Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas fitores së Lait, erdhën përshëndetjet e para nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, përgëzoi tajvanezët për “tregimin e forcës së sistemit të tyre demokratik”.
Nga Serena Console “Europa Today”
A do të krijojë skenarë të rinj tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Tajvan? Është shumë herët të thuhet se çfarë drejtimi do të marrin marrëdhëniet midis 2 superfuqive, në kushtet e marrëdhënieve të përkeqësuara vitet e fundit.
Megjithatë, marrja e mandatit të tretë historik radhazi për Partinë Demokratike Progresiste (PDP), tashmë e drejtuar nga William Lai, po sjell edhe reagimet e para nga Pekini. Ato janë për momentin të kufizuara tek sfera diplomatike dhe jo ajo ushtarake.
Pas fitores së Lait, erdhën përshëndetjet e para nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, përgëzoi tajvanezët për “tregimin e forcës së sistemit të tyre demokratik”.
Siç edhe pritej Kina shprehu zemërimin e saj me qëndrimet e Uashingtonit dhe kancelarive të tjera, sepse ato përbëjnë sipas saj shkelje të politikës së “Një Kinë”, pasi për Pekinin, Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez.
Me fitoren e Lait, disa analistë thonë se Tajvani do të vazhdojë që të thellojë lidhjet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera. Një delegacion amerikan zbarkoi në ishull më 14 janar. Pjesë e tij është edhe ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare Stephen Hadley dhe ish-zëvendëssekretari i Shtetit James Steinberg.
Por kjo lëvizje nuk është asgjë e re. Edhe në zgjedhjet e viteve 2000, 2008 dhe 2016, një grup diplomatësh dhe ekspertësh u dërgua menjëherë në ishull pas procesit të votimit. Megjithatë, këtë herë delegacioni është i një profili më të lartë se në të kaluarën.
Për këtë arsye, kjo vizitë nuk duhet lexuar vetëm si një demonstrim formal i mbështetjes së SHBA-së për Lai-n, por si një kërkesë për të konfirmuar garancinë për ruajtjen e status quo-së. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë me siguri.
Ndonëse e përkufizon atë si një “separatist shumë të rrezikshëm”, Lai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga retorika e presidentes në largim Tsai Ing-wen, e cila e ka udhëhequr ishullin gjatë 8 viteve të fundit.
Pra demokrati që premtoi se do të punojë për të ruajtur status quo-në e brishtë, do të vazhdojë të mbajë lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara, do të përpiqet që të nisë një lloj dialogu të qëndrueshëm me Kinën për të normalizuar marrëdhëniet brenda ngushticës.
Por nga ana tjetër ai do të duhet të mbajë parasysh edhe opozitën brenda Republikës Popullore të Kinës, e cila e bëri menjëherë të qartë se nuk do që të dialogojë me DPP-në apo edhe tërheqjen e shumëfishtë të vendeve që e njohin ishullin.
Një nga aleatët diplomatikë të Tajvanit, ishulli Nauru, i ka ndërprerë tashmë marrëdhëniet me Taipein, duke u afruar me Pekinin. Kjo e ka zbritur në vetëm 12 numrin e vendeve me të cilat ishulli mban marrëdhënie zyrtare. Duke pasur parasysh kohën jo të rastësishme, besohet se kjo është një “hakmarrje” pas-zgjedhore.
Në këtë mënyrë, Kina mund të mburret se ka korrur një lloj fitoreje diplomatike. Për të mos përmendur suksesin politik. Zgjedhjet e 13 janarit kanë prodhuar një parlament të ndarë. Asnjëra nga partitë nuk arriti një shumicë të qartë në zgjedhjet parlamentare (hera e parë që ndodh që nga viti 2004).
Në fakt, me 52 mandate të fituara (nga 113 në total) Guomindang pro-kinez ka një mandat më shumë se DPP, që në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ka humbur 10 vende. Ndaj pika e kthesës do të jetë Partia Popullore e Tajvanit (TPP) e Ko Wen-je, me 8 deputetët e saj.
Parlamenti i ri do të besohet dhe do të nisë nga puna në muajin shkurt. Kryetari i tij do të zgjidhet më 1, dhe Lai do ta përballet me një ndarje të fortë në organin legjislativ kryesor në vend. Gjithsesi, DPP shpreson të arrijë një përparim të mëtejshëm social dhe ekonomik, pasi i dha mundësi Tajvanin të bëhet i pari në Azi që miraton martesën brenda të njëjtit seks dhe siguron kujdes shëndetësor universal dhe transport publik të përballueshëm për të gjithë. Por Lai e di që tani se rruga është e gjitha e përpjetë. Miratimi i një projektligji për rritjen e buxhetit në mbrojtje (një lëvizje që shihet si anti-Kinë) është tashmë në duart e deputetëve të TPP-së. Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëjë kreu i partisë Ko Wen-je, tani që ai është bërë figura vendimtare në politikën tajvaneze.
Gjatë fushatës elektorale ai u shpreh në favor të rritjes së shpenzimeve ushtarake, por është gjithashtu i prirur për të krijuar një lloj marrëveshjeje tregtare me Kinën. Qëndrimet e tij shumë të paqarta mbi shumë nga çështjet më të rëndësishme për ishullin e Tajvanit, mund ta ndihmonin ose të vinin në vështirësi qeverinë e Lait.
Nëse ai do të vendosë të mbështesë politikat pro-kineze të Guomindangut, në parlament do të konkretizohet marrëveshja me Hou Yu, e përmendur si mundësi gjatë fushatës zgjedhore.
Analistët bien dakord se nëse marrëveshja midis liderëve të Partisë Popullore të Tajvanit dhe Guomindang do të kishte sukses gjatë garës zgjedhore, Ko dhe Hou do t’i kishin fituar zgjedhjet, duke e mundur Lain.
Tani do të jetë e rëndësishme të kuptohet se kush do t’a mbështesë në parlament: reformat e reja dhe miratimi i rritjes së buxhetit të mbrojtjes varen edhe nga roli që do të luajnë deputetëve e TPP. Një konflikt apo një pushtim i Tajvanit nga Kina në këto momente, është një skenar që gati nuk ka fare gjasa të ndodhë.
Dhe arsyet për këtë janë ekonomike dhe diplomatike. Le t’ia fillojmë me këtë të fundit. Sipas disa analistëve, Republika Popullore e Kinës nuk ka të ngjarë të ndërmarrë veprime drastike si pasojë e dëshirës për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Uashingtonin pas takimit të nëntorit të vitit të kaluar midis Xi Jinping dhe Joe Biden.
Përpara inaugurimit të Lait si president më 20 maj, Pekini do të përpiqet të gjejë një ekuilibër midis frikësimit ndaj Taipeit dhe apelit ndaj Uashingtonit për të frenuar Lai-n që të ndërmarrë veprime në drejtim të shpalljes së pavarësisë.
Megjithatë për të ruajtur një nivel të lartë presioni ndaj Tajvanit, Kina do të kryejë stërvitje ushtarake në zonat afër ishullit, si dhe do të vendosë sanksione specifike ndaj disa produkteve tajvaneze. Por tani për tani nuk ka shenja të ndonjë operacioni ushtarak.
Sipas gazetarëve të “Bloomberg Economics”, Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze nuk po grumbullon trupa në brigjet jugore të vendit, kjo edhe për shkak të problemeve të njohura tashmë në ushtri: korrupsioni midis hierarkive të larta në ushtri, ia bën jo pak të vështirë Xi Jingpingut që të udhëheqë një fushatë të suksesshme.
Duke lënë mënjanë për momentin topat dhe artileritë, cili do të ishte skenari më i mundshëm i luftës? Pekini mund të përdorë sulmet kibernetike apo të vendosë një bllokadë detare ndaj ishullit, për ta izoluar atë në nivelin diplomatik dhe tregtar.
Por për secilin prej këtyre skenarëve do të kishte pasoja të rënda ekonomike për të gjithë, dhe jo vetëm për Tajvanin. Në fakt “Bloomberg Economics”, vlerëson se kostoja e një izolimi apo lufte në Ngushticën e Tajvanit do të jetë sa rreth 10 për qind e PBB-së globale.
Pra pasojat ekonomike do të ishin më të rënda se ato të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe kriza financiare e vitit 2008. Koston më të madhe nuk do ta paguante vetëm Tajvani, por edhe Kina dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat varen shumë nga teknologjia dhe industria gjysmë-përçuese tajvaneze (Tajvani kryeson prej kohësh këtë aspekt me 92 për qind të prodhimit global të mikro-çipëve të avancuar).
Prandaj, në rast se Pekini dëshiron vërtetë që të godasë Taipein nëpërmjet sanksioneve ekonomike, ai duhet të marrë parasysh dëmtimin e interesave dhe politikave të tij që në parim synojnë ta shndërrojnë Kinën një superfuqi globale. Dhe me vështirësitë sociale dhe ekonomike që po përjeton Kina brenda dhe jashtë Murit të Madh, vështirë se ajo është gati për një luftë në Ngushticën e Tajvanit.
rexhep tajip erdogan Nga Ali Mammadov “National Interest” Në fillim të këtij viti, peizazhi gjeopolitik pësoi një ndr...
Foto ilustruese Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Është sërish ajo periudhë e vitit. Drejtues korporatash, pol...
foto ilustruese Nga Alessio Marchionna “Internazionale” “Kaosi shoqëron kudo Donald Trump, dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të...
foto ilustruese “The Economist” Fati i luftërave zvarritëse, sikurse tentojnë të shndërrohen konfliktet në shkal...
foto ilustruese Nga Roberto Sciarrone “Formiche.net” Ky vit nisi duke lënë të pandryshuara debatet kryesore ndërkombë...
joe biden, volodymyr zelenskyy Nga Robert Zubrin “Kyiv Post” “Ne amerikanët... jemi rojet në muret e lirisë botërore...
foto ilustruese Nga Ruchir Sharma “Financial Times” Kur emigrantët mësynë masivisht në kufirin jugor me Meksikën viti...
foto ilustruese Nga Brendan Cole “Newsweek” Ish-Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën, Philip Breedlove, parashikon 3 skenar...
Ola Xama Prej disa kohësh kemi parë dhe analizuar numrin dhe sipërfaqen e lejeve të ndërtimit që janë dhënë n...
foto nga ekuadori Nga Roberto Saviano "Corriere della Sera". Ajo që po ndodh në Ekuador ka të bëjë me çdo komb per&...