6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja.
UKRAINË- Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime të ashpra në atë zonë. Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase – të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët – janë duke tentuar të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë.
Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se armiku është në “mbrojtje aktive”. Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja. Ata argumentojnë se Kievi është duke tentuar të rikthejë qasjen në Detin Azov, për t’i ndarë forcat pushtuese ruse në atë rajon, në dy grupe.
Diçka e tillë, jo vetëm që do t’i dobësonte kapacitetet ushtarake të Rusisë, por edhe do t'ia eliminonte qasjen në urën që çon në Krime – gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014. Më herët gjatë së enjtes, Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, ka thënë se kundërofensiva ukrainase ka nisur, ndonëse Kievi nuk konfirmon diçka të tillë.
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se në luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në disa fronte të luftës.
Sipas saj, “në shumicën e zonave, iniciatore është Ukraina”.
Rusia e ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit Zaporizhja – përfshirë edhe centralin më të madh bërthamor të Evropës – pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.
Kryeqyteti rajonal, qyteti i Zaporizhjas, kontrollohet nga Ukraina. Ukraina është duke e planifikuar kundërofensivën që disa muaj, mirëpo ka pritur sa më shumë që ka qenë e mundur, për t’i trajnuar trupat ushtarake dhe për të pranuar pajisje të avancuara ushtarake nga aleatët perëndimorë.
Muajin e kaluar, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, ka thënë se Kievi është i gatshëm të nisë kundërofensivën – por pa përmendur ndonjë datë specifike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
UCK KOSOVË- Sot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund...
Xi Jinping dhe Miguel Diaz-Canel Bermudez Pentagoni thotë se njoftimet se Kina dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje sekrete që le...
SHBA- Pothuajse 9,000 foto nga laptopi i Hunter Biden janë publikuar në internet nga organizata jofitimprurëse e krahut të djath...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump thotë se është paditur me akuza për keqpërdorim të dokumenteve t&eum...
Veton Surroi TIRANË- Publicisti Veton Surroi, teksa ka bërë një analizë të situatës në Kosovë, ka rrëfyer...
Pat Robertson SHBA- Udhëheqësi i krishterë ungjillor Pat Robertson, i cili kandidoi për president si republikan, ka vdekur në mosh...
NEW JERSEY SHBA- Zjarret masive në Kanada kanë përhapur prej disa ditësh një lloj hiri me nivel të lartë ndot&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, një bised&eum...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me propozimin e draftit të Kryeministrit Edi...
Izrael IZRAEL- Pesë burra u vranë në një nga sulmet më vdekjeprurëse të lidhura me krimin në historinë e fundi...