LIVE UPDATES
Bota

Ukrainasit dhurojnë për të blerë një satelit për ushtrinë: Po e bëjmë për kombin tonë

Ukrainasit në Kiev vizitojnë një ekspozitë të mjeteve të shkatërruara ushtarake të Rusisë, një tjetër shenjë solidariteti që kur Rusia filloi sulmin ndaj vendit të tyre.

9 Shtator 2022, 18:01 Nga I.A
Ukrainasit dhurojnë për të blerë një satelit për
Satelit

UKRAINË- Ukrainasit e grupmoshave të ndryshme, me nivele të ndryshme të ardhurash dhe eksperiencash ushtarake janë mbledhur së bashku për të dhuruar fonde për të pajisur ushtrinë ukrainase. Siç njofton nga Kievi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, me fondet e mbledhura synohet të blihet edhe një satelit për ushtrinë ukrainase.

Ukrainasit në Kiev vizitojnë një ekspozitë të mjeteve të shkatërruara ushtarake të Rusisë, një tjetër shenjë solidariteti që kur Rusia filloi sulmin ndaj vendit të tyre. Ukrainasit e zakonshëm kanë dhënë mbështetje masive nëpërmjet nismave humanitare dhe të bamirësisë. Me fushatën më të fundit për mbledhje fondesh, ukrainasit kanë mbledhur mjaftueshëm sa për të blerë një satelit për ushtrinë e tyre. Në qershor 2022, një fondacion bamirësie i ngritur nga personaliteti i njohur televiziv Serhiy Prytula njoftoi se ishte bërë fushata më e madhe për grumbullim fondesh në historinë e Ukrainës. Objektivi i fushatës ishte të siguronte 16 milionë dollarë për të blerë tre dronë Bayraktar, të prodhimit turk, për ushtrinë ukrainase. Shuma u mblodh për vetëm tre ditë.

Në fushatë morën pjesë fëmijë, të moshuar dhe biznese. Drejtuesit e kompanisë turke të mbrojtjes, Baykar, u prekën nga solidariteti i treguar dhe vendosën t’ia jepnin dronët falas Ukrainës. Në një deklaratë, zyrtarët e kompanisë thanë se kompania “Baykar nuk do të pranojë pagesën për dronët dhe do të dërgojë falas tre prej tyre në frontin ukrainas. Lutemi që këto fonde të shkojnë në ndihmë të popullit të Ukrainës që gjendet në vështirësi”, theksonte njoftimi.

Fondet e grumbulluara u caktuan për blerjen e një sateliti shumë të nevojshëm për shërbimin e zbulimit ushtarak të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas po përgatiten të blejnë një satelit finlandez që gjendet tashmë në orbitë.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për dronë apo satelitë. Ka të bëjë me unitetin. Dhe për nevojat që kemi. Duam thjesht të jetojmë si një komb, si një shtet. Prandaj është shumë mirë që e gjithë shoqëria u bashkua për këtë rast... Fëmijë të vegjël, të moshuar, personalitete të njohura, biznese. Të gjithë dhuruan për këtë projekt. Dhe pas kësaj, u bë e mundur të blihej një satelit”, i tha Zërit të Amerikës zoti Prytula.

Ndër donatorët janë edhe 11-vjeçari Serhii dhe 10-vjeçari Davyd. Ata mblodhën qershi në kopshtin e gjyshërve të Serhiit dhe i shitën për të mbledhur paratë.

“Shkuam të mbledhim qershi. Prindërit tanë sugjeruan idenë që t’i shisnim dhe ne ramë dakort, pasi duhet të ndihmojmë Ukrainën, duhet të ndihmojmë forcat tona të armatosura”, i thotë Zërit të Amerikës Davydi.

“Nuk jemi ende të rritur, por po e ndihmojmë që tani ushtrinë, dhe e dimë që kur të rritemi do të ndihmojmë po njësoj”, thotë Serhii.

I ashtuquajturi “Sateliti i Popullit” do të jetë në pronësi të shtetit ukrainas, ndërsa vendi vazhdon të ruajë unitetin përballë sulmit të Rusisë.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion