1 Dhjetor 2022, 07:57
Nga a.l
Protesta
KOSOVË- Ditën e sotme qytetarët e Prishtinës do ngrihen në protestë. Shkak për këtë revoltë është bërë ngjarja makabër e ndodhur pasditen e djeshme, në ambientet e maternitetit në QKUK, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Protesta do të mbahet sot rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Ajo është e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR dhe mban moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Përveç rastit të djeshëm, një tjetër rast tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar me sëpatë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al
proteste kunder dhunes se grave ne prishtine prishtine burri vret gruan shtatzene sokol halili
Bota
1 Dhjetor 2022, 08:07
A.B
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimeve radiofonike të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë në Af...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:56
A.B
Foto ilustruese
Afër 45.000 gra dhe vajza u vranë në mbarë botën më 2021 nga partnerët e tyre, sipas UN Women.
Kjo orga...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:46
a.l
Laërenceville, GA
SHBA- Një incident i rëndë është shënuar në një shkollë në Xhorxhia të SHBA-s...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:38
A.B
Foto ilustruese
KOLUMBI- Katër raste vrasjesh ndodhën mëngjesin e djeshëm në Medellín, duke lënë të&nbs...
Bota
1 Dhjetor 2022, 07:10
A.B
Sam Bankman-Fried
SHBA- Sam Bankman-Fried, ish-drejtori ekzekutiv i shkëmbimit të kriptove FTX, ka mohuar kryerjen e mashtrimit. Njeriu q&eu...
Bota
30 Nëntor 2022, 22:50
I.A
Pamje nga ngjarja
KOSOVË- Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se ditën e nesërme në ora 16:00, tek sheshi “Zahir Paja...
Bota
30 Nëntor 2022, 22:37
I.A
KOSOVË- Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte l&eu...
Bota
30 Nëntor 2022, 22:25
I.A
Hakeem Jeffries
SHBA- Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën kryetarin e grupit parlamentar Hakeem Jeffries nga Nju Jo...
Bota
30 Nëntor 2022, 22:12
I.A
Donald Trump dhe Kanye West
SHBA- Reagimi ndaj darkës së ish-presidentit Donald Trump para Ditës së Falënderimeve me reperin Kanye...
Bota
30 Nëntor 2022, 21:55
I.A
Bill Clinton
SHBA- Ish-presidenti Bill Clinton njoftoi të mërkurën se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po përjeton simptoma të...