LIVE UPDATES
Insights

Policia e brekëve

Shkund mendjen e ndërsa i jap urdhër vetes të kthehem,ndërroj marrsh. Shlodhu pak,o njeri! U ula mbi një gur të madh e u çudita që nuk ndjeva ftohtë.

25 Shkurt 2024, 11:55 Nga Agim Xhafka
Policia e brekëve
Agim Xhafka

Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër rrugicat e lagjes dhe më tej. Ia filloj nga ish-lokali “Valbona” e duke u zhytur në kujtime e nostalgji s’kuptoj kur arrij psh te Çezma e Azmos,bash në kërthizën e qytetit të atëhershëm. Shkund mendjen e ndërsa i jap urdhër vetes të kthehem,ndërroj marrsh. Shlodhu pak,o njeri! U ula mbi një gur të madh e u çudita që nuk ndjeva ftohtë. Por më çoi brof një e bërtitur:
-Ditkë,Ditkë moj,i lave brekët me?
Qe një zë burri si i gërvishtur me xham.
-I lava,i lava. Ja dhe ca e thahen.
Ue,ue dy pleq që flasin për brekë e për marrina e në mes të sheshit! Kaq qenkan zhvilluar korçarët sa për llafe të tilla ua kalokan dhe të rinjve të Tiranës,po dërdëllisja me vete. Doja të ikja,por edhe qeshë kurioz të mësoja aventurën e pleqve.
-Vasil,po ti i bëre gati qeset e plehrave,mo?
Vasil e quajnë burrin,thashë. Ai heshti pak,pastaj u çua,hyri brenda në shtëpi,doli e hodhi para këmbëve të Ditkës një tufë me qese. Dukeshin si plehra shtëpie.
-Sa qese paske,mo?
-Tetë.
Nga që nuk po shihja këmbë njeriu rrotull u çudita që dy veta bëkan kaq mbeturina. Mos i mbledhin për një javë e i nxjerrin me ditë të caktuara t’ua marrë bashkia,mendova. Nga që atje në Amerikë ku rri gjysëm viti kështu veprohet.
-Po dje sa qese kishe?
-Edhe dje tetë kisha,-u përgjigj Vasili.
Ue,ue,do e kenë kopësht fëmijësh shtëpinë,ose tavernë nate,bujtina i thojnë sot. Kurioziteti më kapi temperaturë të lartë. Ndërkohë shkoi në shtëpi Ditka e erdhi që andej me një shportë plot me rroba.
-I solle brekët,me?
-Po.
-Sa copë ke?
-Janë nja 12 palë.
Bravo Ditka,ditka si ta mbajë veten,mendova.
-Pa t’i shohim,-foli Vasili.
E moshuara futi dorën te kanistra,nxorri një palë të bardha.
-Po hapi me,hapi të flamosurat. A i ke Calvin Klein?
Pas kësaj pyetje zgurdullova sytë. Këta qenkan kaq përpara moshës së tyre sa më dukej sikur kishin zbritur nga Marsi.
-Calvin,Calvin i kam. Ja shihi o i nxirosur!
Dhe Ditka bash te hunda e Vasilit afroi brekët e bardha. Situata u ndez,mori nota erotike. Do jenë të çmendur këta thashë e sa do ngrihesha shoh që ato qenë brekë burrash.
-Ja,lexo dhe këtë!
Shoh sërish që Ditka i afronte Vasilit brekë burrash. Kështu të 12 palët. U koklavit muhabeti. Nuk po i kuptoja fare dy të moshuar që mbanin ndër këmbë 8 qese me plehra dhe 12 palë brekë!!! Ngrihu ec,më tha mendja. Nuk të hyn ty gjë në qese,ndaj largohu. Po ama kurreshtja më kishte kapur këpucët ashtu si zifti kur u u futa te fuçia ato mote të vegjëlisë. Vasili me Ditkën sikur e kuptuan që po i survejoja ndaj ulën zërat. Më tepër merreshin vesh me shikime. Prita pak e s’durova. Iu afrova.
-Më ka ngelur merak kjo puna e brekëve dhe e qeseve me plehra. Më jepni një shpjegim se po më duket si problem aritmetike që nuk ia gjej dot zgjidhjen. Vasili,si hetues Njaziu,më hodhi vështrim sikur po më bente ecografi. Pa nga Ditka e më pyeti:
-Sa kohë ke që rri ulur te ky sofati?
-Po mbush një orë,-i thashë.
-Të ka zënë syri të kalojë ndonjë njeri këndej?
-Jo.
-Ditën dhe s’ka këmbë njeriu. Mendo natën. Tani e kupton,-tha.
Në fakt s’kuptova gjë prej gjëje. Por sa ngrita supet foli Ditka.
-Në këtë rrugicë kemi ngelur veç unë dhe Vasili. Ky e ka shtëpinë ngjitur me timen. Pra veç dy shtëpi marrin frymë. Të tjerët kanë ikur nëpër botë. Ndaj ne bëjmë punën e policisë private.
Atë çast qesha. Polici private dy pleq.
-Mos qesh. Ne s’kemi moshën,por kemi metoda. Të rafinuara vërtet.
Vasili sa dëgjoi fjalën metodë u fut në bisedë. Të kuptohej që komandant i kësaj policie private është ai.
-Sapo hajdutët mësuan që këndej rrotull shtëpitë janë bosh filluan të lëvrijnë. I gjuajtëm ca netë me gurë sa t’i trembnim,por ata si hijena bre. Nuk shqiteshin. Atëhere ne në çdo tre shtëpi vumë qese me plehra te dera para që të duket se atje banojnë korçarë. Ndërsa te shtëpitë pa plehra nderëm brekë burrash. Dmth që trimat e familjeve kanë qënë jashtë,por kanë erdhur e pasi kanë bërë dush brekët ua kanë larë e i kanë nderur.
Më pa me triumf. Dhe s’e kishte gabim. Metodë që do ketë dhënë rezultat.
-Po pse brekë Calvin Klein?- e pyeta me shpoti.
-Që të besojnë që kanë erdhur djemtë nga Greqia,jo nga fshatrat rrotull. Se për brekë të zakonshme s’kishin pse shkonin ata deri andej.
Po mbusheshin dy orë e veç ne tre korçarë merrnim frymë në atë rrugicë. Po më gatuhej loti. Si u bëmë kështu? U pakësuam si popull e po na shtohen hajdutët? Hyra te një dyqan i shkretë dhe bleva një arkë me birra. Plot 24 kanaçe. Ia dhashë Vasilit.
-Nuk pi alkool unë,-tha ai.
-Në s’i pi,derdhi të gjitha. Ama kanoçet bosh futi te qeset me plehra që hajdutët të kuptojnë që djemtë tanë kanë erdhur nga Greqia,kanë bërë dush mirë e mirë,kanë nderur brekët,janë kënaqur dhe me birra.
Kaq dhe ika se ngashërimi po më mbyste. Lashë pas të qeshur të dy policët privatë të Korçës sime. Policët “Calvin Klein”…

policia agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 22 Shkurt 2024, 12:18 Meri Lika

Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!

Meri Lika Hienat janë të vetmet kafshë që edhe pse qeshin, të kallin krupën. E qeshura e tyre nuk është si pasoj&eu...

Insights 5 Shkurt 2024, 12:35 Auron Tare

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit. Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrug&...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend