Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke e përshkruar atë si pioniere për gratë, ai ka thënë se “dinjiteti i saj dhe kuraja e kanë inspiruar Francën dhe botën”.
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën e Gisele Pelicotit për forcën që ka shfaqur në gjyqin e dhunimeve masive, të inciuara nga burri i saj dhe të kryera nga 50 burra tjerë.
Duke e përshkruar atë si pioniere për gratë, ai ka thënë se “dinjiteti i saj dhe kuraja e kanë inspiruar Francën dhe botën”.
Ish-burri i saj, Dominique Pelicot, 72-vjeçar, është dënuar me 20 vjet burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka droguar Giselen për pothuajse një dekadë dhe se ka rekrutuar burra tjerë për ta dhunuar atë, teksa ajo ka qenë në gjendje kome në shtrat.
Të 50 burrave tjerë u janë dhënë dënime më të vogla.
Gisele Pelicot ka thënë se procesi gjyqësor ka qenë i vështirë, mirëpo beson në një të ardhmen kur burrat dhe gratë mund të jetojnë “në harmoni dhe me mirëkuptim”.
Ajo pati marrë vendim që procesi të mos jetë anonim dhe e ka bërë rastin publik, i cili ka marrë vëmendje globale.
Gjyqtarët në jug të Francës kanë thënë se 51 burrat që janë paditur, të moshave prej 27 deri në 74-vjeçare, janë fajtorë dhe janë dënuar, mirëpo avokati i Giseles ka thënë të premten se “asnjë vendim nuk do t’ia kthejë mbrapsht jetën që i është shkatërruar”.
Tre fëmijët e saj kanë dhënë se janë të zhgënjyer me disa dënime që u janë shqiptuar disa burrave, të cilat dallojnë prej tre deri në 15 vjet.
Sipas raportimeve, 41 burra janë dërguar menjëherë në burg.
Avokati i Dominique Pelicotit ka thënë se është “tronditur” nga dënimi ndaj klientit të tij dhe do të vendosë në ditët në vijim nëse duhet apeluar atë.
Aktivistët kundër dhunës seksuale e kanë ndjekur nga afër procesin gjyqësor, me shpresën se do të nxisë reforma në ligjet e Francës dhe të ndryshohet kultura e debatit për dhunimet dhe dhunën seksuale që përfshin edhe abuzim me drogën./ REL
vendngjarje KROACI- Një vajzë 7-vjeçare u vra ndërsa një mësues dhe pesë nxënës të tjerë u plagos&...
foto ilustruese KIEV- Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e së premtes, kanë dëmtuar edhe nd&eu...
Foto ilustruese GJEORGJI- Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione ndaj ministrit të Brendshëm të Gjeo...
Gaza GAZA- Suedia nuk do të financojë më agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA por në vend...
MALAJZI- Zhdukja e fluturimit MH370, mund të cilësohet si aksidenti më misterioz në historinë e aviacionit civil, për t&eum...
foto ilustruese UKRAINË- Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e s&eum...
pamje nga siria SIRI- Një video që tregon kreun e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) në Siri duke i kërkuar një gruaj...
foto ilustruese SIRI- Kërcënimet e vjetra po shfaqen në Sirinë që po përpiqet të rindërtohet. Kaosi që nga p&e...
Foto ilustruese ANGLI- Sa herë që mendojmë se dimë gjithçka rreth funksionimit të trupit të njeriut, del nj&...
foto ilustruese SHBA- Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dë...