LIVE UPDATES
Bota

“Trump është përgjegjës”, ligjvënësit amerikanë drejtojnë gishtin nga ish-Presidenti për sulmin në Kapitol

Anëtarët e një komisioni të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetojnë sulmin thanë se zotit Trump i ishte thënë nga këshilltarët në administratën dhe fushatën e tij se ai kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe se duhej të pranonte fitoren e Joe Bidenit, por ai zgjodhi të shpërfillte këshillat e tyre.

12 Korrik 2022, 23:00 Nga I.A
“Trump është përgjegjës”, ligjvënësit
Komisioni

SHBA- Ligjvënësit amerikanë akuzuan të martën ish presidentin Donald Trump për nxitjen e një turme mbështetësish për të sulmuar Kapitolin më 6 janar 2021, në një përpjekje të fundit për të qëndruar në pushtet ndërsa Kongresi ishte duke çertifikuar zyrtarisht humbjen e tij në zgjedhje.

Anëtarët e një komisioni të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetojnë sulmin thanë se zotit Trump i ishte thënë nga këshilltarët në administratën dhe fushatën e tij se ai kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe se duhej të pranonte fitoren e Joe Bidenit, por ai zgjodhi të shpërfillte këshillat e tyre.

Në dëshmitë filmike, dëshmitarët përshkruan një takim të tensionuar gjashtë-orësh në dhjetor të vitit 2020, ku zoti Trump shpërfilli këshillat e tyre dhe u rreshtua me këshilltarët e jashtëm, të cilët i kërkuan atij të vazhdonte të ushtronte presion ndaj pretendimeve të tij të pabaza për mashtrime në zgjedhje. Ish presidenti Trump ishte përfundimisht përgjegjës për kaosin që pasoi, thanë ata.

"Presidenti Trump është një 76-vjeçar. Ai nuk është fëmijë që të ndikohet... Ai është përgjegjës për veprimet e tij dhe zgjedhjet që bën," tha ligjvënësja republikane Liz Cheney, nënkryetare e panelit.

"Strategjia është të fajësohen njerëzit që këshilltarët e tij i quajtën "të çmendur" për atë që bëri Donald Trumpi. Kjo, natyrisht, nuk ka llogjikë," tha zonja Cheney.

Anëtarët e komisionit thanë se zoti Trump nxiti trazirat përmes refuzimit të tij për të pranuar se i humbi zgjedhjet dhe përmes komenteve si ai i 19 dhjetorit 2020, ku u bëri thirrje në Twitter mbështetësve që të dynden në Uashington për një "protestë të madhe", duke thënë: "Hajde atje, do jetë ngjarje."

Shtatë demokratët dhe dy republikanët e komisionit i kanë përdorur seancat për të argumentuar se përpjekjet e Donald Trumpit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e nëntorit 2020 përbëjnë sjellje të paligjshme, që tejkalon caqet e politikës normale.

Donald Trumpi, një republikan që ka lënë të kuptohet se mund të kërkojë përsëri të garojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, mohon të ketë vepruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe ka pohuar në mënyrë të rreme se ai humbi vetëm për shkak të mashtrimit të përhapur në zgjedhje nga i cili përfitoi Joe Bideni, një demokrat.

Seanca dëgjimore kërkon gjithashtu të analizojë lidhjet midis grupeve militante të krahut të djathtë, duke përfshirë grupet Oath Keepers, Proud Boys dhe lëvizjen konspirative të internetit QAnon, me ish presidentin Trump dhe aleatët e tij.

Seanca dëgjimore paraqiti dëshmi në video nga Pat Cipollone, ish-këshilltari i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili foli me hetuesit e komisionit për tetë orë pas dyerve të mbyllura të premten.

Zoti Cipollone tha se i kishte kërkuar ish presidentit Trump të pranonte humbjen.

Komisioni luajti dëshmi të regjistruara nga zoti Cipollone dhe figura të tjera të administratës Trump, duke përshkruar një takim të zemëruar më 18 dhjetor, ku një pjesë e vogël e këshilltarëve të jashtëm të zotit Trump, përfshi avokatin personal Rudy Giuliani, avokatët Sidney Powell dhe Patrick Byrne, shefin ekzekutiv të kompanisë Overstock.com, e inkurajuan atë të sfidonte rezultatin e zgjedhjeve.

"Asnjë nga këta njerëz nuk mendoj se po i jepte presidentit këshilla të mira. Nuk e kuptova se si kishin hyrë brenda," tha zoti Cipollone.

Takimi zgjati më shumë se gjashtë orë, duke përfunduar pas mesnate. Zoti Giuliani, i cili u shoqërua jashtë ambienteve të Shtëpisë së Bardhë, tha në dëshminë e tij në video se kishte përdorur argumentin: "Ju djema nuk jeni të rreptë sa duhet”.

Sulmi në Kapitol, pas një fjalimi që Trumpo mbajti në një tubim jashtë Shtëpisë së Bardhë, vonoi me orë të tëra çertifikimin e zgjedhjes së Joe Bidenit, plagosi më shumë se 140 oficerë policie dhe çoi në disa vdekje.

Komisioni luajti gjithashtu dëshmi nga një ish-punonjës i Twitterit, i cili përshkroi shqetësimin e tij pas postimit të zotit Trump në dhjetor.

“Dukej sikur po organizohej një turmë dhe ata po mblidhnin së bashku armët dhe arsyetimin e tyre përse ishin të përgatitur të luftonin”, tha punonjësi.

Rreth 800 persona, duke përfshirë anëtarë të të dy grupeve me prirje të djathta, janë akuzuar për pjesëmarrje në trazirat e Kapitolit, me rreth 250 që janë deklaruar fajtorë deri tani.

Zoti Trump dhe mbështetësit e tij - duke përfshirë shumë republikanë në Kongres - e hedhin poshtë komisionin e 6 janarit si një gjueti politike, por mbështetësit thonë se ky është një hetim i nevojshëm për një kërcënim të dhunshëm kundër demokracisë.

Marrë nga VOA

donald trump 6 janar 2021 liz cheney

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet