LIVE UPDATES
Bota

Valë “masive” e sulmeve ruse, Ukraina thotë se ka zmbrapsur një sulm në aeroport

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ajo rrëzoi 13 raketat lundruese të lëshuara nga Rusia në një sulm gjatë natës në një aeroport ushtarak në rajonin qendror të Khmelnitskiy. Në deklaratën e publikuar më 23 qershor, ushtria shtoi se sulmi u krye rreth mesnatës nga avionë strategjikë që vinin nga drejtimi i Detit Kaspik.

23 Qershor 2023, 09:20 Nga k.m.
Valë “masive” e sulmeve ruse, Ukraina thotë se ka
Foto ilustruese

Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativë për sulm ajror nga forcat ruse në një aeroport ukrainas më 23 qershor. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha se kjo ishte pjesë e një tjetër vale “masive” të sulmeve ruse në mbarë Ukrainën gjatë natës. Rusia ka shtuar në mënyrë drastike frekuencën dhe intensitetin e sulmeve ajrore drejt infrastrukturës dhe qyteteve të Ukrainës, veçanërisht drejt Kievit, që nga fillimi i muajit të kaluar. Këto sulme kanë sjellë viktima të shumta civile dhe dëme të mëdha materiale.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ajo rrëzoi 13 raketat lundruese të lëshuara nga Rusia në një sulm gjatë natës në një aeroport ushtarak në rajonin qendror të Khmelnitskiy. Në deklaratën e publikuar më 23 qershor, ushtria shtoi se sulmi u krye rreth mesnatës nga avionë strategjikë që vinin nga drejtimi i Detit Kaspik.

“Përveç kësaj, mbrojtja ajrore e shkatërroi një dron të një lloji të panjohur”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Ndërkohë, një tjetër alarm për sulme ajrore u dëgjua për disa orë gjatë natës në mbarë Ukrainën pasi forcat ruse sulmuan me një numër të madh raketash dhe dronësh, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se pasojat e sulmeve “masive” ishin ende të paqarta.

Në valën e mëparshme të sulmeve, më 22 qershor, Rusia kishte përdorur tre raketa hipersonike Kinzhal, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Në fushëbetejë, forcat ruse vazhduan përpjekjet për t’i sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm. Luftime të ashpra u raportuan në Lyman, Bahmut, Avdijivka dhe Maryinka, ku janë zhvilluar më shumë se 30 beteja gjaë 24 orëve të fundit.

Vala e fundit e sulmeve të Rusisë erdhi një ditë pasi një urë kyçe që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia me pjesën e pushtuar të rajonit jugor të Ukrainës, Herson, u dëmtua pasi u godit nga ato që Moska tha se ishin raketa Storm Shadow të dhuruara nga Britania e Madhe.

Sulmi u krye në urën e njohur si “porta e Krimesë”, rrugën më të shkurtër nga Gadishulli i Krimesë në vijën e frontit në Ukrainën jugore. Kjo cilësohej si një lidhje kyçe për linjën e furnizimit të Rusisë. Zyrtarët e emëruar në këtë rajon nga Rusia thanë se rruga në urë ishte dëmtuar, por nuk pati të lënduar, ndërsa shtuan se ishin hapur rrugë alternative të transportit.

Rusia e aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina është zotuar se do ta rimarrë atë.

Që nga fillimi i kundërofensivës të saj të shumëpritur, ushtria ukrainase ka arritur të rimarrë disa fshatra në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia. Më 22 qershor, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, parashikoi se kundërofensiva do të sillte rezultate, por u citua nga Ukrinform të ketë thënë se “Ukraina e vlerëson jetën e ushtarëve të saj, kështu që nuk planifikon t'i çojë drejt zjarrit pa menduar fare”.

“Ne punojmë sipas standardeve të NATO-s”, tha Shmyhal, duke folur në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër.

“Ne mbrojmë secilin prej ushtarëve tanë dhe ecim përpara. Do të duhet kohë, por ne synojmë të ecim përpara dhe po ecim përpara me një kundërofensivë. Të gjithë duhet të jemi të durueshëm dhe t’i shohim rezultatet”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar se përparimi i kundërofensivës ishte më i ngadalshëm se që dëshirohej, por tha se Kievit nuk do t'i bëhet presion për ta përshpejtuar atë.

“Disa njerëz besojnë se ky është një film i Hollivudit dhe presin rezultate menjëherë. Nuk është ashtu”, i tha ai BBC-së në një intervistë në fillim të kësaj jave. “Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet