LIVE UPDATES
Bota

"Trump pret që aleatët të shpenzojnë më shumë!" Analiza: Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

Propozimi i Trump për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket.

22 Janar 2025, 07:40 Nga M.B
"Trump pret që aleatët të shpenzojnë më
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në NATO të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba. Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024. Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare. Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska.

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë. Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës. Një analizë e tri fuqive ushtarake më të mëdha evropiane thekson shkallën e pengesave për investime të mëdha në forcat e tyre të armatosura.

Në terma nominalë, Gjermania është shpenzuesja më e madhe evropiane, duke shpenzuar pothuajse 98 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të NATO-s. Kjo shumë përkon me 2.12 për qind të PBB-së, më pak se shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Tentimet për ta rritur këtë përqindje janë kundërshtuar dhe kanë çuar në rënien e qeverisë gjermane në dhjetor. Kundërshtimet në fjalë vijnë nga një rregull kushtetues i njohur si frenimi i borxhit. Ky rregull kufizon vlerën e borxhit të përgjithshëm të Gjermanisë dhe huamarrjen vjetore.

Për një propozim për të pezulluar frenimin e borxhit për shkak të presioneve të jashtëzakonshme mbi buxhet – jo vetëm për mbrojtje – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë nuk arriti konsensus. Ministria e Mbrojtjes publikoi planet për investime masive për ta bërë ushtrinë gjermane “gati për luftë,” por ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte i frustruar nga mungesa e fondeve. Gjermanët tani do të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme në shkurt, por mbrojtja është gati fare inekzistente si çështje fushate.

Unioni Kristian-Demokrat duket se do të dalë fitues dhe premtimi për të mbajtur shpenzimet “të paktën” 2 për qind të PBB-së nuk do t'i gëzojë zemrat në Uashington. Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme tha se situata e Gjermanisë ilustron një problem të gjerë në të gjithë Europën.

“Politikanët nuk kanë pasur një bisedë serioze me publikun e tyre për 30 vjet për nevojën për shpenzime në mbrojtje”, tha ai. “Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë bisedë. Ka një vështirësi politike që e pengon atë”.

Franca është një shembull i kësaj vështirësie. Pasiguria politike ka penguar planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në afat të shkurtër. Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme gjatë verës, duke e bërë të pamundur deri tani miratimin e një buxheti për vitin 2025. Kjo ka bërë që buxheti për mbrojtje të mbetet në nivelet e vitit 2024 aktualisht, duke lënë rritjen e planifikuar prej 3 miliardë dollarësh të pasigurt.

Grupet kryesore në Parlament kanë prioritete krejt të ndryshme për buxhetin. Si të majtët, ashtu edhe ekstremi i djathtë duan më shumë shpenzime sociale, ndërsa qendra e djathtë do ulje tatimesh. Dhe, askush nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis. Qeveria mund të humbasë një mocion besimi në çdo moment.

“Mbrojtja kurrë nuk është në diskutim”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris. “E gjithë tema është rreth liderëve politikë që synojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Ndërkohë, situata financiare e Francës është tashmë në një pikë delikate. Borxhi kombëtar ka arritur në 120 për qind të PBB-së, dyfishin e kufirit të borxhit të Bashkimit Evropian.

“Franca është më keq se Gjermania në të gjithë indikatorët ekonomikë”, tha kryeministri Francois Bayrou më 14 janar.

Costa tha se “do të ishte shumë e vështirë në kontekstin aktual t'u shpjegohet qytetarëve se duhen më shumë shpenzime për mbrojtje”.

Britania ka një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë. Me rreth 82 miliardë dollarë, ajo shpenzon 2.33 për qind të PBB-së për mbrojtje. Skena politike e vendit është më e qëndrueshme, pasi Qeveria e re ka një shumicë të madhe në Parlament. Por, kryeministri Keir Starmer fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se nuk do t'i rrisë taksat dhe do të reduktojë huamarrjen. Ai, gjithashtu, premtoi t'i mbajë shpenzimet në nivelet e mëhershme. Kjo përfshin buxhetin për mbrojtjen, por gjithashtu edhe shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e transportit.

Borxhi kombëtar i Britanisë është aktualisht në nivelin më të lartë që nga vitet 1960. Kjo do të thotë se ka një mundësi shumë të kufizuar për ta rritur buxhetin për mbrojtje. Në nëntor, Starmer i tha Ruttes se në pranverë qeveria do të “përcaktojë një rrugë” për të ngritur shpenzimet në 2.5 për qind të PBB-së. Mungesa e një afati kohor për këtë angazhim është kritikuar, njëjtë si dhe ambicia e tij që është shumë më poshtë se shifra që ka përmendur Rutte./ REL

nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet