LIVE UPDATES
Bota

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e vitit të kaluar.

17 Shkurt 2024, 12:28 Nga I.A
Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka
Ukraine

UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të shmangin rrethimin, njoftoi komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, më 17 shkurt.

Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e vitit të kaluar.

Për muaj të tërë, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdijivkës. Marrja e këtij qyteti është fitimi më i madh i territorit për forcat ruse që kur ato morën qytetin lindor të Bahmutit majin e kaluar dhe kjo fitore po ndodh pak para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Kam vendosur të tërheq njësitë tona nga qyteti dhe të ndryshoj mbrojtjen në vija më favorizuese”, tha Syrskiy përmes një postimi në Facebook.

“Ushtarët tanë kanë kryer detyrat e tyre ushtarake me dinjitet, kanë bërë gjithçka që kanë mundur për të shkatërruar njësitë më të mira të ushtrisë ruse dhe kanë shkaktuar dëm të madh tek armiku”.

Ky është vendimi i parë i madh i Syrskiyt që kur ai u emërua në postin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë më 8 shkurt. Ai tha se këtë vendim e mori për të shpëtuar jetën e ushtarëve dhe për të parandaluar rrethimin e tyre.

Forcat ukrainase po përballen me presion në frontin lindor për shkak të mungesës së municioneve, përderisa një paketë e ndihmës ushtarake e Shteteve të Bashkuara në vlerë prej 60 miliardë dollarësh është bllokuar në Kongres.

Gjenerali Oleksandr Tarnavsky, që komandon ushtarët në zonën e Avdijivkës, tha se “në një situatë ku armiku po përparon mbi trupat e vdekur të ushtarëve të vet dhe ka avantazhin e sulmeve me granata, tërheqja ishte vendimi i vetëm i duhur”.

“U parandalua rrethimi, personeli u tërhoq dhe ushtarët tanë u vendosën në vijat e caktuara të mbrojtjes”, shkroi ai në Telegram.

Para se të jepej urdhri për tërheqje nga Avdijivka, Tarnavsyk tha të premten se disa ushtarë ukrainas ishin kapur nga forcat ruse.

Beteja për qendrën industriale, që gjendet më pak se 10 kilometra në veri të qytetit të Donjeckut, të kontrolluar nga rusët, ka qenë një prej betejave më të përgjakshme në dy vjet luftë.

Shumë e kanë krahasuar betejën për këtë qytet me atë të zhvilluar në Bahmut, ku u vranë dhjetëra mijëra ushtarë.

Avdijivka kishte afër 34.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Shumica e qytetit është shkatërruar nga luftimet, por afër 1.000 banorë vazhdojnë të jetojnë atje, sipas autoriteteve lokale.

Qyteti ka vlerë të rëndësishme historike dhe Moska shpreson që marrja e tij nën kontroll do t’ia bëjë më të vështirë Ukrainës që të bombardojë Donjeckut. Avdijivka gjendet në rajonin ukrainas të Donjeckut, që Kremlini pretendon se është pjesë e Rusisë pas aneksimit që i bëri në vitin 2022. Ky qytet në korrik të vitit 2014 ra nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, por ishte rimarrë shpejt nga Ukraina.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 17 Shkurt 2024, 08:24 I.A

Kosova feston sot 16 vite shtet

Flamuri i Kosoves KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosov&eum...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë