Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Marrëveshja ka mundësuar një ekip të përbashkët të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së të inspektorëve përgjegjës për inspektimet e anijeve.
Ukraina akuzoi Rusisë të martën, duke thënë se ajo ka përjashtuar efektivisht portin ukrainas Pivdeni nga marrëveshja tregtare që synon lehtësimin e eksporteve të sigurta të grurit në rajonin e Detit të Zi, derisa Rusia, nga ana tjetër, tha se nuk ishte në gjendje të transportonte amoniak përmes tubacionit në Pivdeni, siç është arritur në marrëveshje. Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me eksportin e drithërave dhe plehrave gjatë luftës, është ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar dhe së fundmi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.
Në marrëveshje përfshihen portet ukrainase Odesa, Çornomorsk dhe Pivdeni. Të hënën, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e anijeve që në portin Pivdeni që nga 2 maji. Një zëvendësminstër ukrainas, Yuriy Vaskov, akuzoi Rusinë për një "shkelje të rëndë" të marrëveshjes, duke vënë në dukje se inspektorët rusë kishin refuzuar të inspektonin anijet e destinuara për në Pivdeni që nga 29 prilli. Marrëveshja ka mundësuar një ekip të përbashkët të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së të inspektorëve përgjegjës për inspektimet e anijeve.
Vaskov tha se Rusia kishte gjetur një mënyrë për të reduktuar eksportet e grurit ukrainas duke përjashtuar nga nisma portin e Pivdeni, i cili është vendimtar për trajtimin e anijeve të tonazhit të madh.
Pivdeni është porti më i madh i përfshirë në marrëveshje. Të dhënat e Ministrisë së Restaurimit tregojnë se në këtë port ruhen rreth 1.5 milion ton artikuj ushqimorë për eksport për të ardhmen. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, dënoi veprimet e Rusisë të martën, duke i përshkruar ato si një shkelje të qartë të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes së grurit. Ai i bëri thirrje Moskës që të ndalojë mbajtjen peng të furnizimeve globale ushqimore.
Marrëveshja e Detit të Zi për drithërat u arrit për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.
Marrëveshja lejon edhe eksportin e amoniakut rus, të cilin Rusia e transporton në Pivdeni nëpërmjet tubacionit për eksport. Rusia ka kërcënuar se nuk do të rinovonte marrëveshjen e Detit të Zi nëse nuk plotësohej një listë e kërkesave në lidhje me eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave. Rihapja e tubacionit të amoniakut është një nga kërkesat që Kombet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë./REL
foto ilustruese HOLANDA- Holanda do të bëhet vendi i parë që do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë...
pamje nga ngjarja AMERIKA E JUGUT- Të paktën 20 adoleshentë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga zjar...
Evan Gershkovich RUSI- Gjykata ruse ka zgjatur me tre muaj paraburgimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Mediat e huaja...
Maia Sandu MOLDAVI- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se Moldavia do të arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nës...
Foto Ilustruese FRANCË- Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme me distanca të shkurtra ku ekzistojnë alternativa treni, në një p...
Dmitry Peskov RUSI- Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet që ka vendosur në Ukrainë, qoftë përmes luftës ose ...
Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...
Kisha SHBA- Një hetim i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Illinoisit i publikuar të martën, zbuloi s...
Shtepia e Bardhe SHBA- Shërbimet sekrete po hetojnë një ngjarje të çuditshme, ku shoferi i një kamioni që kishte nj&e...
Boris Johnson BRITANI- Prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-kryeministri britanik Boris Johnson për skandalin ‘PartyGate’ e thyerjen e rr...