LIVE UPDATES
Insights

Si dhe me kë do e kryejë Instituti i Ndertimit vlerësimin dhe certifikimin e ndërtesave?!

29 Janar 2024, 12:19 Nga Erion Periku
Si dhe me kë do e kryejë Instituti i Ndertimit vlerësimin dhe
foto ilustruese

TIRANË- Para pak kohësh, Eurostat vuri në dukje se ndikimi i sektorit të ndërtimit në ekonominë e vendit tonë është më shumë se dyfishi i ndikimit të tij në vendet e BE-së. Ndërsa, sipas të dhënave të Instat, sektori i ndërtimit zë diçka me shumë se 10% të prodhimit të brendshëm bruto. Edhe pse bëhet fjalë për një sektor me kaq peshë për vendin, ironikisht, Shqipërisë i mungon një ministri ndërtimi. Si rrjedhojë, rregullimi i profesionit të inxhinierisë së ndërtimit dhe i sektorit shumëmilionësh mbetetet në dorë të: 1) Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit 2) Komisionit të Dhënies së Licencave, dhe 3) Institutit të Ndërtimit (IN).

Në fillim të vitit 2023, zv. ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) së bashku me drejtorin e IN, dikur edhe ky i fundit zv. ministër në të njëjtin dikaster, bënë publik programin për vlerësimin dhe certifikimin e qëndrueshmërisë së ndërtesave 50- vjeçare e sipër, dhe punën për përgatitjen e projekt-vendimit përkatës, çfarë u konfirmua edhe nga vetë ministrja, ditët e para të vitit 2024.

Vlerësimi i qëndrueshmërisë së ndërtesave ekzistuese dhe pajisja e tyre me dëshminë përkatëse, është një proces i aplikuar gjerësisht në shumë vende, përfshi edhe disa vende të rajonit, sidomos ato me aktivitet të shpeshtë sizmik. Nga pikëpamja inxhinierike, vlëresimi i aftësisë mbajtëse i ndërtesave ekzistuese është proces më i vështirë se projektimi fillestar i një ndërtese dhe kërkon më shumë kohë dhe njohuri teknike. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse në vendet ku ky lloj vlerësimi është kryer i plotë ose i pjesshëm, gjithëherë nën udhëheqjen e departamenteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, së pari, është ndërmarrë një projekt pilot me qëllim identifikimin dhe kategorizimin e veçorive kryesore të ndërtesave, por edhe të njohurive të inxhinierëve të ndërtimit, si grupi kyç i profesionistëve që do e bëjnë këtë vlerësim. Pas kryerjes së projekti pilot, ndërtesat janë grupuar në bazë të tipologjive më përfaqësuese, janë piketuar nevojat dhe mënyrat e ndryshme të vleresimit, dhe është kryer trajnimi dhe certifikimi i stafit inxhinierik që do të angazhohej.

Në ndryshim nga sa parashtron MIE dhe IN, asnjë nga shtetet e rajonit nuk e ka kufizuar nevojën për vlerësim të një stukture me moshën e saj, pasi qëndrueshmëria cilësore e një strukture nuk është e lidhur domosdoshmërisht me vitet. Nevoja për vlerësimin e ndërtesave, në ato vende që e kanë kryer, tashmë, këtë proces, është ndërmarrë ose për shkak të problematikave që ndërtesat kanë shfaqur ndër vite ose prej kërkesave të përditësuara të kushteve të projektimit.

Tipologjitë e ndërtesave ekzistuese formësohen duke u mbeshtetur kryesisht në: kartelën e objektit, që përfshin projektin e zbatimit, lejen e ndërtimit dhe shfrytëzimit, nderhyrjet e mundshme në strukturë etj. (gjithmonë ata që ekzistojnë syresh), sistemin mbajtës, materialet e përdorura, kushtet e projektimit dhe rregulloret në fuqi në kohën e ndërtimit, si dhe ekspozimi i mëparshëm ndaj fenomeneve natyrore (kryesisht tërmetit).

Vetëm pas formulimit të tipologjive kryesore të ndërtesave, është e mundur të bëhet propozimi për ndërtesat që duhet të vlerësohen dhe mënyrat e vlerësimit - e shpejtë ose e thelluar. Vlerësimi i shpejtë është, gjithashtu, një punë e mirëfilltë inxhinierike. Pra, nuk do të thotë “po i hedhim një sy dhe po ia bëjmë nja dy fotografi”. Veçse në ndryshim nga vlerësimi i thelluar, përqendrohet në elementet më të rëndësishëm të një strukture, siç mund të jenë elementët mbajtës, duke përfshirë testime të kufizuara në laboratore të materialeve të strukturës. Vlerësimi i shpejtë, gjithashtu, përcakton ndërtesat të cilat kanë nevojë për vlerësim të thelluar.

Duke qenë se vlerësimi i thelluar kërkon më shumë njohuri e kohë sesa projektimi fillestar i ndërtesës, për kryerjen e mirëfilltë të tij tek të gjitha ndërtesat ekzistuese 50 vjeçare e sipër, nevojitet një numër më i madh inxhinierësh se se ata që i kanë projektuar këto ndërtesa, që nga më e vjetra deri tek ajo që sapo ka festuar 50 vjetorin. Me fjalë të tjera, edhe sikur i gjithë kapitali inxhinierik i vendit të përdorej vetëm për këtë qëllim, nuk do iu mjafton as numri as vitet e jetës ta përfundonin procesin me sukses.

Duhet theksuar se, si pothuajse çdo vlerë e përftuar nga llogaritjet inxhinierike, vlerat e përftuara nga vlerësimi i thelluar jane relative dhe marrin kuptim vetëm kur krahasohen me vlerat referencë të paracaktuara. Vlerat referencë që përdoren për këtë vlerësim, ligjërisht, janë ato të përcaktuara në “Kushtet Teknike të Projektimit” të vitit 1978 dhe në “Kushtet Teknike të Projektimit për Ndërtimet Antisizmike” të vitit 1989, pra dy dokumente thuajse moshatarë me ndërtesat që do të vlerësohen. Prandaj, duhet saktësuar nëse dokumentet në fjalë i përfshijnë ndopak vlerat e referencës dhe nëse janë në përputhshmëri me parametrat bashkëkohorë të projektimit. Por edhe nëse procesi nuk do të bëhet sipas ligjit por sipas “Maliqit”, parashtrimi i vlerave të referencës, të paktën, në letër është i detyrueshëm. Përndryshe “shkopi i tij me gunga” do godasë vetëm ato ndërtesa me vendndodhje të lakmueshme dhe kjo s’do të ketë aspak lidhje me aftësinë e tyre mbajtëse.

Një tjetër pikë që duhet theksuar është se çdo ndërtese ekzistuese mbart në vetvete një farë vlere monetare, urbanistike a historike. Shtetet serioze, të cilat dinë t’i mbrojnë të vetat vlera, në rastet kur një ndërtesë nuk i përmbush kriteret e qëndrueshmërisë, zgjidhjen parësore kanë përforcimin. Përforcimi i ndërtesës ekzistuese aplikohet kur vlera e tij monetare nuk i kalon 35-45% të vlerës së ndërtimin të ri. Vetëm në të kundërt, merret në konsideratë ndërtimi nga e para.

Me fjalë të tjera, vendet e rajonit dhe më gjerë, së pari, kanë bërë regjistrimin e ndërtesave; më pas i kanë grupuar ato në bazë të karakteristikave dhe, në vijim, kanë vendosur se cilat ndërtesa do të vlerësohen dhe si. Gjithashtu, janë trajnuar inxhinierët që do kryejnë vlerësimet dhe janë paracatuar kushtet se kur një ndërtesë duhet përforcuar dhe kur duhet prishur.

Në Shqipëri vlerësimi do bëhet, por:

- Të dhënat e ndërtesave ekzistuese (numri, funksioni, sistemi mbajtës, materialet e perdorura, mosha etj.) mungojnë;

- Problematikat e qendrueshmërisë që ndërtesat kanë shfaqur dhe e bëjnë vlerësimin e ndërtesave të nevojshëm në këtë kohë nuk bëhen publike;

- Arsyet përse IN është zgjedhur si institucioni i vetëm që do të mund të kryejë certifikimin e vlerësimeve nuk janë të qarta;

- Cilësitë dhe njohuritë teknike të stafit inxhinierik që punon për llogari të IN dhe do të vlerësojë ndërtesat 50+ mund të mos mjaftojnë ashtu si numri i tyre.

instituti i ndertimit

Sondazh

Poll
Insights 28 Janar 2024, 12:51 Ditmir Bushati

Me mendjen akull, me zemrën zjarr!

foto ilustruese Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e...

Insights 18 Janar 2024, 15:53 Auron Tare

Ikja e Skëndërbeut nga kjo botë

17. Janar. Ikja e Skenderbeut nga kjo bote. Si zakonisht shqiptaret e facebook bene me qindra statuse per Skenderben, kete figure me permasa europiane. Eshte ...

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme