LIVE UPDATES
Bota

Ukraina has në vështirësi në “fazën e re” të luftës

Maksym iu bashkua një njësie të quajtur Bataloni Aidar më 2014, kur Rusia e nisi luftën në Donbas, dhe e fitoi përvojën e parë në luftë në qendrën industriale në periferinë juglindore të Avdivkës – pikërisht në vendin ku po zhvillohet tani luftimet e ashpra.

12 Dhjetor 2023, 08:47 Nga a.l
Ukraina has në vështirësi në “fazën e re”
Ukrainë

UKRAINË- “Është sikur një gangrenë e cila ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm, sepse ndryshe përkeqësohet dhe përhapet”, kështu e përshkruan gjendjen e luftimeve në lindje të Ukrainës Volodymyri, një kirurg në Avdivka, qytetin industrial të Donbasit, i cili është duke u sulmuar pareshtur nga ushtria ruse prej fillimit të tetorit. Ekipi i mjekëve, të cilët filluan të punojnë këtu pak pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, e mbajnë një kontejner për plumbat dhe copëzat të cilat i nxjerrin nga trupat e ushtarëve të plagosur.

Prej se Rusia e nisi ofensivën e re në përpjekje për ta rrethuar dhe kapur qytetin strategjik, numri i plagosurve që janë sjell këtu është rritur – nganjëherë sillen disa dhjetëra ushtarë të lënduar rëndë brenda një dite. Me afrimin e një dimri tjetër dhe hyrjen e pushtimit rus në vitin e dytë – në një kohë kur e ardhmja e ndihmave ushtarake dhe ekonomike nga Perëndimi për Kievin është e pasigurt për shkak të mosmarrëveshjeve politike, posaçërisht në Shtetet e Bashkuara, lufta në Ukrainë duket kështu.

Megjithëse është shënuar pak përparim, kundërofensiva e madhe e nisur nga Kievi para gjashtë muajve nuk e ka arritur synimin për ta thyer “urën tokësore” që shtrihet përgjatë Ukrainës jugore, nga Donbasi deri në Krimea, gadishullin e Detit të Zi i cili u kap në vitin 2014 dhe shënoi fillimin e grabitjes së gjatë dhe të vazhdueshme të tokës nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në vend se t’i zmbrapsin forcat ruse matanë kufirit, ushtarët ukrainas përballen me të vërtetën e vështirë të luftës pozicionale – “një sëmundje e përgjakshme me të cilën jemi mësuar”, tha Volodymyr.

“Do ta vazhdojmë luftën”

Duke e dhënë qëndrimin e vet për kundërofensivën, komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha se nuk do të ketë “depërtim të shpejtë dhe të bukur”. Lufta ka hasur në një “ngecje”, tha gjenerali Valeriy Zaluzhniy për The Economist. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kundërshtoi fjalët e komandantit të lartë, duke thënë se nuk ka ngecje. Por, më 1 dhjetor, ai tha se lufta është futur në një “fazë të re”. Kur dimri po troket në dyert e Donbasit, ushtarët ukrainas janë të vendosur ta mbrojnë vijën e frontit – e cila, në disa raste, nuk është shumë larg nga se ç’ishte kur Rusia e nisi pushtimin, pas gati tetë vjetëve luftimesh në rajon.

“Nëse Avdivka bie, atëherë bie”, tha Maksym, një ushtar 28 vjeç në këtë rajon, “por ne do të vazhdojmë të luftojmë”. Maksym iu bashkua një njësie të quajtur Bataloni Aidar më 2014, kur Rusia e nisi luftën në Donbas, dhe e fitoi përvojën e parë në luftë në qendrën industriale në periferinë juglindore të Avdivkës – pikërisht në vendin ku po zhvillohet tani luftimet e ashpra.

Ai tha për REL-in se i ka humbur shumë bashkëluftëtarë gjatë konfliktit gati njëdekadësh dhe se është prekur nga fotografitë dhe videot të cilat shfaqin torturën që ushtarët e kapur ukrainas e përjetojnë nga trupat ruse, siç është rasti i raportuar së fundmi i një ushtari ukrainas me emrin Serhiy, të cilit i ishte gdhendur në ballë një svastika naziste. “A jam i lodhur? Jo, në asnjë mënyrë i lodhur”, tha Maksym derisa voziti drejt pozicioneve të njësisë së tij. “Dua një kokë [ruse] për secilën kokë [ukrainase] dhe pastaj një tjetër”.

Humbja e Avdivkës do t’ia mundësonte Putinit një fitore simbolike para zgjedhjeve presidenciale në Rusi në mars dhe do ta privonte Ukrainën nga një element i rëndësishëm i mbrojtjes së saj. Po ashtu, do ta forconte edhe argumentin e skeptikëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, të cilët e kundërshtojnë dhënien e ndihmave shtesë për Ukrainën. Ka një arsye pse diskutimet për një strategjie të re lufte po avancojnë në Ukrainë. Më 28 nëntor, Zelensky njoftoi planet për ndërtimin e shpejtë të një rrjeti të gjerë të fortifikatave në vijën kryesore të mbrojtjes në Donbas, si dhe në zonat tjerë në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në përpjekjet e tyre të egra përreth Avdivkës, forcat ruse po i kombinojnë sulmet frontale me kolona tankesh dhe transportues të blinduar personeli – deri tani, tri sulme të tilla ishin të padobishme – ndërsa taktika për të shënuar përparim është bazuar në sulme me këmbësori, artileri dhe dronë. Forcat ruse kanë përparësi numerike dhe sulmi i tyre në Avdivka pasqyron sulmin e tyre të tejzgjatur në Bahmut, një qytet më thellë në veri, i cili ra në maj pas shumë muajve luftimesh të ashpra. Rusia dërgon ish të burgosur dhe ushtarë të tjerë të papërvojë për të kryer, siç i quajnë ukrainasit, “sulme mishi” – sulme të pakujdesshme me qëllim për ta lodhur këmbësorinë ukrainase – para se t’i dërgojë forcat elitare në betejë. Njësitë ukrainase të artilerisë hasin në vështirësi për t’i bërë ballë zjarrit rus, për shkak të mungesës së madhe të predhave, tha Antoni për REL-in, në njërën nga njësitë e artilerisë të vendosura në këtë zonë.

Derisa vendet e BE-së ka shumë pak gjasa t’ia dërgojnë Kievit një milionë predhat e premtuara deri në pranverën e vitit të ardhshëm, Rusia është furnizuar me sasi të mëdha të municionit nga Koreja e Veriut dhe e ka rritur prodhimin e vet ushtarak.

Përparësia e Ukrainës në sulme me dronë që e kishte neutralizuar përparësinë e Rusisë në sulme me artileri, është shuar tani, tha për REL-in Mykyta, operator i dronëve.

Avionët luftarakë F-16 të premtuar nga Perëndimi nuk i janë dorëzuar Ukrainës ende, prandaj Rusia vazhdon ta mbizotërojë hapësirën ajrore mbi vijën e frontit.

“Problemi kryeso nuk është te strategjia, por te mungesa e resurseve”, tha për REL-in, Mykola Byeleveskov, një analist në Institutin Kombëtar për Studime Strategjike, një organizatë kërkimore e lidhur me Qeverinë në Kiev.

“Momenti më i rrezikshëm”

Përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të siguruar ndihma shtesë në vlerë miliarda dollarë për Ukrainën, janë penguar në muajt e fundit. Posaçërisht kërkesa prej 61 miliardë dollarëve – pjesë e një pakoje prej 110 miliardë dollarëve në të cilën përfshihen edhe ndihmat për Izraelin dhe shpenzime të tjera – dështoi për të kaluar në Senat javën e kaluar, sepse republikanët po përpiqen ta kushtëzojnë atë me kërkesat e tyre për reforma në emigracion.

Shtëpia e Bardhë tha më 4 dhjetor se pret se pagoja me ndihma prej 45 miliardë dollarëve e vitit të kaluar të harxhohet deri në fund të këtij muaji. “Ky është momenti më i rrezikshëm prej se nisi lufta katër 10-vjeçare e Moskës dhe prej se nisi pushtimi gati dyvjeçar i Moskës”, tha për REL-in John Herbst, ambasadori amerikan në Ukrainë nga viti 2003 deri në vitin 2006, i cili tani punon si analist në Këshillin Atlantik në Uashington. “Nëse mbështetja amerikane për Ukrainën nuk zbehet, Ukraina do ta fitojë luftën përfundimisht”, shtoi ai.

Në këtë rast, ka shumë mundësi që Putini të përballet me shumë më pak trysni se Zelensky, veçanërisht nëse nuk detyrohet ta urdhërojë një thirrje masive në ushtrisë, para se ta sigurojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet e marsit. Shumë rusë duan që lufta të mbarojë. Pas dështimit spektakolar të Rusisë për ta nënshtruar Ukrainën brenda pak javëve të pushtimit të plotë – analistët thonë se shpresa më e madhe e Putinit për atë që mund ta shesë si fitore është që Perëndimi të mos e përkrahë më Ukrainën. Resurset e kufizuara të kundërofensivës së Kievit dhe mosmarrëveshjet në SHBA dhe BE rreth mbështetjes së Ukrainës kanë bërë që të rritet besimi i Putinit se një gjë të tillë do të ndodhë.

Por, William Courtney, ish-diplomat amerikan dhe tani analist i çështjeve ruse në Rand Corporation, thotë se Perëndimi nuk duhet t’i nënvlerësojë forcat e armatosura ukrainase, të cilat i kanë befasuar edhe ekspertët shumë herë prej se nisi pushtimi më 2022. Deri tani, thotë ai, Ukraina nuk e ka lejuar Rusinë ta ketë superioritetin e hapësirës ajrore në shumicën e territorit të saj.

Në afërsi të vijës së frontit në jug të qytetit të Donjeckut, me gjithë të ftohtin e madh dhe pasigurinë rreth furnizimit me armë nga Perëndimi, Oleksandar, i armatosur me mortajë, është i shqetësuar për të ardhmen e largët të vendit. Oleksandr, 49 vjeç, e la punën si kryetar i qytetit qendror, Uman, në ditën e parë të pushtimit rus për të shërbyer si ushtar i rangut të ulët. Tani, ai i mbron llogoret e gërmuara në tokën e zezë përgjatë pemëve të prera në një fushë të zbrazët. “Jam më shumë i brengosur për Ukrainën pas luftës sesa për dimrin që po vjen”, tha ai. “Njerëzit në Ukrainë do ta ketë të vështirë përfundimin e luftës pa kthimin e tërë tokës sonë, dhe kjo nuk është aspak afër të ndodhë”./Rel

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri