ketij vip-sit mashtrues para kamerave dhe ne emisionin me te pa edukuar ne Shqiperi, tregon edhe njehere mungesen e r...

Insights 25 Shkurt 2024, 11:55 Agim Xhafka

Policia e brekëve

Agim Xhafka Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër rrugicat e lagjes dhe më tej. Ia filloj n...

Insights 22 Shkurt 2024, 12:18 Meri Lika

Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!

Meri Lika Hienat janë të vetmet kafshë që edhe pse qeshin, të kallin krupën. E qeshura e tyre nuk është si pasoj&eu...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!