11 Prill 2024, 18:09
Nga E. D
foto ilustruese
ROMË – Nëntë persona, përfshirë një foshnje, vdiqën kur anija e tyre u fundos ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe gjatë një stuhie. Fati i 15 personave të tjerë ende nuk dihet, sipas njoftimit të rojes bregdetare italiane të enjten.
Autoritetet e Maltës kërkuan ndihmën e Italisë të mërkurën pas fundosjes së anijes rreth 50 kilometra në juglindje të ishullit të Lampedusës.
Roja bregdetare italiane njoftoi se ka dërguar një ekip të saj tek vendi i ngjarjes, duke “shpëtuar 22 të mbijetuar dhe gjetur trupat e 9 personave, përfshirë atë të një foshnjeje.”
Operacioni i shpëtimit “ishte i vështirë për shkak të motit të keq dhe kushteve të rënda në këtë zonë, me dallgë që arrinin lartësinë deri në 2.5 metra,” sipas njoftimit të rojes bregdetare.
Përkatësia kombëtare e personave në anije nuk dihet ende, por ishulli Lampedusa, që shtrihet në Mesdhe midis Tunizisë, Maltës dhe ishullit italian të Sicilisë, është porti i parë për shumë migrantë që synojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
“Fundosje e tmerrshme e anijes në afërsi të Lampedusës gjatë një misioni shpëtimi,” shkroi në rrjetin social X zëdhënësi i UNHCR-së Filippo Ungaro të mërkurën mbrëma. Të mbijetuarit, u dërguan në Lampedusa, “me hipotermi dhe të tronditur,” shtoi ai.
Një aeroplan i rojës bregdetare italiane po vëzhgon zonën përreth anijes së fundosur për persona të tjerë, fati i të cilëve nuk dihet.
Në një operacion tjetër, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar 37 migrantë “të cilët ishin në mëshirën e dallgëve të detit në një varkë të vogël druri rreth 7 metra e gjatë” në afërsi të bregjeve të Lampedusës të mërkurën./VOA
Bota
11 Prill 2024, 17:56
E. D
Truorg My Line
VIETNAM- Miliarderja 67-vjeçare, Truorg My Line u dënua me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarës...
Bota
11 Prill 2024, 17:39
E. D
Telegram
Telegram mund të mos jetë aq i popullarizuar sa WhatsApp, por aplikacioni i bisedës është megjithatë një nga at...
Bota
11 Prill 2024, 16:41
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Një meme e re po shpërndahet gjerësisht këtë javë në llogaritë e mediave sociale në k...
Bota
11 Prill 2024, 16:32
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një ish-ambasador izraelit në SHBA i ka bërë thirrje Izraelit të godasë “kokën e gjarprit&...
Bota
11 Prill 2024, 16:26
S.B
Ishulli i Richard Branson
KARAIBE- Biznesmeni britanik Richard Branson bleu një nga ishujt e virgjër britanikë për vetëm 120,...
Bota
11 Prill 2024, 16:27
E. D
Donald Trump
NEW YORK- Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të...
Bota
11 Prill 2024, 16:16
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma kon krete ushtarake, veçan&eu...
Bota
11 Prill 2024, 15:59
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Tre marinarët po planifikonin të shkonin për peshkim rreth Pikelot Atoll, në ujërat e Mikronezisë,...
Bota
11 Prill 2024, 15:41
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një burrë i armatosur në Bordo të Francës goditi me thikë për vdekje një perso...
Bota
11 Prill 2024, 15:35
E. D
foto ilustruese
UKRAIN- Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin ushtarak që do të rrisë numrin e trupave, thanë dy ...