LIVE UPDATES
Bota

"Ukrainasit nuk i kam vëllezër", DW: Jo të gjithë polakët i mirëpresin refugjatët

Nacionalistët marshojnë çdo vit në ditën e festës kombëtare të Polonisë. Në vitin 2022 parrullat e tyre drejtoheshin kryesisht kundër refugjatëve ukrainas të ardhur në Poloni. Incidentet kundër ukrainasve janë shtuar.

17 Nëntor 2022, 10:32 Nga d.a.
"Ukrainasit nuk i kam vëllezër", DW: Jo të gjithë
Protesta ne Poloni

POLONI- "Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vëllezër", "Ndaloni ukrainizimin e Polonisë", "Kjo luftë nuk është e jona" – këto janë vetëm disa nga parrullat, që u panë dhe dëgjuan në qendër të Varshavës, në festën e sivjetme kombëtare të Polonisë, më 11.11.2022. 

Më 11.11.1918 u shpall shteti i pavarur modern polak, pas 123 vitesh pushtimi prusian, rus dhe austriak. Kjo ditë ka qenë ditë feste kombëtare e Polonisë, deri në pushtimin gjerman më 1939 dhe është kthyer sërish në festë kombëtare mbas vitit 1989. Që nga ky vit, çdo vit në këtë ditë organizojnë marrshimin e tyre nacionalistët nga gjithë Polonia. Motoja e “marshimit të pavarësisë” së tyre në kryeqytetin polak në vitin 2022 ishte “Komb i forte - Poloni e madhe”. 

Sipas të dhënave të organizatës në takimin e sivjetëm morrën pjesë 100 mijë vetë, 50 mijë më pak se në vitin 2021. Në demostratën e nacionalistëve u shfaqën edhe politikanë të njohur si ministri i Drejtësisë Zbogniew Ziobro, nga partia e djathtë Polonia Solidare (SP) dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz nga partia në pushtet Partia për Ligj dhe Drejtësi (PiS).  

Në fjalimet e mbajtura nuk u shanë vetëm ukrainaset dhe ukrainasit por edhe anëtarët e komunitetit LGBT. Nën thirrjet “Rruga jonë është nacionalizmi!”, demostruesit i vunë flakën flamujve të BE-së dhe flamujve me ylber, të komunitetit LGBT. 

Parrullat anti-ukrainase dominuan marrshimet e nacionalistëve 2022 jo vetëm në Varshavë. Në Breslov motoja e aktivitetit organizuar krejt zyrtarisht më 11 nëntor ishte “Në Poloni hanxhi janë polakët”, por jozyrtarisht u bënë reklama për një “marshim antiukrainas”. Një nga organizatorët ishte ekstremisti i djathtë, i dënuar më parë për fjalimet raciste, ish-prifti Jacek Miedlar. Për Marshimin 2022 ai mendohet të ketë përgatitur pllakata që e krahasojnë Ukrainën me një qen, që e ka zënë tërbimi dhe që kërkonin “dëbimin” e të gjithë ukrainaseve dhe ukrainasve nga Polonia.  

Miedlar nuk ishte në gjendje që të merrte pjesë në demostratë, sepse u arrestua nga policia rrugës për atje, për shkak të rrezikimit të mundshëm të rendit publik. 

Koka turku për zhgënjimet 

Që prej sulmit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt, Polonia ka pranuar 1,4 milionë refugjatë nga vendi fqinjë (gjendja 14.11.2022, shënim i redaktorit). Që paralelisht me solidaritetin e treguar me Ukrainën janë rritur edhe zërat anti-ukrainase, nuk është çudi për Konrad Dulkowskin. Ai drejton organizatën joqeveritare "Qendra për monitorimin e racizmit dhe ksenofobisë " (OMZRIK) në Varshavë dhe flet për një “instrumentalizim politik” të refugjatëve, që janë larguar nga vendi ku zhvillohet lufta dhe ndodhen tani në Poloni. 

"Në kohëra të vështira, kur çmimet rriten shumë dhe shumë njerëz ndihen të pasigurt, kërkohet për një armik ose një kokë turku, ku të shkarkohen zhgënjimet,” thotë Dulkowski duke folur për Deutsche Wellen. "Për fat të keq kjo dobësi njerëzore shfrytëzohet nga njerëz që duan të nxjerrin përfitime politike. Kjo të kujton ideologjinë naziste, e cila e shfrytëzoi po ashtu këtë mekanizëm.” 

Sulme verbale, makina të shkatërruara, parrulla urrejtjeje në dyert e shtëpive 

Dulkowski ka krijuar një listë me incidentet antiukrainase që kanë ndodhur që me fillimin e luftës. “Muajt e fundit janë njoftuar qindra herë sulme fizike dhe verbale,” tregon drejtuesi i qendrës së Varshavës për monitorimin e racizmit dhe ksenofobisë," dhe ato shtohen përditë e më shumë. Pjesa më e madhe e tyre ka të bëjë me konflikte midis komshinjve, makina me targa ukrainase që shkatërrohen, parrulla me urrejtje të shkruara në dyert e banesave dhe muret e shtëpive. 

Drejtuesi i OMZRIK tregon për një ukrainase që shahet dhe rrihet nga një shofer makine, “sepse fëmijët që ishin nën kujdestarinë e saj kishin hedhur një top nën makinën e tij”. 

Një klient që hodhi qumësht mbi një shitëse nga Ukraina, duke thirrur se ai i urren ukrainasit. Në Varshavë, një ukrainase është rrahur nga pronarja e shtëpisë që kishte marrë me qera, në Krakov, tre gra që ishin ulur në një stol janë sharë duke u thënë “kurva të ndyra ukrainase”, që duhet të ikin nga Polonia. 

Të huajt ende të pazakonshëm 

Edhe mediat polake njoftojnë për atmosferë antiukrainase. Në një letër të ngjitur në hyrje të një dyqani në qytezën Barlinek të Pomeranisë Perëndimore, njoftohet se: “Çdo qytetar ukrainas do të kontrollohet pasi ka paguar në arkë”. Në një dyqan tjetër shkruhet në gjuhën ukrainase: “Ne e dimë se të gjitha vjedhjet përfundojnë në një xhep.”  

"Armiqësinë ndaj të huajve në pjesë të caktuara të shoqërisë polake”, Dulkowski e shpjegon me homogjenitetin e krijuar në shoqërinë polake pas vitit 1945. "Pjesa më e madhe e njerëzve janë rritur me besimin, se Polonia banohet vetëm nga polakët, vetëm nga katolikët, vetëm nga heteroseksualët. Pakicat mbahen të fshehura. “Migracioni aktual nga Ukraina është sfida e parë e këtij lloji për polakët.  

"Kthehu në Ukrainë" 

Parrullat antiukrainase që nuk dëgjohen vetëm në demostratat e nacionalistëve, por edhe në jetën e përditshme, nuk kalojnë pa pasoja. Anastassija Vysochyna, pyet veten a të qëndrojë apo të largohet nga Polonia. Mësuese e anglishtes, 31 vjeçare, ajo u largua në fillim të marsit së bashku me të birin nëntë vjeçar nga qyteti ukrainas Dnipro, dhe u vendos në Lozhin polak. Në muajin shtator ajo festonte në një piceri të njohur së bashku me një shoqe, ditëlindjen. Me vete kishin edhe fëmijët. Kur u largua nga restoranti ajo harroi buqetën me lule. Kur u kujtua, Anastassija u kthye tek piceria. Kur u kthye, e gjeti gjysmën e buqetës në një vazo, gjysmën në koshin e plehrave. "Unë i pyeta pse e kishin bërë këtë gjë,” tregon e reja për Deutsche Wellen. "Por një kamariere më sulmoi, më shkuli flokët. Djali u përplas dhe u rrëzua. Kamarierja kërkoi që të kthehesha në Ukrainë, po qe se nuk më pëlqente Polonia.” Që nga ajo kohë unë nuk ndihem më e sigurt në Poloni, tregon Anastassija më tej. “Po të mos ishte mamaja që jeton këtu, unë do të isha larguar nga ky vend”. 

Solidariteti më i madh se urrejtja  

Si shumë ukrainase dhe ukrainas të tjerë, edhe mësuesja nga Dnipro është përpjekur të gjejë punë, që kur ka mbërritur në Poloni. Për të përballuar jetën në Poloni, ajo jep tani mësim online anglisht për nxënëset dhe nxënësit që jetojnë në ato pjesë të Ukrainës, ku nuk zhvillohen luftime. Shumica e refugjatëve ukrainas punojnë në këtë vend të BE-së, sepse ndihma që marrin nga shteti polak është e vogël. Kjo është një nga arsyet, që sipas sondazheve bën që shumica e polakeve dhe polakëve t’i shohë si fitim për vendin dhe jo si ngarkesë. 

Që prej korrikut 2022, Qendra për Monitorimin e Racizmit dhe Ksenofobisë ka denoncuar në polici 170 incidente antiukrainase. Drejtuesi i qendrës, Konrad Dulkowski njofton për hetimet që zhvillohen në disa çështje. Në majin shtator një burrë që kishte sharë ukrainasit në internet, u dënua me gjobë prej 650 eurosh, dënimi më i rëndë dhënë deri tani një polaku për aktivitete antiukrainase. Në llogarinë në twitter të shoqatës së tij, Dulkowski ka komentuar duke thënë: "Ky është një paralajmërim për të gjithë ata, që besojnë se fjalimet raciste dhe armiqësore ndaj të huajve mbeten pa u dënuar.” /DW/

lufta ukraine-rusi antoni macierewicz zbogniew ziobro

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2022, 08:48 A.B

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Avioni Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron