LIVE UPDATES
Insights

Nevoja urgjente për të mbrojtur qytetarët nga shitja e hiçit

Shitja e banesave pa filluan ende puna në kantier është një fenomen, që po përhapet me ritme të frikshme së fundmi. Nëse kësaj i shton dhe zgjerimin e pandalshëm të sektorit të ndërtimit, përfundimi është i qartë. Qytetarët shqiptarë po ekspozohen masivisht para riskut të mashtrimit.

9 Prill 2024, 20:32 Nga Klodian Tomorri
Nevoja urgjente për të mbrojtur qytetarët nga shitja e
Klodian Tomorri

Një njeri me NIPT hap fjalë se po merr leje për një projekt ndërtimi. Mjafton vetëm kaq dhe fillon të arkëtojë para nga qytetarë, të cilët nxitojnë të prenotojnë banesa për të përfituar çmime okazion. Shitja e banesave pa filluan ende puna në kantier është një fenomen, që po përhapet me ritme të frikshme së fundmi. Nëse kësaj i shton dhe zgjerimin e pandalshëm të sektorit të ndërtimit, përfundimi është i qartë. Qytetarët shqiptarë po ekspozohen masivisht para riskut të mashtrimit.

Në të gjithë këtë marrëzi, ka një pyetje që lind natyrshëm. Çfarë ndodh me qytetarët nëse dikush që ka arkëtuar paratë e tyre duke u shitur ajrin, zhduket? Ose e lë në mes pallatin? Ligjërisht asgjë.  Sot Shqipëria nuk ka asnjë ligj, që të mbrojë qytetarin nga mashtrimi. Ndaj kjo ndërhyrje është bërë e domosdoshme dhe urgjente.

Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë apo të bëjë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mjafton të kopjojë modelet e vendeve të tjera. Disa prej tyre kanë të sanksionuar me ligj se ndërtuesi nuk mund të përdorë asnjë qindarkë nga paratë e arkëtuara për një projekt banimi në aktivitete të tjera, pa mbyllur më parë detyrimet kontraktuale për përfundimin e objektit.

Të tjerë, si Maqedonia e Veriut i detyrojnë kompanitë e ndërtimit që të ngrijnë në një llogari të posaçme escrow, të paktën 20 për qind të arkëtimeve nga prenotimet e apartamenteve.

Masat që mbrojnë qytetarët nga mashtrimi i shitjes së hiçit nuk kanë dalë nga hiçi. Por kanë ardhur pas eksperiencave të dhimbshme. Sot Shqipëria rrezikon shumë të përballet me të tilla eksperienca.

Zgjerimi i pandalshëm i ndërtimit dhe shitjet e ajrit nuk janë faktorët e vetëm të riskut. Ka dhe një faktor tjetër, por aq shqetësues. Ky është ai që ka të bëjë me stofin e investitorëve në ndërtim.

Nëse deri pak vite më parë, kompanitë e ndërtimit në Shqipëri numëroheshin me gishtat e dorës dhe ishin aktorë të besuar në treg, tani në këtë sektor mund të gjesh çfarëdo. Banditë, trafikantë, mashtrues dhe kontingjente të tjera nga bota e krimit. Mjafton vetëm një NIPT.

Përtej kësaj, janë dhe investitorët nga jashtë. Supozoni vetëm një moment skenarin e një investitori të huaj që shet ajër në Shqipëri dhe pasi ka transferuar paratë jashtë vendos të largohet edhe vet. Çfarë e pengon për shembull Mohammed Alabbarin ta bëjë këtë? Pra, që pasi ka shitur ajër pa leje ndërtimi në Durrës, të largohet së bashku me paratë e qytetarëve.

Dikush dhe qeveria mund të thonë se zoti Alabbar është një nga investitorët më seriozë në botë në këtë sektor. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por shteti nuk i mbron qytetarët me emrin e mirë. Sepse po të ishte ashtu, ndërtuesi më i madh sot në botë duhet të ishte Papa i Romës.

Qeveritë i mbrojnë qytetarët e tyre me ligje. Nëse ato rrinë duarkryq kur risqet formësohen, atëherë fatura që vjen pas është e rëndë. Dhe sot në sektorin e ndërtimit risqet po ndërtohen me shpejtësi. Shitje në ajër, investitorë të huaj, banditë dhe të fortë me leje ndërtimi. Ky është terreni pjellor i hatasë.

klodian tomorri nipt mashtrim

Sondazh

Poll
Insights 29 Mars 2024, 15:33 Ola Xama

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...

Insights 15 Mars 2024, 11:04 Ervin resuli

Ky është fundi

"Nuk është thjesht një shprehje kur thuhet se 'peshku i madh ka të voglin', sidomos kur flasim për tregun e qumështit në Sh...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën