LIVE UPDATES
Insights

Pse dështoi kundërsulmi i ushtrisë ukrainase ndaj pushtuesve rusë

11 Janar 2024, 08:24 Nga a.d
Pse dështoi kundërsulmi i ushtrisë ukrainase ndaj pushtuesve
foto ilustruese

Nga James Marson & Oksana Grytsenko “Wall Street Journal”

Planifikuesit e kundërofensivës së Ukrainës ndaj pushtuesve rusë, parashikuan vitin e kaluar që forcat elitare, siç ishte edhe njësia e drejtuar nga kapiteni Anatoliy Kharchenko, të ndërhynin paraprakisht për t'i dhënë armikut goditjen përfundimtare, dhe për të garantuar në fund një triumf të ngjashëm me Ditën D, zbarkimin e suksesshëm të Aleatëve në brigjet franceze më 6 qershor 1944.

Por kur parashutistët e kompanisë e Kharchenkos hynë në betejë në një natë pa hënë në gusht të vitit të kaluar, kundërofensiva po shkonte tashmë drejt dështimit, dhe njerëzit nën komandën e tij do të mësonin të gjitha arsyet që patën pasoja vdekjeprurëse.

Ndërsa kompania po përparonte në një fushe të hapur në Ukrainën Juglindore, objektivat e operacionit ishin pakësuar ndjeshëm. Për shkak se Perëndimi kishte ngurruar për muaj me radhë t'i dërgonin tanke dhe mjeteve të tjera të blinduara ukrainasve, rusët ishin bërë gati. Ata kishin gërmuar në tokën e sheshtë bujqësore të Ukrainës Juglindore, duke vendosur qindra mijëra mina, dhe duke ndërtuar pozicione qitjeje për mitralozët dhe raketat antitank.

Pararoja e brigadave ukrainase që u hodh në kundërsulm në qershor, mezi kishte përparuar disa kilometra por duke pësuar humbje të mëdha. Edhe një sulm i ri përmes njësive të vogla të këmbësorisë, përparoi vetëm në një distancë të shkurtër duke arritur të çlironte vetëm një fshat.

Synimi fillestar i njësisë së drejtuar nga Kharchenko, sulmi ndaj një kodre pranë fshatit Verbove, ishte modest. Por edhe kështu gjërat nisën të shkojnë keq brenda pak minutash. Pak minuta pas agimit të datës 12 gusht, në ajër u dëgjuan dronët teksa po u afroheshin përgjatë një rreshti me pemë midis disa arave. Njerëzve të Kharchenkos u ishte thënë se dronët rusë do të rrëzoheshin nga pajisjet bllokuese ukrainase. Ndaj në atë moment ata supozuan se dronët ishin të tyrit.

Por pak çaste më vonë, ata filluan të hidhnin eksplozivë. Nga pemët nisi të dilte zjarri i mitralozëve. Ndërkohë rreth tyre shpërthyen granatat e hedhura nga lëshuesit automatikë.

Toga u neutralizua. Më shumë se gjysma e rreth 20 burrave të saj u vranë ose u plagosën brenda pak minutash, përfshirë mjekun e njësisë.

“Çfarë të bëjmë me të plagosurit? Ata janë më të shumtë në numër se ne të tjerët që nuk kemi pësuar gjë”- e pyeti në radio eprorin e tij rreshter Maksym Serheyev. Befas vetëm disa metra më larg u shfaq një ushtar rus që hapi zjarr. Serheev u kundërpërgjigj, dhe rusi u rrëzua përdhe i vdekur.

Por Serheyev e kuptoi se edhe vetë ishte plagosur. Një plumb i kishte çarë faqen e djathtë dhe i kishte prerë një pjesë të veshit. Kur po binte përtokë, një plumb i dytë e kishte shpuar bidonin e tij metalik me ujë CamelBak. Kishte shmangur për pak milimetra një plagë vdekjeprurëse.

Sulmi ukrainas kishte përfunduar para se të niste. Misioni i ri dhe dëshpërues i Kharchenkos ishte të merrte me vete të vrarët dhe të shpëtonte sa më shumë nga ata që mbetën gjallë. Në fillim të vitit 2022, Ukraina e ndryshoi shpejt pritshmërinë e botës duke arritur të zmbrapste një sulm të ushtrisë ruse ndaj kryeqytetit Kiev dhe duke çliruar disa territore të humbura.

Por nga ana tjetër, dështimi i kundërsulmit të saj gjatë 2023, ka çuar në kuptimin e një sërë të vërtetash të hidhura, teksa lufta po i afrohet hyrjes në vitin e saj të tretë.

Problemi më i madh mund të jetë se Ukraina nuk është e armatosur mjaftueshëm për të depërtuar në mbrojtjen ruse. SHBA-ja dhe aleatët ishin të gatshëm t'i dërgonin mjete të blinduara për kundërsulmin, por jo avionë luftarakë modernë që janë thelbësorë në mënyrën se si sulmojnë ushtritë perëndimore.

Dhe kjo qasje bëri që Ukraina të mos ishte e barabartë në fuqinë e zjarrit me armikun që kishte përballë. “Kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, e sulmeve e kundërsulmeve të rrufeshme. Ne jemi sot si në Luftën e Parë Botërore të llogoreve”- deklaroi një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse Ukraina dhe aleatët e saj mund të krijojnë një qasje alternative. Ukraina ka humbur mijëra trupa në fushën e betejës, përfshirë disa nga luftëtarët e saj më të aftë dhe më të motivuar, siç ishin edhe disa nga ushtarakët e kompanisë së Kharchenkos.

Kundërofensiva dështoi me një përparim prej vetëm disa km2. Zyrtari i lartë ushtarak i Ukrainës, thotë se u duhet një teknologji më e mirë për të mposhtur një armik me një popullsi 3 herë më të madhe. Megjithatë aktualisht po luhatet mbështetja nga SHBA-ja, aleatja më e rëndësishme e Ukrainës, dhe kjo po ndodh për shkak të mosmarrëveshje politike të brendshme.

“Unë e kuptoj arsyetimin e Perëndimit që të mos na japin gjithçka që kanë. Por çfarë do të bëjnë ata kur të mos mbetet më në këmbë asnjë ushtri ukrainase së cilës mund t’i dërgohen armatime?”- thotë Kharchenko, i njohur ndryshe me nofkën Khorol, emri i vendlindjes së tij stërgjyshore.

Më pak se gjysma e rreth 100 ushtarëve të kompanisë së tij ishin veteranë me përvojë të madhe në luftë si Khorol. Ky i fundit kishte marrë pjesë në një mision të guximshëm për të penguar zbarkimin e përforcimeve ruse në një aeroport të Kievit që në ditën e parë të luftës. Më pas mori drejtimin e kompanisë, e cila i dëboi rusët nga pyjet në verilindje të vendit.

Ndërkohë motoja e forcave të sulmit ajror të Ukrainës është “Gjithmonë të parët!” Por pjesa më e madhe e pajisjeve të kësaj kompanie u zhvillua dekada më parë kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik, përfshirë makina skautësh të blinduara lehtë dhe tre motoçikleta me karroceri anësore të prodhuara në vitet 1960.

Kjo njësi përdor edhe automjetet e siguruara nga donatorët, të cilat vazhdimisht kanë nevojë për riparime. Por mosha e mjeteve të rikonjicionit nuk pati rëndësi, sepse ato nuk do të hynin shumë në punë në fushën e betejës të bllokuar nga grackat. Të nesërmen Khorol urdhëroi artilerinë të krijonte një perde tymi për ta çorientuar armikun.

Dronët rusë nuk mund të shihnin lëvizjen e ukrainasve, dhe rusët në llogore ishin të zënë duke vendosur maskat e gazit, nga frika e një sulmi me gaz të llojit që përdornin vetë rusët. Nuk kishte erë dhe në kohën kur u shpërnda tymi, ukrainasit ishin në llogore.

Pas një dite të vështirë luftimesh, kompania ia arriti qëllimit të saj fillestar për të marrë kodrën. Por kostoja ishte shumë e madhe. Pavarësisht pengesave vdekjeprurëse, kompania e Khorol ndryshoi taktikat e saj dhe vazhdoi drejt Verbove. Rekrutët e rinj zëvendësuan të vdekurit dhe të plagosurit. Khorol e vendosi grupin me nga 5 ushtarë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes së dronëve apo artilerisë ruse. Ekipet e vogla mbështetëse do t’u sillnin municione dhe ujë, dhe do t’i ndihmonin me evakuimin e çdo të plagosuri.

Kur kishin humbje, ukrainasit do të hidhnin më shumë burra në betejë për të shpëtuar të plagosurit ose për të tërhequr trupat e tyre të pajetë. Ndërkohë rusët i linin shpesh të vdekurit dhe të plagosurit aty ku binin, duke shmangur humbjet shtesë, por duke lënë në llogore një kutërbim të rëndë mishi të kalbur. “Ky është qëndrimi ndaj njerëzve të tyre. Është cinike, por gjithsesi e arsyeshme”- thotë Khorol.

Më 25 gusht, njësia sulmoi një rrjet llogoresh në skajin lindor të Verbove. Një tjetër njësi ajrore ishte përpjekur të depërtonte atje me mjete të blinduara, por rusët i kishin goditur me raketa antitank. Kështu një ekip nga kompania e Khorol shkoi atje në këmbë.

Rreth orës 4 të mëngjesit, Khorol e kishte zhvendosur përpara njësinë e tij, kur një shpërthim i shkaktuar nga një minë ose një lloj tjetër eksplozivi e plagosi në dorë, vrau një nga ushtarët dhe plagosi disa të tjerë. Khorol u dërgua në një stacion të ndihmës mjekësore.

Njësia ishte shumë e zemëruar nga humbjet. Disa të tjerë u vranë në shpërthimet e mëvonshme. Verbove mbetet ende në duart ruse. Sulmet e mëtejshme të këmbësorisë nga njerëzit e Khorol sollën një përparim modest dhe më shumë humbje. Në një vizitë kohët e fundit në një varrezë në Kiev, Khorol vizitoi varret e dy prej shokëve të tij të ndjerë. Ai kujtoi stërvitjen me parashutë me Maliy dhe e lejoi Syava, të cilin sapo e kishte graduar rreshter, të merrte disa ditë pushim për të vizituar gruan e tij shtatzënë.

Të dy burrat kishin qenë me të në operacionin e suksesshëm në pyjet në verilindje. Khorol preku kryqet njëri pas tjetrit, duke u përkulur përpara dhe duke pëshpëritur disa fjalë. “E urrej traditën e prekjes së kryqeve. E kam bërë shumë herë”- thotë ai

Khorol po dorëzon komandën e kompanisë së tij, sepse është në prag të promovimit në karrierë. Ai e dëshiron më pak për prestigjin dhe më shumë sepse nuk do t’i duhej më të humbiste ushtarë që i njeh shumë mirë. “Unë dua t’i njoh njerëzit si numra dhe jo me emër”- përfundon ai.

Marrë me shkurtime

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë