LIVE UPDATES
Bota

Turqia zvarrit votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Vëzhguesit thonë se kërcënimi i vazhdueshëm që vjen prej agresionit rus do të thotë se Uashingtoni ka interes që NATO të pranojë Suedinë dhe një vonesë e shkaktuar nga Turqia ka të ngjarë të krijojë pakënaqësi tek udhëheqësit amerikane. Megjithatë, vëzhguesit thonë se mundësitë e Presidentit amerikan Joe Biden janë të kufizuara, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të Presidentit Erdogan me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

30 Shtator 2023, 19:01 Nga f.i
Turqia zvarrit votimin për anëtarësimin e Suedisë në
foto ilustruese

TURQI- Përpjekjet e Suedisë për t'iu bashkuar NATO-s po zvarriten, ndërsa parlamenti turk fillon punën këtë të dielë pa e përfshirë votimin që do të siguronte zgjerimin e NATO-s, në rend të ditës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, shtyerja e votimit e fut Turqinë në një kurs përplasjeje me Uashingtonin.

Aleatët e Turqisë në NATO kanë shpresuar për një miratim të shpejtë të kërkesës së Suedisë për t'iu bashkuar aleancës veri-atlantike, kur deputetët turq të kthehen në parlament në fillim të tetorit. Këto shpresa, megjithatë u shuan kur u mësua se ky votim nuk ishte në rendin e ditës së parlamentit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se miratimi i protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga vendi i tij lidhet me miratimin nga Uashingtoni, të vendimit për shitje të avionëve luftarakë amerikanë, F-16, Turqisë.

“Çështja kryesore në këtë pikë është shitja e avionëve të sapoprodhuar F-16 dhe pajisjeve shtesë të tyre, vendim që nuk po miratohet nga Kongresi amerikan. Sigurisht, ekziston një lidhje midis këtyre dy çështjeve”, thotë Serhat Guvenc, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit.

Disa ligjvënës në Kongresin amerikan kundërshtojnë shitjen e avionëve pasi janë të shqetësuar rreth kërcënimeve turke ndaj Greqisë fqinje. Zoti Erdogan, i cili mbështeti anëtarësimin e Suedisë në NATO, tani thotë se nuk mund të japë garanci mbi votën pro të deputetëve të tij në parlament.

“Tashmë kjo është kthyer në një cështje se kush duhet të veprojë i pari. Uashingtoni është i shqetësuar se ata mund t’i shesin avionët F-16 dhe Turqia të mos e miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ankaraja është e shqetësuar se Turqia mund ta bëjë këtë dhe Uashingtoni të mos përgjigjet. Ky është problemi”, thotë Ozgur Unluhisarcikli, udhëheqësi i zyrës së Planit gjerman Marshall në Ankara.

Vëzhguesit thonë se kërcënimi i vazhdueshëm që vjen prej agresionit rus do të thotë se Uashingtoni ka interes që NATO të pranojë Suedinë dhe një vonesë e shkaktuar nga Turqia ka të ngjarë të krijojë pakënaqësi tek udhëheqësit amerikane. Megjithatë, vëzhguesit thonë se mundësitë e Presidentit amerikan Joe Biden janë të kufizuara, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të Presidentit Erdogan me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

“Ata mendojnë se nëse do ta shtynin Turqinë të kryente votimin ose të paktën të ishte një lojtar brenda kampit të Perëndimit, kjo do ta zemëronte Erdoganin dhe do ta nxiste atë të afrohej me rusët dhe iranianët”. thotë analisti Sinan Ciddi nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington.

Bllokimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO është pjesë e një problemi më thelbësor mes Presidentëve Erdogan dhe Biden, thonë disa vëzhgues, pasi udhëheqësi amerikan e ka kufizuar kontaktin e tij me homologun turk në bisedime të shkurtra gjatë takimeve ndërkombëtare. Ata thonë se kjo e ka vështirësuar zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme dypalëshe.

“Erdogani sapo fitoi zgjedhjet. Për pesë vjet të tjera ai do të jetë president i një vendi që është mjaft i rëndësishëm për NATO-n, për Lindjen e Mesme, Kaukazin dhe për Detin të Zi. Pyetja që shtrohet është; edhe për sa kohë Shtetet e Bashkuara mund të shmangin marrëdhëniet dhe bisedat me këtë vend dhe udhëheqësin e tij?”, thotë Mustafa Aydin, nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Turqisë.

Shumë vëzhgues megjithatë paralajmërojnë se një takim i nivelit të lartë SHBA-Turqi nuk ka gjasa të ndodhë për sa kohë që Presidenti Erdogan vazhdon të bllokojë zgjerimin e NATO-s./VOA

suedia ne nato turqi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës