All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

U miratua zyrtarish nga BE, Yellen: Kufiri i çmimit të naftës ruse do të godasë menjëherë Putinin

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti. Ai do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë pas kësaj.

3 Dhjetor 2022, 08:24 Nga d.a.
U miratua zyrtarish nga BE, Yellen: Kufiri i çmimit të naftës
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të "presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit", kanë thënë SHBA. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri, i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten, erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Sipas BBC, kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti. Ai do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë pas kësaj.

"Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga kufiri," tha Yellen.

Ajo tha se gjithashtu do të kufizojë më tej financat e presidentit rus Vladimir Putin dhe "kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal", duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Kufiri i çmimit u vendos në shtator nga grupi i vendeve të G7 (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE) në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë. Bashkimi Evropian miratoi kufirin e çmimit, i cili kishte nevojë për marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare, të premten, pasi e bindi Poloninë ta mbështeste atë. Polonia njoftoi mbështetjen e saj pasi u sigurua se kufiri do të mbahej në 5% më të ulët se norma e tregut.

Ishte raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste kufirin në 65-70 dollarë, por kjo u refuzua nga Polonia, si dhe Lituania dhe Estonia si shumë e lartë. Varshava kishte dashur që vlera të ishte sa më e ulët që të ishte e mundur dhe kishte rezistuar ndërkohë që shqyrtonte një mekanizëm rregullues që do ta mbante kufirin nën normën e tregut ndërsa çmimi i naftës ndryshonte.

Në një deklaratë të përbashkët, G7, BE dhe Australia thanë se vendimi për të vendosur një kufi çmimi u mor për të "parandaluar Rusinë që të përfitonte nga lufta e saj e agresionit kundër Ukrainës".

Marrëveshja për kufirin e çmimit vjen vetëm disa ditë përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti, gjithashtu më 5 dhjetor. Vendet që regjistrohen në politikën e udhëhequr nga G7 do të lejohen të blejnë vetëm naftë dhe produkte të naftës të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit.

janet yellen cmimi i naftes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet