LIVE UPDATES
Insights

Ka mbërritur epoka e fuqive të mesme, si po ia dalin ato të manovrojnë midis superfuqive për të zgjeruar ndikimin e tyre

17 Janar 2024, 09:04 Nga a.d
Ka mbërritur epoka e fuqive të mesme, si po ia dalin ato të
rexhep tajip erdogan

Nga Ali Mammadov “National Interest”

Në fillim të këtij viti, peizazhi gjeopolitik pësoi një ndryshim transformues me zgjerimin e BRICS për të përfshirë Iranin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Etiopinë. Ky zhvillim ka sjellë një vëmendje të re mbi rikonfigurimin e rendit global, forcimin e multipolaritetit dhe rolin gjithnjë e më me ndikim të fuqive të mesme.

Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara në krahasim me fuqitë e mëdha, fuqitë e mesme e përdorin në një mënyrë strategjike shpërndarjen globale të energjisë së tyre në zhvillim e sipër, për të siguruar mundësi të reja për veten.

Duke e ditur fare mirë se fuqitë e mëdha do të mbështeten tek ato për ndikim global, fuqitë e mesme përfshihen në lojëra pushteti, duke u luhatur midis bashkëpunimit dhe opozitës, për të çuar përpara interesat e tyre.

Në përgjithësi, një konkurrencë e fortë dhe me rreziqe të mëdha midis fuqive të mëdha, dhe bashkëpunimi sporadik, përbën një terren pjellor ku fuqitë e mesme kanë mundësi të ushtrojnë ndikimin e tyre. Dhe kjo situatë nxit një shqyrtim kritik të dinamikës në zhvillim në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe domosdoshmërinë për të pasur një qasje më të nuancuar përballë një bote gjithnjë e më shumë polare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota u nda në dy pole pushteti, duke i detyruar fuqitë e mesme të rreshtoheshin ose me Shtetet e Bashkuara ose me Bashkimin Sovjetik. Për fuqitë e mesme nuk ekzistonte thuajse fare një politikë e jashtme vërtetë e pavarur.

Rënia e Bashkimit Sovjetik, i vendosi ato përballë një zgjedhje më pak të dyfishtë: të rreshtoheshin me rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-ja apo të ndiqnin një rrugë të pavarur. Megjithatë, zgjedhja për t`u pozicionuar kundër superfuqisë së vetme globale, rrezikoi që ta privonte nga garancitë e sigurisë dhe përfitimet ekonomike që e shoqëruan këtë rreshtim.

Rrjedhimisht, shumë fuqi të mesme u rreshtuan me rendin e udhëhequr nga SHBA-ja, duke marrë pjesë aktive në organizatat ndërkombëtare. Momenti unipolar u zbeh gradualisht ndërsa u zvogëlua ndikimi relativ global i Shteteve të Bashkuara.

Faktorë si rritja e fuqisë ekonomike të Kinës dhe aftësia e saj për të tërhequr pas vetes aleatët, kriza globale financiare e vitit 2008, kostot e mëdha gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan dhe fuqizimi në përgjithësi i fuqive të mesme, ndihmuan në këtë ndryshim të paradigmës. Ky ndikim i pakësuar paraqiste sfida për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në çuarjen përpara të interesave kolektive në mbarë botën, duke krijuar një grup fuqish të mesme, të cilat ishin më të prirura për të ndërmarrë veprime të guximshme.

Ndërsa bota shfaq ende sot elemente të bipolaritetit, me Shtetet e Bashkuara që ruajnë statusin e padiskutueshëm të superfuqisë në disa aspekte dhe me rritjen meteorike të Kinës në skenën globale, ajo ka filluar që të marrë një formë të veçantë.

Rritja e rëndësisë dhe e besimit të fuqive të mesme, nënkupton një zhvendosje drejt multipolaritetit. Një bllok në rritje i udhëhequr nga Kina, u ofron alternativa fuqive të mesme, duke reduktuar varësinë e tyre nga Shtetet e Bashkuara. Në një botë me shumë pole pushteti, fuqitë e mesme fitojnë akoma më shumë opsione, pavarësi dhe rrjedhimisht më shumë mekanizma ndikimi.

Dhje kjo përkthehet në një rritje të vetëbesimit dhe në një largim nga bindja e padiskutueshme ndaj njërit kamp. Koncepti se një botë me fuqi të shumta globale nxit veprime të guximshme dhe të sigurta, tregohet sot nga disa fuqi të mesme. Fuqitë e mesme të fuqishme në rajone të ndryshme, po shfaqin një interes gjithnjë e më të madh për hegjemoninë rajonale.

Aktiviteti i kohëve të fundit i Turqisë në Lindjen e Mesme, Kaukazin e Jugut, Azinë Qendrore dhe Afrikë, dhe roli i saj aktiv në Ukrainë dhe konfliktin palestinezo-izraelit; aspiratat e Brazilit për të qenë zëri i Amerikës Latine dhe i Jugut Global; dhe ambiciet e zgjeruara globale dhe rajonale të Indisë e ilustrojnë shumë qartë këtë tendencë.

Kthesa strategjike e Turqisë, duke u shndërrua në një aktore më të pavarur dhe më aktive në Lindjen e Mesme, e ilustron në mënyrë të përsosur ndikimin e poleve të shumta të pushtetit në sjelljet e fuqive të mesme. Teorikisht, rënia relative e hegjemonisë së superfuqive ka ndikuar në rritjen e valëve nacionaliste, krizat rajonale, dobësimin global të institucioneve ndërkombëtar dhe tek ndjekja e politikave të jashtme më të pavarura nga ana e fuqive të mesme.

Përshtatja me një rend botëror në transformim e sipër, kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ta pranojnë këtë dinamikë. Fuqitë e mesme po fitojnë jo pak ndikim me zgjedhjen e partnerëve të tyre, duke paraqitur potencialisht sfida të reja për Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, këto fuqi kanë më shumë gjasa të bëhen edhe më këmbëngulëse në kërkesat dhe ambiciet e tyre. Po ikën koha kur Shtetet e Bashkuara mund të siguronin pa mundim konsensusin dhe mbështetjen, dhe kjo gjë po re tek votimet e kohëve të fundit në OKB. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një strategji më të nuancuar për të lundruar në këtë peizazh të ndryshueshëm.

Në vend se të jetë shumë selektiv në zgjedhjen e partnerëve rajonalë, fokusi duhet të jetë tek identifikimi i fuqive aktive rajonale që janë të gatshme të bashkëpunojnë për çështje specifike. Shikimi si një kërcënim i të gjitha ambicieve hegjemoniste rajonale, rrezikon që të armiqësojë fuqitë e mesme dhe të kthejë rajone të tëra kundër Perëndimit.

Çelësi qëndron tek nxitja e partneriteteve me të paktën një fuqi të mesme ambicioze në secilin rajon dhe që është e përshtatshme për bashkëpunim. Ndërsa duhet të njihen rreziqet e mundshme të rritjes së hegjemonisë rajonale, realiteti i një tranzicioni të zgjatur të pushtetit kërkon një qasje më të nuancuar.

Kultivimi i kujdesshëm i miqësive me fuqitë e mesme rajonale, ambicioze dhe bindëse, mbetet një strategji e preferueshme ndaj përballjes së drejtpërdrejtë, duke pasur parasysh pashmangshmërinë e përplasjes së interesave në këtë periudhë të një paqëndrueshmërie globale shumë të dukshme.

Rritja e rolit të fuqive të mesme në botën multipolare në zhvillim, paraqet si sfida po ashtu edhe mundësi për lojtarët globalë. Ndërsa vazhdon të ndryshojë dinamika, do të bëhet e detyrueshme përshtatja e strategjive për të bashkëpunuar me fuqitë e mesme.

Bota është në ndryshim e sipër, dhe përqafimi i një qasjeje fleksibël dhe gjithëpërfshirëse ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, është thelbësor për të lundruar në këtë peizazh tejet kompleks.

fuqitë boterore

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë