LIVE UPDATES
Bota

Ukrainë: Mbyllen qendrat e votimit për referendumet e rreme

Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin, pasi këto të ashtuquajturat referendume janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

27 Shtator 2022, 20:53 Nga I.A
Ukrainë: Mbyllen qendrat e votimit për referendumet e rreme
Votimet

UKRAINË- Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë mbyllur qendrat e votimit në katër rajone ukrainase, për të ashtuquajturat referendume për bashkim me Federatën Ruse. Procesi i votimit ka zgjatur për pesë ditë. Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin, pasi këto të ashtuquajturat referendume janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Votimet në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia - Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja - janë mbajtur teksa banorët lokalë janë ankuar se janë kërcënuar dhe detyruar që të votojnë. Zyrtarët zgjedhorë i kanë bartur kutitë e votimit nga shtëpia në shtëpi, shpeshherë të shoqëruar nga ushtarët rusë.

Valentina Matviyenko, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, ka thënë se presidenti i shtetit, Vladimir Putin do t’i adresohet Parlamentit më 30 shtator, lidhur me këtë proces dhe se ligjvënësit mund të shqyrtojnë legjislacionin për aneksim më 4 tetor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur këto referendume si të rreme dhe si “shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e ka bërë të qartë “mbështetjen e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën për vetëmbrojtje”.

Tokat ku janë mbajtur votimet janë “Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur po ashtu këtë proces si “mashtrim” dhe asgjë përveçse “pretekst për të tentuar që të aneksohet Ukraina me forcë”. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shtojë sanksionet ndaj Rusisë dhe ka thënë se veprimet e Moskës nuk do të kenë ndikim në kundërofensivën e Ukrainës në fushëbetejë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pretenduar se të ashtuquajturat referendume janë organizuar për të “ruajtur popullin” në këto rajone. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi referendumet ne ukraine jens stoltenberg valentina matviyenko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet