LIVE UPDATES
Insights

Çfarë ndodh pas spektaklit të Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Bazuar në Marrëveshjen e Ohrit që u nënshkrua në vitin 2001, e cila i dha fund trazirave në Maqedoninë e asaj kohë, shqiptarëve i janë dhënë shumë të drejta që deri më tani nuk janë mbajtur ose plotësuar ende. Ndërsa disa të drejta të tjera janë plotësuar gjysmake ose të cunguara. Këtu përfshijmë gjuhën shqipe, e cila vetëm në vitin 2019 arriti dhe u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe u fut në shkollat ku 20 % e popullsisë së komunave është shqiptare.

29 Janar 2024, 15:41 Nga Izmir Akulli
Çfarë ndodh pas spektaklit të Kryeministrit shqiptar në
Foto ilustruese

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të kenë një udhëheqës shqiptar në krye të tyre. Talat Xhaferri do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut për 100 ditët e ardhshme deri në momentin që vendi fqinj do të shkojë në zgjedhjet parlamentare. Kjo cilësohet si një arritje për komunitetin shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut, edhe pse është e vonuar.

Bazuar në Marrëveshjen e Ohrit që u nënshkrua në vitin 2001, e cila i dha fund trazirave në Maqedoninë e asaj kohë, shqiptarëve i janë dhënë shumë të drejta që deri më tani nuk janë mbajtur ose plotësuar ende. Ndërsa disa të drejta të tjera janë plotësuar gjysmake ose të cunguara. Këtu përfshijmë gjuhën shqipe, e cila vetëm në vitin 2019 arriti dhe u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe u fut në shkollat ku 20 % e popullsisë së komunave është shqiptare. 

Por edhe pse është gjuhë zyrtare në letër, kjo nuk respektohet nga institucionet ligjzbatuese në Maqedoninë e Veriut. Kjo gjë ndodh edhe në ambasadat e Maqedonisë së Veriut, që sa herë kërkohet një informacion ose shkresë në gjuhën shqipe anashkalohet dhe nuk jepet kurrë. Ky veprim është denoncuar nga shumë gazetarë në Maqedoninë e Veriut por edhe në vende të ndryshme, ku shqiptarët nuk mund të marrin një dokument në gjuhën shqipe në ambasadën maqedonase.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, numri i shqiptarëve të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut është 619,178 ose 29.52% e popullsisë. Ndërkohë që rezidentë aktual shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë 446,245 ose 24.30%. Sipas shifrave më sipër të dala nga regjistrimi i popullisisë në vitin 2021, shqiptarët përbëjnë etninë e dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut. Një nga argumentet që ka përdorur kundër shqiptarëve politika nacionaliste ekstreme në Maqedoninë e Veriut është lindshmëria. Ata pretendojnë se numri i shqiptarëve vazhdon të rritet me shpejtësi për shkak të lindshmërisë së lartë.   

Tensione në Maqedoninë e Veriut ka pasur gjatë gjithë kohës, por në kohën kur Talat Xhaferri u vendos në krye të Kuvendit, tensionet janë intensifikuar. Protesta u bë e dhunshme kur turma filloi të hidhte gurë dhe të sulmonte kalimtarët shqiptarë dhe oficerët e policisë. Gjatë kësaj proteste, një pjesë e turmës dogji flamurin shqiptar. E njëjta situatë u përsërit me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Po kështu, në 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, muzeu i alfabetit shqip në Manastir u vandalizua dhe dritaret dhe dyert u thyen. Një poster me fjalët “Vdekje shqiptarëve” dhe me vizatimin e një luani që pret kokat e shqiponjës u vendos në dyert e muzeut.

Ndërkohë që ngjarja më e fundit që tregon përçmimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dhe mos hapja e shkollës në gjuhën shqipe në fshatin Çashkë. Edhe pse ky fshat është me shumicë shqiptare, shkolla nuk është hapur ende në gjuhën shqipe. Para pak muajsh u dha vendimi që në këtë fshat të hapet shkolla në gjuhën shqipe, por kjo u kundërshtua nga banorët maqedonas, të cilët kanë dhunuar drejtoreshën e shkollës dhe e kanë quajtur atë tradhtare.

Një tjetër rast diskriminimi për shqiptarët është dhe ngjarjen të Kumanovë. Përleshjet kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kur një grup i armatosur, shumica shqiptarë të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishin përballur me forcat maqedonase të sigurimit. Grupi ishte vendosur në këtë qytet me arsyetimin për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjatë dy ditë luftimesh ishin vrarë 18 persona, nga të cilët tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Ndërkaq, 38 pjesëtarë të grupit ishin arrestuar tetë prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar, kurse të gjithë të tjetër janë dënuar me 746 vjet burgim. Por të dënuarit për këtë ngjarje po përballen me diskriminime të tjera, siç janë mungesa e ushqimit, ngrohjes apo dhe mos lejimi i vizitave nga familjarët.

izmir akulli talat xhaferri

Sondazh

Poll
Insights 28 Janar 2024, 12:51 Ditmir Bushati

Me mendjen akull, me zemrën zjarr!

foto ilustruese Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e...

Insights 18 Janar 2024, 15:53 Auron Tare

Ikja e Skëndërbeut nga kjo botë

17. Janar. Ikja e Skenderbeut nga kjo bote. Si zakonisht shqiptaret e facebook bene me qindra statuse per Skenderben, kete figure me permasa europiane. Eshte ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale