24 Dhjetor 2023, 13:23
Nga a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të shtetit, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre, tha ushtria e Ukrainës më 24 dhjetor.
“Si rezultat i luftës ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat mbrojtëse kanë shkatërruar 14 dronë Shahed në rajonet e Mikolajivit, Hirovoradit, Zaporizhjës, Dnipros dhe Hmelnitskit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram. Sipas njoftimit, dronët u lëshuan nga brigjet lindore të Detit Azov në Rusi.
Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Rusia ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës. Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Moska vazhdimisht sulmon me dronë Shahed caqet në Ukrainë. Këta lloj dronësh, që ndryshe njihen edhe si dronë kamikaz, janë të prodhimit iranian./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
24 Dhjetor 2023, 12:18
a.l
Kinë
KINË- Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha më 24 dhjetor se në 24 orët e fundit ka detektuar tetë avionë luft...
Bota
24 Dhjetor 2023, 11:44
a.l
Serbi
SERBI- Një incident i 'frikshëm' ka ndodhur në Beograd, ku një lokal i ndërtuar mbi ujë është fundosur duke s...
Bota
24 Dhjetor 2023, 11:01
a.l
Holandë
HOLANDË- Një shqiptar në Holandë ka inskenuar dhe organizuar arratisjen nga burgu të një vrarësi famëk...
Bota
24 Dhjetor 2023, 10:18
a.l
Policia
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri, ku një makinë ka aksidentuar ...
Bota
24 Dhjetor 2023, 09:49
a.l
Ushtria
KOSOVË- Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Sh...
Bota
24 Dhjetor 2023, 09:30
A.B
Një ish-gazetare televizive, e cila njoftoi se do të sfidonte Presidentin Putin në zgjedhjet e pranverës në Rusi, i është n...
Bota
24 Dhjetor 2023, 09:13
A.B
Foto ilustruese
Republika Çeke mbajti zi kombëtare të shtunën për një prej ngjarjeve më të rënda në...
Bota
24 Dhjetor 2023, 09:04
A.B
foto ilustruese
Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri....
Bota
24 Dhjetor 2023, 08:52
a.l
Autobus
VJENË- Rreth 100 turistë grekë nga Selaniku të cilët po udhëtonin drejt Austrisë për të festuar Krisht...
Bota
24 Dhjetor 2023, 08:35
a.l
Le Pen dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Pak orë përpara se presidenti francez të mërkurën (19.12.2023) në mbrëmje të...