LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?

Kjo çështje u aktualizua në një raport të fundit të Gazetarëve pa Kufij, një organizatë joqeveritare e përqendruar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias.

10 Tetor 2024, 22:26 Nga M.B
Analiza: Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’
Foto ilustruese

SERBIA- “Manipulimi dhe ndërhyrja në media janë rreziqe për proceset demokratike dhe qëndrueshmërinë sociale në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit paralajmëroi më parë se mediat e Kremlinit, RT dhe Sputnik, janë elementët më domethënës në sistemin rus të dezinformimit dhe propagandës", thuhet në një përgjigje të Departamentit të Shtetit ndaj hetimit të programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës në lidhje me funksionimin e papenguar të mediave shtetërore ruse në Serbi, pavarësisht sanksioneve dhe ndalimeve që u janë vënë këtyre medieve ndër të tjera, për inkurajimin dhe mbështetjen e agresionit kundër Ukrainës.

Kjo çështje u aktualizua në një raport të fundit të Gazetarëve pa Kufij, një organizatë joqeveritare e përqendruar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias. Në raport, theksohej se RT, ish "Russia Today", përdor korrespondenturën në Beograd për të përshtatur rrëfimin e Kremlinit, përpara se ta shpërndajë në zonën e Evropës Juglindore.

Gjithashtu u tha se kjo është bërë e mundur për shkak të ndikimit të autoriteteve serbe në media, si dhe mjedisit të favorshëm politik. Në përgjigjen e tij, Departamenti i Shtetit theksoi se, do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët serbë për njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve dhe veprimtarive të fshehta të RT-së.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit (Antony) Blinken njoftoi se RT, si pjesë e rrjetit 'Rusije sevodnje', e cila përfshin gjithashtu RT Ballkanin, ka shkuar përtej rolit të dezinformuesit dhe propaganduesit të Kremlinit dhe ka filluar të merret me ndikime dhe operacione të fshehta destabilizuese në fushën e informacionit në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione shtesë për t'iu përgjigjur përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Moldavi dhe për të ndikuar në veprimtaritë keqdashëse të kryera në mbarë botën nga ata që kontrollojnë RT-në”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës.

Në përgjigje aludohet për vendimin e shtatorit të autoriteteve amerikane për të sanksionuar mediat shtetërore ruse. RT u etiketua si bashkëpunëtore e ushtrisë ruse, e cila po mbledh para për të blerë snajperë dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

Qëndrimin për funksionimin e mediave ruse në Serbi e ka shprehur edhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian, komunitet me të cilin vendi po negocion anëtarësimin për më shumë se një dekadë.

Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të BE-së, Peter Stano, tha se Serbia duhet të marrë masa urgjente në luftën kundër manipulimit dhe ndërhyrjes së mediave ruse.

“Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj mediave shtetërore ruse, përfshirë RT-në, transmetimet e së cilës brenda dhe jashtë BE-së janë pezulluar. Këto media, duke përfshirë RT-në në të gjitha format e saj, janë bërë një instrument i Kremlinit në luftën kundër Ukrainës dhe një kanal për përhapjen dhe manipulimin e informacionit”, tha zëdhënësi Stano për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndonëse një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk ka ndaluar transmetimet e RT-së dhe Sputnik-ut. Ndryshe nga ajo, Mali i Zi e bëri këtë në vitin 2022.

Thirrjeve nga Brukseli, në Beograd, iu përgjigj Arno Gujon, shef i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në qeverinë e Serbisë. Ai tha se shteti do të vazhdojë të promovojë larminë mediatike dhe lirinë e mendimit.

“Kërkesa e Bashkimit Evropian është shumë shqetësuese. Ajo të kujton periudhën e komunizmit gjatë së cilës censura u aplikua në Jugosllavi në emër të luftës kundër 'ideve të dëmshme ose të padëshirueshme'. Ajo bie ndesh me vlerat e pluralizmit, tolerancës dhe lirisë së fjalës, në të cilat besojnë serbët dhe për të cilat luftuan shumë intelektualë serbë, të cilët u burgosën dhe u vranë për shkak të saj”, shkroi Gujon në rrjetin social X.

RT Balkan ekziston në Serbi që nga viti 2022. Ajo publikon përmbajtje në portalin e internetit dhe rrjetet sociale. Televizioni edhe pse është përfolur, ende nuk është nisur. Sputnik Serbia, nga ana tjetër, mbërriti pak më herët, në vitin 2017. Ai është pjesë e agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, me qendër në Moskë, e cila është themeluar nga grupi shtetëror mediatik “Rusia Sevodnja” dhe është pasardhës i agjencisë "RIA Novosti" dhe radios "Zëri i Rusisë".

Ruslan Trad, një ekspert në Laboratorin për Kërkime Dixhitale Forenzike pranë Këshillit të Atlantikut, shpjegon për Zërin e Amerikës se Rusisë në Beograd po i sigurohet një platformë për ndërtimin e një infrastrukture serioze, e cila përfshin edhe një prani mediatike.

“Ndikimi i fortë i qeverisë në jetën publike në Serbi mundëson që operacionet në fushën e informacionit të zhvillohen, sipas tyre, në një mjedis të përshtatshëm. Kështu, rrëfimet pro-qeveritare ruse sigurojnë vazhdimësi në mediat lokale. Mediat propagandistike ruse përdorin Serbinë për të krijuar një prani në rajonin më të gjerë. Ata përdorin metoda të ndryshme, si platformat e reklamimit në Google, në të cilat përdoruesit kanë besim, për t'i ridrejtuar në përmbajtjen e 'Russia Today' ose mediave të tjera ruse ose pro-ruse në gjuhën serbe", thotë eksperti i mekanizmit të specializuar për shpalosjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale.

Zoti Trad beson se autoritetet serbe nuk do të bëjnë asgjë në lidhje me kundërshtimet e shprehura nga Bashkimi Evropian apo vëzhguesit joqeveritar.

“Pozicioni i Beogradit është i qartë. Bashkimi Evropian, i cili ka interesa ekonomike në Serbi të lidhura me litiumin, vështirë se do të bëjë më shumë sesa të komentojë dhe të bëjë deklarata. (Presidenti serb Aleksandar) Vuçiç nuk e sheh si problem, kështu që gjërat do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë”, vlerëson bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës, sipas të cilit, ndryshimi i një situate të tillë varet nga vendimet politike dhe vullneti për të zbatuar ligjin.

“Është e qartë se Beogradi e bën të mundur këtë për shkak të interesit dhe jo për shkak se është i vënë me shpatulla pas murit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia e sheh Federatën Ruse si aleate, por jo si partnere me çdo kusht. Nuk është rastësi që Beogradi ka lidhje edhe me Kinën, SHBA-në dhe vendet evropiane si Franca. Megjithatë, nëse dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, Beogradi do të duhet të zbatojë sundimin e ligjit dhe të përmirësojë situatën në mjedisin mediatik”, përfundon eksperti Trad.

Në maj të vitit 2020, Qendra e NATO-s për Komunikimin Strategjik (STRATCOMCOE) publikoi studimin "Gjurmët ruse në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor" në të cilin theksohet se prania e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është e pashmangshme, prandaj angazhimi dhe ndihma e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm për procesin e reformave demokratike të vendeve të rajonit.

Publikimet e asaj organizate analizuan edhe mediat që kontribuojnë në përhapjen e ndikimit rus duke shpërndarë përmbajtjen e Sputnik Serbisë. Lista përfshinte mediat lokale si Srbin.info, Novosti.rs, B92.net, Informer, Kurir, Alo, Blic dhe Telegraf./ VOA

serbia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje