LIVE UPDATES
Bota

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

28 Janar 2026, 21:15 Nga E.d
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.

“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.

Abbas Araqhchi, sipas medias shtetërore ISNA, tha më 28 janar se “ushtrimi i diplomacisë përmes kërcënimit ushtarak nuk mund të jetë efektiv ose i dobishëm”.

Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjë kontakt” me i dërguarin amerikan, Steve Witkoff, në ditët e fundit dhe se “Irani nuk ka kërkuar negociata”. Trump, nga ana tjetër, tha në një intervistë për Axios më 26 janar se Teherani kishte “thirrur në shumë raste”.

Kriza ekonomike

Irani është përfshirë në trazira që nga 28 dhjetori i vitit 2025, kur protestues paqësorë filluan të dilnin në rrugët e Teheranit për të kërkuar nga autoritetet që të ndalonin inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Përleshjet u përhapën në të gjithë vendin dhe u shndërruan në një veprim më të gjerë kundër pushtetit, duke nxitur një përgjigje masive dhe vdekjeprurëse nga autoritetet, që shkaktoi zemërim në mbarë botën.

Organizata amerikane për të drejtat e njeriut HRANA, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran këtë muaj, raporton se numri i viktimave të konfirmuara, duke përfshirë edhe në anën e forcave të sigurisë, është 6.221, ndërsa numri i të vdekurve që janë ende nën hetim është 17.091. Më shumë se 42.000 persona janë arrestuar. Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Marrëveshja e dështuar bërthamore

Më 2015, Irani u pajtua për një marrëveshje historike me fuqitë botërore, që synonte parandalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Republika Islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Por, ai filloi të tërhiqej nga zotimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, e tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në korrik të vitit 2025, si përgjigje ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj ndërtesave kyç bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Sanksionet që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, gjë që herë pas here ka shkaktuar protesta për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së mallrave dhe furnizimeve me energji. Protestat e fundit vlerësohen gjerësisht si sfida më e madhe ndaj Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet