LIVE UPDATES
Bota

Vëzhgimi i DW: Serbia çdo vit humbet një qytet të mesëm nga emigrimi, ikin në Gjermani

Punëtorët nga jashtë janë shumë të rëndësishëm për Gjermaninë, por ata lënë një boshllëk të madh në vendet e tyre, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

5 Qershor 2023, 09:48 Nga k.m.
Vëzhgimi i DW: Serbia çdo vit humbet një qytet të
Foto ilustruese

Punëtorët nga jashtë janë shumë të rëndësishëm për Gjermaninë, por ata lënë një boshllëk të madh në vendet e tyre, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ftesë të organizatës humanitare Renovabis, Jelena Miqoviç, drejtuese e Qendrës së Këshillimit për të Kthyerit në Caritas Serbia në Beograd, foli në Würzburg për aspektet negative të migrimit për motive punësimi si pjesë e fushatës "Mungojnë. Gjithmonë. Diku. Migrimi për motive punësimi nga Evropa Lindore” - njofton portali i Dioqezës së Würzburgut.

"Çdo vit Serbia humbet një qytet të mesëm”, kështu e përshkruan gjendjen në mënyrë drastike Miqoviç. Vetëm në dhjetë vitet e fundit, nga Serbia kanë emigruar rreth 350.000 njerëz.

"Sipas një sondazhi, 80 për qind e të rinjve duan të emigrojnë."

Specialistë të tillë si mjekë dhe infermierë, si dhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së, janë në kërkim të një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Edhe tani ka mungesë mjekësh dhe zejtarësh në Serbi.

Gratë e kanë më të vështirë

Situata është veçanërisht problematike për gratë, të cilat shpesh punojnë jashtë vendit si kujdestare ose në sektorin e shërbimeve, thotë Miqoviç dhe shton: Ato punojnë tre muaj dhe më pas deportohen.

Abuzimi financiar e madje edhe seksual është i zakonshëm. Ndërsa në vendlindjen e tyre konsiderohen si nëna të këqija, kurse fëmijët i quajnë "Eurojetimë”.

Migrimi për motive punësimi është veçanërisht i dukshëm në zonat rurale, thotë Aleksandar Siter nga zyra e Weltkirche në Dioqezën e Würzburgut. Sidomos në zonat rurale nuk ka më të afërm që të kujdesen për të moshuarit, e nuk ka as kujdestarë profesionistë.

Romët nga Kosova shkojnë përmes Gjermanisë në Serbi

Por migrimi nga Evropa Lindore krijon edhe një problem tjetër. Rreth 85 për qind e të kthyerve nga Gjermania i përkasin grupit etnik rom, thotë Miqoviç. Ata tentojnë të hyjnë në Gjermani nga Kosova dhe në fund përfundojnë në Serbi.

"Ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë”, thotë ajo.

Që nga themelimi i saj në vitin 2017, qendra këshilluese Caritas në Beograd është kujdesur për më shumë se 1.400 familje rome. Sipas Jelena Miqoviç, shumica jetojnë në vendbanime ilegale. Dy të tretat nuk kanë asnjë kualifikim shkollor, rreth 90 për qind nuk kanë kurfarë përgatitje profesionale.

Njerëzit nuk shohin perspektivë në vendin e tyreFotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance

Kjo për shkak se në kohën kur ato familje po përpiqeshin pa sukses të merrnin azil në Gjermani, fëmijët mungonin në shkollë me vite.

"Shumë ishin në moshën për trajnime profesionale kur u larguan nga Kosova. Por unë nuk shoh asnjë mënyrë tjetër përveç arsimit për t'i nxjerrë ata nga lagjet e varfra.”

"Puna jote" dhe qendrat për përgatitje profesionale 

Për këtë qëllim, me mbështetjen e Renovabis, u nis projekti "Puna jote", i cili mbështet të rinjtë për të gjetur një vend pune ose për t'u vetëpunësuar. Miqoviç flet për dyqanin online të një gruaje serbe nga Banja Luka (Bosnjë-Hercegovinë) që ndihmon kompanitë të zgjedhin punonjësit.

"Ne mbështetëm trajnimin dhe rikualifikimin, ngritjen e punëtorive të gomës dhe salloneve të bukurisë,"-thotë Miqoviç.

Në të njëjtën kohë, në Maqedoni, për shembull, u formuan "qendra arsimore”, dy prej të cilave sponsorizohen nga "Renovabis”. Në këto qendra familjeve rome u ofrohen takime dhe kurse private, me qëllim krijimin e një perspektive më të mirë...

Caritas me projektet e tij dëshiron të krijojë një perspektivë për të qëndruar në Serbi.

"Dua që të gjithë të qëndrojnë”, thotë Miqoviç.

"Njerëzit vijnë në Gjermani sepse ne kemi nevojë për ta. Por ne duhet t'u ofrojmë punë me kushte njerëzore,"- shpjegon Siter. "Apeli i Mynihut" i Renovabis mund të ndihmojë që migrimi për motive punësimi të jetë i drejtë.

Ndër të tjera, kërkon kompensim të drejtë për vendet e origjinës për shkak të humbjes së fuqisë punëtore, pagë të barabartë me punonjësit vendas, si dhe zgjerimin e ofertës së këshillimit për të ardhurit, shkruhet edhe në portalin e Dioqezës së Würzburgut./DW

serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet