LIVE UPDATES
Bota

Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin

Trump, i cili merr zytarisht detyrën më 20 janar 2025, bëri publik qëndrimin e tij ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po zhvillon bisedime në Kapitol me disa nga republikanët më konservatorë, të cilët ndikuan në dështimin e projektligjit të mbështetur nga Trump.

20 Dhjetor 2024, 18:49 Nga E. D
Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin
foto ilustruese

SHBA- Disa orë përpara skandimit të afatit që do të çonte në një mbyllje të pjesshme të qeverisë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump këmbënguli të premten në kërkesën e tij për rritjen e tavanit të borxhit, si pjesë e një marrëveshjeje për buxhetin. Nëse kjo nuk ndodh, paralajmëroi ai, “mbyllja le të fillojnë që tani".

Trump, i cili merr zytarisht detyrën më 20 janar 2025, bëri publik qëndrimin e tij ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po zhvillon bisedime në Kapitol me disa nga republikanët më konservatorë, të cilët ndikuan në dështimin e projektligjit të mbështetur nga Trump.

Afatet për mbylljen e agjencive qeveritare po ngushtohen me mesnatën e së premtes që po afron.

Nëse do të ketë një mbyllje të qeverisë, le të fillojë tani”, shkruante zoti Trump në mediat sociale.

Vetë zoti Trump shkaktoi mbylljen më të gjatë të qeverisë në histori gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, kur qeveria u mbyll në mënyrë të pjesshme për një muaj duke filluar rreth fundit të dhjetorit 2018, deri rreth mesit të janarit 2019.

Kërkesa kryesore e presidentit të zgjedhur është rritja e tavanit të borxhit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën.

Kufiri i borxhit federal skadon më 1 janar dhe zoti Trump nuk dëshiron që muajt e parë të administratës së tij të re të jenë të ngarkuara me negociata të vështira në Kongres mbi kapacitetin huamarrës të vendit.

Kjo situatë u krijon demokratëve, të cilët do të jenë në pakicë në Kongres vitin e ardhshëm, një avantazh.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po lufton me kohën pas dyersh të mbyllura për të parandaluar mbylljen e qeverisë, por ndikimi i tij është i kufizuar.

Zoti Trump dhe aleati i tij, miliarderi Elon Musk, e kundërshtuan planin e parë të paraqitur nga zoti Johnson, fryt i një kompromisi dypartiak, që përfshinte ndër të tjera 100 miliardë dollarë ndihmë për shtetet e goditura rëndë nga fatkeqësitë natyrore. Projektligji dypartiak nuk e trajtonte çështjen e tavanit të borxhit.

Pas trysnisë së presidentit të zgjedhur, zoti Johnson negocioi një paketë të re ligjore e cila u mbështet nga zoti Trump.

Por projektligji i ri që përfshinte edhe rritjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027, dështoi në Kongres. Tridhjetë e tetë republikanë të vijës së ashpër votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Të premten në mëngjes, Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance shkoi në zyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitol, atje ku një grup republikanësh të vijës së ashpër po takoheshin me zotin Johnson. Ky i fundit ka këmbëngulur për të gjetur një zgjidhje mbi situatën.

Punonjësve të qeverisë u është bërë e ditur të përgatiten për një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

"Mirë se erdhe përsëri në kënetën MAGA", shkruante sot në një postim në median sociale udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

"Kjo është arsyeja pse vendi ynë është në prag të mbylljes së qeverisë, çka do të dëmtojë ekonominë, do të dëmtojë amerikanët e klasës punëtore dhe ka të ngjarë të jetë mbyllja më e gjatë në historinë e vendit".

Në Senat, i cili kontrollohet nga demokratët edhe për disa javë të tjera, po zhvillohen bisedime me synimin për të nxitur një marrëveshje mbi paketën origjinale, frut i një kompromisi mes zotit Johnson, zotit Jeffries dhe udhëheqësit të Senatit, negociuar në fillim të kësaj jave. Një gjë e tillë do të ishte e vështirë, por jo e pamundur.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e quajti marrëveshjen origjinale "mënyrën më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të lehtë për t'u siguruar që qeveria të qëndrojë e hapur dhe që ofron ndihmë jetike dhe urgjente për popullin amerikan", siç tha ai.

Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet në javët e fundit të tij në detyrë, nuk ka folur për këtë çështje, gjë që ka nxitur kritika nga zoti Trump dhe republikanët, të cilët po përpiqen t'ia faturojnë atij përgjegjësinë për një mbyllje të mundshme të qeverisë.

Zoti Johnson përballet me një detyrë të vështirë, ai jo vetëm po synon të mos shkohet tek mbyllja e qeverisë, por edhe të shpëtojë vendin e tij të punës.

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve është votimi i parë që kryhet në Kongresin e ri, i cili mblidhet më 3 janar dhe zoti Johnson do të ketë nevojë për mbështetjen e pothuajse çdo republikani, për të mbajtur detyrën. Demokratët do të votojnë për zotin Jeffries./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj