LIVE UPDATES
Bota

Uragani "Milton" pasohet nga 38 tornado, të paktën 10 viktima në Florida, pa energji elektrike mbi 3 milionë shtëpi

Përmbytjet më të rrezikshme duket se kanë ndodhur në Qarkun Sarasota, ku niveli i ujit arriti në deri 3 metra.

11 Tetor 2024, 07:41 Nga M.B
Uragani "Milton" pasohet nga 38 tornado, të paktën 10
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dhe shumë dëme materiale. Sipas njoftimeve më të fundit në media dhe nga të dhënat e rrjetit PowerOutage.us, vazhdonin të ishin të enjten pa energji mbi 3 milionë shtëpi dhe janë raportuar të paktën dhjetë viktima. Përmbytjet më të rrezikshme duket se kanë ndodhur në Qarkun Sarasota, ku niveli i ujit arriti në deri 3 metra.

Sipas guvernatorit DeSantis, deri të enjten pasdite ishin shpëtuar nga ekipet e emergjencave 340 persona dhe 49 kafshë shtëpiake. Megjithatë, sipas drejtores së agjencisë federale të emergjencave, FEMA, uragani Milton nuk rezultoi aq shkatërrimtar nga ç'pritej.

"Nuk patëm pasojat ekstreme të skenarit më të keq të mundshëm, por të cilin ishim përgatitur, por ka ende shumë persona që janë ndikuar", tha drejtorja Deanne Criswell.

Ajo shtoi se pati 38 tornado që pasuan uraganin dhe që shkaktuan dëme domethënëse. Stuhia e rrezikshme goditi me fuqinë e një uragani të kategorisë 3. ‘Milton’ ishte uragani i dytë i fuqishëm në dy javë që godet shtetin juglindor amerikan. Pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët, tregojnë fuqinë e uraganit ‘Milton’.

Stuhia goditi bregun perëndimor të Floridës pranë qytetit të Sarasotës mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar erëra të forta, me një shpejtësi prej 205 kilometrash në orë. Para se të mbërrinte në tokë, uragani Milton’ shkaktoi të paktën 24 tornado. Autoritetet thonë se disa njerëz vdiqën si pasojë e tornadove të cilat shkatërruan më shumë se 100 shtëpi, duke përfshirë atë të banorit të qytetit Fort Majërs, Connor Ferin.

“E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt. Dritaret u thyen. Isha këtu kur ndodhi. Macja ishte mbi tavolinë. Mora dy qentë dhe u futa me shpejtësi poshtë shtratit. Ndoshta zgjati një minutë. Ndoshta më pak”, thotë ai.

Autoritetet thonë se më shumë se 3.2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike. Erërat e fuqishme dëmtuan çatinë e stadiumit Tropicana, të ekipit të njohur të bejsbollit ‘Tampa Bay Rays’. Gjatë uraganit stadiumi po përdorej si qendër strehimi për ekipet urgjente. Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën para agimit.

“Kishim mbi 80 mijë njerëz në qendrat e strehimit natën gjatë goditjes së stuhisë. Shkallën e dëmeve do ta kuptojmë me kalimin e ditës. Kemi ekipe që në këto momente po vlerësojnë dëmet. Ekipet urgjente janë angazhuar gjatë gjithë natës për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Mund të themi se stuhia ishte e fuqishme, por fatmirësisht ky nuk ishte skenari më i keq”, tha Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis në komentet e tij të para sot në mëngjes pas stuhisë.

Reshjet e dendura të shiut sollën nivele të larta të ujit nga Bregu i Gjirit në zonat e ulëta të qyteteve Tampa, Shën Petersburg, Sarasota dhe Fort Majërs. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se mëngjesin e së enjtes ‘Milton’ kishte fuqinë e një stuhie të kategorisë 1, ndërsa po kalonte në pjesën qendrore të Floridës.

Parashikuesit e motit paralajmëruan për “reshje shkatërruese të shiut dhe erëra të furishme” gjatë gjithë ditës, para se stuhia të dilte në Oqeanin Atlantik. Shkencëtarja Hannah Cloke paralajmëron se ndryshimet klimatike do të shpeshtojnë dhe ashpërsojnë stuhi si uragani ‘Milton’.

"Do të ndikojnë edhe në llojet e uraganeve që do të përjetojmë. Ka disa dëshmi se ato do të jenë më të forta, me më shumë tornado dhe sigurisht, për shkak të ndryshimeve klimatike, do të ketë reshje më të furishme”, thotë ajo.

Shumë nga komunitetet që u goditën nga uragani ‘Milton; ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e uraganit ‘Helene’ i cili muajin e kaluar shkaktoi vdekjen e mbi 200 personave dhe përmbytje të mëdha kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të shtetit Tenësi.

Krahasimi mes Miltonit dhe uraganit Helen?

Shumë nga komunitetet që preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit.

Në momentin më intensiv të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h. Të mërkurën Milton u dobësua disi, duke u ulur në një uragan të kategorisë 4 dhe më tej në kategorinë 3.

Pesë uraganët më të fuqishëm të Atlantikut?

Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935, si dhe Rita në vitin 2005./ VOA

uragni milton

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen