Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.
Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke. Ai i tha Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar.
“Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, tha Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih.
Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.
Turqia – si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje – ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit. Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.
Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë. Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji.
Gjithashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.
Suedia është aleati më i afërt mbrojtës i Finlandës. Në rast të një konflikti me Rusinë, me të cilën Finlanda ndan një kufi prej 1.300 km NATO-s do t’i duhej territori suedez për të ndihmuar Finlandën të mbrohej./REL
Gazetarja shqiptare në Turqi TURQI- Një 45- vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm n...
Vladimir Putin RUSI- Në pak 24 orë do të bëhet një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Që atëherë,...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden do të mbajë të martën një fjalim në Poloni, ku do të përsërisë angaz...
Joseph Borrell SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të shtunë në...
Albin Kurti dhe Olaf Scholz MYNIH- Për propozimin europian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol...
ëang Yi GJERMANI- Këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping ka deklaruar sot në Konferenc&eu...
Petr Pavel UKRAINË- Duke pranuar të realizojë një bisedë telefonike 15-minutëshe me homologen e tij tajvaneze, presidenti i z...
Shpërthim UKRAINË- Forcat ruse lëshuan katër raketa Kalibr nga Deti i Zi kundër Ukrainës. Kjo ësht&e...
GJERMANI- Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Sto...
Kurti dhe Scholz GJERMANI- Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla kanë takuar sot n...