12 Nëntor 2022, 08:01
Nga A.B
Trump
UASHINGTON (AP) - Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitoli, në një përpjekje për të bllokuar një thirrje që i kërkon atij të dëshmojë.
"Precedenti dhe praktika e mbajtur prej kohësh tregojnë se ndarja e pushteteve e ndalon Kongresin të detyrojë një President të dëshmojë para tij," tha avokati i zotit Trump, David A. Warrington në një deklaratë duke njoftuar synimet e klientit të tij.
Ai tha se Trumpi ishte "angazhuar me Komisionin në një përpjekje të mirëbesimit për të zgjidhur këto shqetësime në përputhje me privilegjet e Degës Ekzekutive dhe ndarjen e pushteteve", por tha se paneli "insiston në ndjekjen e një rruge politike, duke e lënë Presidentin Trump pa zgjidhje veçse të përfshijë degën e tretë, gjyqësorin, në këtë mosmarrëveshje mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ”.
Komisioni votoi për thirrjen e zotit Trump gjatë seancës së tij përfundimtare përpara zgjedhjeve për në Kongres dhe zyrtarisht e bëri këtë muajin e kaluar, duke kërkuar dëshmi nga ish-presidenti. Anëtarët e komisionit pretendojnë se zoti Trump "orkestroi personalisht" një përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ata thanë se zoti Trump duhej të dëshmonte, ose në Kapitol ose me videokonferencë, "duke filluar nga data 14 nëntor dhe duke vazhduar për shumë ditë nëse do të ishte e nevojshme.
Letra gjithashtu përshkruante një kërkesë për dokumente, duke përfshirë komunikimet personale midis zotit Trump dhe anëtarëve të Kongresit, si dhe grupeve ekstremiste. Padia vjen pasi zoti Trump pritet të nisë një fushatë të tretë për president javën e ardhshme./VOA
donald trump
Bota
12 Nëntor 2022, 07:27
A.B
Donald Trump
SHBA- Festa e provave të dasmës në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago për vajzën e nuses Tiffany u zh...
Bota
11 Nëntor 2022, 23:10
k.m.
Kevin Conroy
SHBA- Kevin Conroy, më i njohur për zërin e Batman në Warner Bros ka ndërruar jetë pas një beteje të s...
Bota
11 Nëntor 2022, 23:07
k.m.
Chris Magnusi
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i kërkohet largimi nga detyra, pasi numri i kalimeve të...
Bota
11 Nëntor 2022, 22:51
k.m.
Foto ilustruese
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këmbimin e të...
Bota
11 Nëntor 2022, 22:11
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë i ka "humbur fjalët" gjatë fjalimit të tij këtë herë n...
Bota
11 Nëntor 2022, 21:54
k.m.
Sam Bankman-Fried (SBF)
SHBA- Deri pak ditë më parë, pasuria e Sam Bankman-Fried (SBF) vlerësohej nga Bloomberg se kishte një pas...
Bota
11 Nëntor 2022, 21:28
k.m.
Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy, ...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:50
A.B
MALTA- Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi është zbuluar me kokainë. Sotir Hoxhaj, tërhoqi një pako postare ...
Bota
11 Nëntor 2022, 21:00
d.a.
Avion
SHBA- Shefi i shtabit të Forcave Ajrore amerikane paralajmëron se ushtria amerikane duhet të ndryshojë nëse dëshiron t&...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:45
d.a.
Mal i Zi
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent p&eum...