LIVE UPDATES
Bota

Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink

Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë.

25 Gusht 2025, 22:56 Nga N.F
Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në
Foto

UKRAINË- Qasja e Ukrainës në shërbimin e internetit satelitor Starlink, mund të bllokohet për shkak të vetos së presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki në një projektligj për ndihmë për refugjatët, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak të hënën, teksa konflikti mes Qeverisë dhe kreut të shtetit sa shkon e thellohet.

Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë.

Presidenti polak, Nawrocki i ka vënë veton projektligjit për vazhdim të ndihmës financiare për refugjatët ukrainas dhe i ka bërë të ditura planet për t’ua kufizuar atyre qasjen në kujdes shëndetësor dhe përfitime për fëmijë.

Megjithatë, zëvendëskryeministri polak, Krzystof Gawkowski, ka thënë se legjislacioni përfshin edhe bazën ligjore për ofrim të Starlinkut në Ukrainë.

“Këtu merr fund interneti nga Starlinku të cilin e paguan Polonia për Ukrainën, teksa përballet me luftë”, ka shkruar ai në X – dikur Twitter.

Një zëdhënës i Gawkowskit ka thënë se vetoja e Nawrockit nënkupton se prej 1 tetorit nuk do të ketë bazë ligjore për t’i kryer pagesat për Starlink. Zëdhënësi i Nawrockit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se baza ligjore për Starlinkun mund të rikthehet nëse parlamenti e miraton një projektligj të propozuar nga presidenti deri në fund të muajit.

Polonia është njëra prej mbështetëseve më të mëdha të Ukrainës, prej nisjes së pushtimit rus më 2022.  Si Qeveria e qendrës, e kryeministrit, Donald Tusk, ashtu edhe Nawrocki, nacionalist konservator, pajtohen për nevojën e ofrimit të ndihmës për Ukrainën që t’i bëjë ballë pushtimit rus, ndonëse disa polakë janë me dy mendje nëse duhet ofruar ndihmë për 1.5 milion ukrainasit që tani jetojnë në Poloni.

Nawrocki ka bërë fushatë këtë vit me bindjen se "polakët duhet të jenë prioritet" dhe ka kërkuar që të kufizohen të drejtat e të huajve në Poloni.

“Nuk e kam ndryshuar mendimin dhe synoj përmbushjen e obligimeve të mia, dhe besoj që ndihma duhet t’iu ofrohet vetëm ukrainasve që bëjnë përpjekje për të punuar në Poloni, dhe e njëjta gjë vlen edhe për kujdes shëndetësor”, u ka thënë ai gazetarëve.

Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi. Refugjatët ukrainas në Poloni kanë të drejtë t’i marrin 219 dollarë për një fëmijë, nëse fëmijët shkojnë në shkollat polake.

Edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian kanë propozuar së fundmi zvogëlimin e përfitimeve për ukrainasit. Në Poloni, presidenti mund t’i propozojë projektligjet dhe të përdorë veton ndaj legjislacioneve qeveritare. Ngjashëm, edhe Qeveria mund t’i bllokojë propozimet e presidentit./ REL

ukraine starlink

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën