Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksuan se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimi i ligjit janë detyrime të secilës qeveri demokratike.
KOSOVË- Shtetet e QUINT-it në një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar sërish qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.
“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në kërkesën e tyre.
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksuan se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimi i ligjit janë detyrime të secilës qeveri demokratike.
“Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.-vijon deklarata.
Më tej ata ritheksuan edhe njëherë kërkesën për qeverinë e Kosovës që të zbatojë pa vonesa vendimin për Manastirin e Decanit.
“Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”.-përfundon deklarata.
Vendimi i Kushtetueses i vitit 2016 kundërshtohet nga qeverisja lokale e Deçanit, e cila refuzon ta zbatojë atë, duke pretenduar se ajo pronë është e kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk ka qenë e Manastirit të Deçanit. Autoritetet lokale në Deçan besojnë, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, kur vendosi t'i dhurojë këtë pronë Manastirit të Deçanit.
Më 4 shkurt të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.
(d.a/dosja.al)
Chalres Michel dhe Aleksander Vucic SERBI-Presidentin i Këshillit Europian, Charles Michel është duke zhvilluar një tur dy ditor n...
Mark Zuckernberg dhe Priscilla Chan SHBA- Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg festoi 10 vjetorin e martesës së tij me Priscilla Chan. Sot ai ka...
Vendi i krimit ZVICËR- Një 29-vjeçar nga Kosova është dënuar nga gjykata zviceriane me 60 ditë pune nga 80 franga...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar n&...
Shtetet e QUINT-it sërish i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kus...
Norvegji NORVEGJI- Tre persona janë goditur me thikë ditën e sotme në një fshat në juglindje të Norvegjisë. Sipas R...
Foto ilustruese SHQIPËRI- Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit t&eu...
SHBA- Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se rastet e lisë së majmunit po hetohen në vendet europiane, si dhe në SHBA, ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...
Camille Vazquez dhe Johnny Depp SHBA- Camille Vazquez, avokatja e bukur dhe karizmatike e Johnny Depp, e cila së fundmi u “përball” m...