LIVE UPDATES
Insights

A po e braktis Joe Biden mbrojtjen e botës së lirë?

15 Janar 2024, 09:21 Nga a.d
A po e braktis Joe Biden mbrojtjen e botës së lirë?
joe biden, volodymyr zelenskyy

Nga Robert Zubrin “Kyiv Post”

“Ne amerikanët... jemi rojet në muret e lirisë botërore”. Kështu do të ishte shprehur presidenti amerikan John F.Kennedy në fjalën që do të mbante në Dallas Trade Mart më 22 nëntor 1963, po të mos ishte qëlluar atë ditë për vdekje nga Lee Harvey Oswald, një ish-marinar që kishte dezertuar në Bashkimin Sovjetik.

Në argumentin e tij mbi mbrojtjen e botës së lirë, Kennedy përfaqësonte një traditë të gjatë në politikën e jashtme amerikane. Në vitin 1917, Wodrow Wilson mbrojti futjen e SHBA-së në luftën që kishte mbërthyer Evropë duke këmbëngulur se “bota duhet të jetë e sigurt për demokracinë”.

Në ditët e zymta të vitit 1940, Franklin D.Roosevelt deklaroi se në vend se të braktisnin britanikët që në atë kohë mbronin me kurajo muret e lirisë, SHBA-të do të duhej të ishin bërë “arsenali i demokracisë”. Por ky është sot Joe Biden, tani që ushtria ukrainase ka mungesë municionesh dhe situata në këtë vend kërcënon të bëhet katastrofike?

Raketat ruse që synojnë infrastrukturën urbane të Ukrainës, kanë nisur të depërtojnë dhe forcat ukrainase në vijën e frontit nuk kanë mjaftueshëm predha për t’iu kundërpërgjigjur breshërive të artilerisë ruse. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, situata po bëhet e paqëndrueshme.

Ndërsa Ukraina mund të fitonte nëse do të furnizohej me një fuqi ajrore të mjaftueshme, ajo mund të shembet shpejt nëse mbarimi i armatimit të saj anti-tank do ta lejojë Rusinë të rifillojë luftën e lëvizshme. Ndaj për të shmangur fatkeqësinë kërkohet një veprim vendimtar. Por në vend të kësaj, presidenti Joe Biden po synon t’ia hedhë fajin republikanëve, që nuk po miratojnë kërkesën e tij për më shumë financime për armët që i dërgohen Ukrainës. Sigurisht tek ky pretendim ka disa të vërteta. Putin ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës, është në fakt një betejë me armikun e vërtetë të Rusisë, Perëndimin. Dhe duke e ndihmuar atë të mbizotërojë, fraksioni pro-rus në Partisë Republikane po ndihmon një luftë kundër SHBA-së.

Sjellja e tyre është vërtetë skandaloze. Por detyra e presidentit nuk është të ankohet për armiqtë e Amerikës, por t’i mposhtë ata. Dhe Biden ka shumë opsione për ta bërë këtë. Para së gjithash, republikanët më me peshë në Senat të udhëhequr nga Mitch Mcconnell, Mitt Romney dhe Lindsay Graham, kanë vendosur në tryezë një marrëveshje.

Ata pranojnë të miratojnë 60 miliardë dollarë ndihmë shtesë në armë për Ukrainën, në këmbim të disa përmirësimeve në kontrollin e kufijve ndaj emigracionit të paligjshëm. Biden duhet ta kishte pranuar tashmë këtë marrëveshje. Sepse aktualisht kufiri është krejtësisht jashtë kontrollit, dhe nëse Biden e lë ashtu, ai është duke ia dhuruar Shtëpinë e Bardhë demagogut anti-emigracion Donald Trump.

Nëse ka probleme me propozimet e republikanëve, ato mund të zgjidhen më vonë. Ndërsa kolapsi ushtarak i Ukrainës nuk mund të riparohet dot. Ka të ngjarë që republikanët pro-Putin të udhëhequr nga Trump, do të kërkojnë justifikime për të refuzuar në fund konsensusin.

Por kjo vetëm sa do t’i ekspozonte si ndihmësit e Kremlinit, dhe do të ndihmonte shumë republikanët tradicionalë që ta rimarrin kontrollin e partisë nga Trumpistët. Por edhe nëse Biden nuk dëshiron të arrijë një pakt me Mcconnell, ka ende shumë letra të tjera për të luajtur.

Së pari, shumë raketa amerikane ATACM me rreze të mesme veprimi, që do të kishin një dobi të madhe për Ukrainën, e kanë arritur datën e skadencës. Meqë do të jetë më i lirë  dërgimi i tyre në Ukrainë sesa çmontimi, kjo do të kursente jo pak kostot, dhe nuk kërkon miratim nga Kongresi. Megjithatë Biden po refuzon ta ndjekë atë kurs.

Po ashtu president mund të marrë fonde për armë pa miratimin e Kongresit, duke përdorur llogaritë bankare të ngrira të qeverisë ruse. Aktualisht janë në dispozicion 300 miliardë dollarë, të cilat do të mjaftonin për ta financuar luftën e Ukrainës për disa vite.

Në vitin 1994, Rusia ra dakord me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Ukrainën për të respektuar kufijtë e Ukrainës. Ajo e ka shkelur atë marrëveshje. Për më tepër, pushtimi i Rusisë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ajo duhet të mbahet përgjegjëse për të gjitha dëmet e shkaktuara nga sjellja e saj e paligjshme dhe shkelja e premtimit, jo vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për kostot që po paguajmë.

Administrata po e eksploron këtë rrugë, por po merr kohën e saj, dhe diçka konkrete mund të kemi muajin e ardhshëm. Ndërkaq Biden mund t’i dërgonte armë Ukrainës, në çdo sasi që dëshironte, nëpërmjet projektligjit ‘Lend Lease’ që u miratua nga Kongresi në vitin 2022 dhe që ishte në fuqi deri në dhjetor 2023.

Ose mund t’i dërgonte armë Ukrainës përmes një dekreti urgjent, siç bëri dy herë në vitin 2022, dhe siç bëri për Izraelin në dhjetor 2023. Megjithatë Biden nuk po bën asnjërën nga këto gjëra. Në vend të kësaj, në përputhje me qasjen e republikanëve pro-Putin, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Biden-it, Jake Sullivan, po kërkon që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky “të modifikojë planet e tij” si një kusht për ndihmën e mëtejshme të Amerikës!

Duket e vështirë të besohet, por duke pasur parasysh refuzimin e tij për të përqafuar ndonjë nga alternativat e gatshme, duket se Biden ka vendosur të lërë Putinin ta fitojë këtë luftë. Por pse ka vendosur ta bëjë këtë? Një përgjigje, do të ishte se administrata i është rikthyer së njëjtës politikë tolerante që e përshpejtoi pushtimin. Në muajt përpara pushtimit të shkurtit 2022, administrata Biden ishte tërësisht e vetëdijshme se ai do të ndodhte. Një nga arkitektët e saj politikë ishte eksperti i Partisë Demokratike për Rusinë, Samuel Charap, që në janar 2022 botoi një artikull në revistën “Foreign Policy” duke kundërshtuar çdo lloj dërgese armësh në Ukrainë.

Çfarë mund të jetë një prioritet më i lartë për administratën sesa mbrojtja e Botës së Lirë?

Një arsye e qartë është mbrojtja e administratës. Duket se Biden është i gatshëm të pësojë një katastrofë gjeostrategjike nëse për këtë mund të fajësojë republikanët. Tek e fundit, ky është një vit elektoral dhe Partia Republikane është e ekspozuar ndaj akuzës për bashkëpunim me armikun.

Një plan i tillë mund të duket mjaft i zgjuar për “skifterët” politikë që drejtojnë politikën e sigurisë kombëtare të administratës aktuale. Por kjo qasje është thjeshte një marrëzi. Nëse Rusia do të fitojë, kjo luftë nuk do të ndalet në Ukrainë. Pas një fitoreje të tillë, Rusia do të forcohej shumë si materialisht po ashtu edhe teknikisht dhe forcat e saj të armatosura do të avanconin në kufijtë e aleatëve të NATO-s si Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania.

Shënim:Dr.Robert Zubrin është një inxhinier amerikan i hapësirës ajrore. Libri i tij më i fundit titullohet “Si mund ta mposhtim ngrohjen globale dhe të krijojmë një të ardhme të lirë, të hapur dhe madhështore”.

joe biden

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë