Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i Enerhoatom, Petro Kotyn, i tha gazetës gjermane Funke se ai nuk e di se ku gjenden disa prej punonjësve të rrëmbyer. Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për granatime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.
UKRAINË- Kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore të Ukrainës, Enerhoatom, akuzoi trupat pushtuese ruse në centralin e Zaporizhjës për torturimin dhe vrasjen e disa punonjësve dhe për rrëmbimin e 200 pjesëtarëve të stafit.
Presidenti i Enerhoatom, Petro Kotyn, i tha gazetës gjermane Funke se ai nuk e di se ku gjenden disa prej punonjësve të rrëmbyer. Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për granatime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.
Kotyn tha se forcat pushtuese po kontrollojnë stafin e centralit për të kuptuar se besnikë të cilit shtet janë. Ai tha se të gjitha këto abuzime e kanë bërë shumë të vështirë për 1.000 punëtorët që ende gjenden në Zaporizhja, që të operojnë me këtë central, që është më i madhi në Evropë.
Afër 11.000 persona punonin në Zaporizhja para se centrali të binte nën kontrollin rus në mars të këtij viti, disa ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore raportoi gjatë kësaj jave se inspektimi i fundit në Zaporizhja tregoi se në këtë central ka një situatë të paqëndrueshme dhe duhen ndërmarrë “masa urgjente” për të shmangur një aksident bërthamor.
Kjo agjenci ka paralajmëruar se mungesa e stafit dhe stresi me të cilin përballen punëtorët, rrezikojnë që të shkaktojnë edhe probleme në operimin e centralit.
Dy prej 14 inspektorëve të OKB-së po vazhdojnë të qëndrojnë në Zaporizhja për të monitoruar situatën e sigurisë.
Më 7 shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se “granatimet kanë dëmtuar linjat elektrike të Zaporizhjës”, duke shtuar se këto dëme minojnë sigurinë bërthamore në këtë uzinë./REL/
Shembja e shkembit ne Zakinthos GREQI- Tërmeti i fortë prej 5.4 ballë i shkallës Rihter që ndodhi në orën 10:36 t&e...
Liz Truss BRITANI- Kryeministrja e sapozgjedhur e Britanisë Liz Truss do të ngrijë sot faturat e energjisë në 2500 £ ng...
Tajvan SHBA- Edhe një delegacion i Kongresit amerikan po viziton Tajvanin, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të lart...
SHBA- Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për krime lufte përmes transferimit me forcë të 1.6 milion ukrainasve për në ter...
Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar...
Steve dhe Eve Jobs SHBA- Nëse ka dikë që Apple do të donte ti bënte "përshtypje" me iPhone-in e ri, është...
OKB SHBA- E përballur me një seri krizash të paprecedentë, veçanërisht atë të pandemisë Covid-19, bota ...
termet GREQI- Një tërmet i fortë ka ndodhur pak më parë në brigjet e Kefalonisë, 36 kilometra në jugper&e...
policia greke GREQI- Momente terrori kanë përjetuar mbrëmjen e së mërkurës tre 14-vjeçarë të cilët kish...
foto ilustruese KOSOVË- Ende pa kaluar disa ditë nga buja që shkaktoi përdhunimi i një 11-vjeçare në Prishtin&eum...