LIVE UPDATES
Bota

Ukraina nën presion në Lindje, NATO paralajmëron Rusinë

Ministria ruse e mbrojtjes të enjten konfirmoi se forcat e saj ishin në ofensivë dhe se kishin shkaktuar humbje të mëdha mes forcave ukrainase në provincën Donetsk, duke detyruar tërheqjen e njësive të Kievit.

4 Gusht 2022, 17:57 Nga k.m.
Ukraina nën presion në Lindje, NATO paralajmëron Rusinë
Foto ilustruese

Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shumta ruse në një zonë me rëndësi strategjike në lindje të vendit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Moska nuk duhet të lejohet të fitojë luftën. Ushtria ukrainase tha të enjten forcat ruse kishin kryer të paktën dy sulme në Pisky të rajonit të Donbasit, por shtoi se trupat ukrainase kishin arritur t'i zmbrapsnin ato.

Ministria ruse e mbrojtjes të enjten konfirmoi se forcat e saj ishin në ofensivë dhe se kishin shkaktuar humbje të mëdha mes forcave ukrainase në provincën Donetsk, duke detyruar tërheqjen e njësive të Kievit. E furnizuar me armë të sofistikuara nga Perëndimi, Ukraina ka vënë në shënjestër forcat e mbështetura nga Rusia në Lindje.

Zyrtarët në Republikën e vetëshpallur të Donetskut të mbështetur nga Rusia thanë të enjten se bombardimet ukrainase kishin vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur gjashtë në Donetsk. Pavlo Kyrylenko, guvernatori ukrainas i Donetskut, tha në Telegram se tre civilë ishin vrarë nga bombardimet ruse në Bakhmut, Maryinka dhe Shevchenko dhe pesë u plagosën në 24 orët e fundit.

Tetë persona u vranë dhe katër u plagosën nga granatat e artilerisë ruse në qytetin Toretsk në Donetsk, tha ai.

Ukraina tha se ofensiva ruse në lindje dukej si një përpjekje për ta detyruar atë të zhvendoste trupat nga jugu, ku forcat e Kievit po përpiqen të rimarrin territorin dhe të shkatërrojnë linjat ruse të furnizimit në përgatitje të një kundërofensive më të gjerë.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se lufta ishte momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Rusia nuk duhet të lejohet ta fitojë atë. Për të mos lejuar suksesin e Moskës, NATO-s dhe vendeve anëtare të saj mund të duhet të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihma të tjera për një kohë të gjatë, tha ai.

"Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të mos ketë sukses,"-tha zoti Stoltenberg në një fjalim në vendlindjen e tij, Norvegji.

Mes shqetësimeve të disa politikanëve në Perëndim se ambiciet e Rusisë mund të shtrihen përtej Ukrainës, zoti Stoltenberg paralajmëroi presidetin rus, Vladimir Putini se përgjigja ndaj një lëvizjeje të tillë nga aleanca ushtarake perëndimore do të ishte dërrmuese.

"Nëse Presidenti Putin mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç ka bërë me Gjeorgjinë, Moldavinë ose Ukrainën, atëherë e gjithë NATO-ja do të angazhohet menjëherë," tha ai./VOA

ukraina lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet