LIVE UPDATES
Insights

Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!

Shumë shkencëtarë e kanë studiuar të qeshurën e tyre dhe kanë arritur në përfundimin se hienat lëshojnë të qeshurën e tyre histerike kur ndihen të frustruara, kryesisht kur sulmohen dhe margjinalizohen nga një individ dominues në tufën e tyre.

22 Shkurt 2024, 12:18 Nga Meri Lika
Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!
Meri Lika

Hienat janë të vetmet kafshë që edhe pse qeshin, të kallin krupën. E qeshura e tyre nuk është si pasojë e humorit qoftë i zi apo humor i bardhë.

Pse qeshin hienat?

Shumë shkencëtarë e kanë studiuar të qeshurën e tyre dhe kanë arritur në përfundimin se hienat lëshojnë të qeshurën e tyre histerike kur ndihen të frustruara, kryesisht kur sulmohen dhe margjinalizohen nga një individ dominues në tufën e tyre.

Prandaj kur shihni hienat qeveritare tek qeshin e zgërdhihen përpara kamerave mendoni se janë duke u ngërdheshur sepse janë të frustuara dhe se shefi, pra individi dominues i tufës së tyre është duke i sulmuar për t’i detyruar të votojnë, të firmosin apo dhe të vulosin planet e pasurimit të tij.

Dominuesi i hienave është duke kafshuar vendin kafshata – kafshata dhe po e lëshon tufën e tij ngërdheshëse që pa mëshirë të coptojë toka, det, ajër, pasuri dhe relike që falë Zotit, ne i kemi pronësi.

Kujdes nga hienat e pushtetit!

Mos u habisni, sepse tek ne hienat janë ulur në karriget e pushtetit.
Janë ata individë shumë të shoqërueshëm, hipokritë dhe orator të shquar, të cilët i paguajmë me taksat tona. Ata që së bashku me karrigen kanë veshur edhe maskën që i bën të duken si një tufë qensh besnik, ata që krahas maskës mbajnë perversitetin dhe aftësinë për të bërë keq sapo t’iu jepet mundësia.
Ata janë të vetëdijshëm për sukseset e të tjerëve, i kanë zili dhe dëshirojnë të shtypin të gjitha shenjat e lumturisë që i bezdisin. Ata lëndohen nga gëzimi i të tjerëve, dhe të mbushur me zili e hidhërim fillojnë të komplotojnë sulmin e radhës.
Duhet të kemi kujdes se në pakujdesinë më të vogël ata të vjedhin dhe ushqehen me punën dhe pronën tënde.

Kini kujdes, por mos u trembni prej tyre, sepse edhe ata e kanë një dobësi, një dobësi të cilën e shfrytëzon shumë mirë dominanti i tyre.
Lajka i zbut dhe ata fillojnë të besojnë në pozicionin e tyre, të fituar shpesh nga mashtrimi, manipulimi dhe gënjeshtra, pas kësaj ata ndihen të plotëfuqishëm e të gatshëm të sulmojnë këdo që i prish rehatinë shefit të tyre.

Dominanti i tyre duke qenë se gjuan rrallë, në shumicën e rasteve vjedh dhe përfiton nga ajo që ka arritur një tjetër. Përdor zërin e tij ulëritës për të ngatërruar dhe larguar vëmendjen e të tjerëve, u këndon fitoreve të njerëzve të tjerë, mohon dhe fsheh dështimet.
Paaftësia e tij për të prodhuar triumfet e veta kompensohet nga aftësia që ka për të ndërtuar intriga. Virtyti i tij kryesor është të sulmojë kundërshtarin në disa fronte, në mënyrë që metoda e tij të përparojë.

Grumbullimet e lavdisë së të tjerëve i heqin identitetin, sukseset e tij janë të dyshimta, manovrat po ashtu janë gjithmonë të dyshimta. Këto përpjekje të vazhdueshme dhe etja për t'u dukur përfundojnë duke i pakësuar forcën dhe duke i gjeneruar ankth. Dhimbjet e shpinës i bëhen të zakonshme, të shkaktuara nga ndjenja e “fajit” dhe plogështia e stomakut të shkaktuar nga ushqimi i të tjerëve.

Kur zbulohet, ai arrin kufirin e mosbesnikërisë me tufën e tij, duke preferuar të humbasë anëtarë të tufës, por kurrsesi të humbasë ushqimin. Ai i dorëzon të pakujdesshëmit si Juda, pa asnjë pendim. Negocion gënjeshtrat dhe vogëlsirat, egoizmi i tij sa vjen e shtohet, sa më shumë që fiton pushtet.

Ai ia bën krejtësisht të trishtueshëm fundin hienës së pavleshme për sytë e tij.
E fut në një izolim, i cili është i barabartë me dëbimin nga tufa.
Pas dëbimit mbi të lëshohen hienat më të fuqishme dhe e shqyejnë njësoj si dikur ai ka bërë me të ngjashmit e tij.

Tufa e hienave të pushtetit tonë, sot është në ekstazën e orgjisë kolektive të sektit rilindas, ato punojnë për pastrimin e gjurmëve të korrupsionit që me aq përkushtim kryen dominanti i tyre dhe ngopen me thërrimet që mbeten nga tavolina e tij.

Kini kujdes nga hienat e pushtetit!

Mos kini frikë, por kini vetëm kujdes, kujdes që t’i dalloni dhe sapo kjo gjë të ndodh vendosni tabelën paralajmëruese siç e unë e kam vendosur sot:

“Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!”

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 5 Shkurt 2024, 12:35 Auron Tare

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit. Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrug&...

Insights 3 Shkurt 2024, 12:37 Refik Hasani

Dinari serb në Kosovë, do të duhej ndaluar

refik hasani Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një Rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme p&eu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë