1 Dhjetor 2022, 09:38
Nga d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat shtetërore janë duke vazhduar luftimet në rajonin lindor Donjeck, derisa në jug, trupat ruse kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë bombarduar Hersonin. Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Hersonit muajin e kaluar.
Në pjesën më të madhe të Ukrainës, punëtorët teknikë janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve të mëdha në rrjet që kanë shkaktuar bombardimet ruse. Për pasojë, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen.
Sipas ushtrisë ukrainase, Donjecku mbetet zona ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.
Sipas saj, trupat ushtarake ruse janë duke krijuar linja të mbrojtjes në drejtim të qytezës së Limanit, dhe se ato janë duke u përforcuar me personel, municion dhe naftë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është duke marrë hapa shtesë për të luftuar veprimet e ushtrisë ruse, por pa dhënë më shumë hollësi.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë zotuar për më shumë ndihmë financiare dhe dërgim të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, për të rritur kapacitetet e Kievit për luftë.
Ata i kanë bërë të ditura këto qëndrime pas një takimi që kanë zhvilluar ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë në fund të takimit në Bukuresht se strategjia e Rusisë për shënjestrim të infrastrukturës ukrainase të energjisë nuk do të përçajë mbështetësit e Ukrainës.
Lufta në këtë shtet ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
lufta ukraine-rusi
Bota
1 Dhjetor 2022, 09:22
a.l
Vrasja e Hamide Magashit
KOSOVË- Krimi makabër në Kosovë, mbrëmjen e djeshme ku 35- vjeçarja Hamide Magashi e cila për...
Bota
1 Dhjetor 2022, 09:01
a.l
Grupi ndërministror
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njofton se do të ketë një mbledhje mes ministrave t&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 08:31
a.l
Blerta Deliu
KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka publikuar një listë me e...
Bota
1 Dhjetor 2022, 08:16
a.l
Vrasja ne martenitetin e Prishtinës
KOSOVË- Sokol Halili, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij e cila ishte 41 javëshe...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:57
a.l
Protesta
KOSOVË- Ditën e sotme qytetarët e Prishtinës do ngrihen në protestë. Shkak për këtë revoltë &eum...
Bota
1 Dhjetor 2022, 08:07
A.B
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimeve radiofonike të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë në Af...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:56
A.B
Foto ilustruese
Afër 45.000 gra dhe vajza u vranë në mbarë botën më 2021 nga partnerët e tyre, sipas UN Women.
Kjo orga...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:46
a.l
Laërenceville, GA
SHBA- Një incident i rëndë është shënuar në një shkollë në Xhorxhia të SHBA-s...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:38
A.B
Foto ilustruese
KOLUMBI- Katër raste vrasjesh ndodhën mëngjesin e djeshëm në Medellín, duke lënë të&nbs...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:10
A.B
Sam Bankman-Fried
SHBA- Sam Bankman-Fried, ish-drejtori ekzekutiv i shkëmbimit të kriptove FTX, ka mohuar kryerjen e mashtrimit. Njeriu q&eu...